Udhëpërshkrim
Sokol Demaku: Perla e Adriatikut dhe Jonit janë thesarë të cmushëm të shtetit shqiptar
E marte, 21.07.2009, 07:39 PM

Nga Sokol DEMAKU
Majat e larta të Alpeve shqiptare të bien në sy nga lartësia mija metërshe nga ku avioni mesynë trojet dhe tokat shqiptare. Ti kap syri ato shkrepa malore të mbuluara me dobër në kohë vere, në maujtë e vapës, kjo është një mrekulli që aksundi nuk mund ta hasish dhe gjesh.
Por edhe aeroporti i Rinasit të jep me kuptue se dicka ka ndryshuar në jetën shqiptare, ka filluar për së mabri.
Rruga për në Tiranë por edhe për ne Durrës një rrugë moderne, kalon rrjedhshëm Voren por kalon per afër Gerdecit legjendar i cili po ngrihej ngadal por madhështor pas fatkeqësie njerëzore që e goditi atë.
Tirana madheshtore ngrihet në at luginë perbri Dajtit krenar ati mali plak.
Bori makinash të mercedësve të viteve të ndryshëm dhe të të gjitha tipave ia prishin imazhin cdo qyteti shqiptar. Ky është imazhi i parë nga Shqipëria ne të gjitha qytet e saj.
Kjo është ajo cka shqiptaret momentalisht i dallon nga të tjerët por edhe vendin e Shqiponjave nga vendet tjera. Kjo të gjithë i benë kurreshtar se si është e mundur një gjë e tillë.
Për të terguar sinqeritetin përshtypja që të bën ky vend është e fortë. Njeriu e ndjen dhe kupton menjëherë se ka hyrë në një vend që është në transformim të plotë, ne një vend që sapo ka lenë në harresë të vjetrën e ballafaqohet me të renë. Gjithkund ka lëvizje. Në cdo anë kantier punimesh, puna vlon nga të gjitha anët.Vetëm malet që shohim së largu duket se nuk janë të përfshira në këtë lëvizje ato janë krenare me ate cka po ngjet në vendin e shqipeve.
Që në qytetin e parë në Tirana njeriu e kupton se ke ardhur në një vend të vogël, me shume gjëra karakteristike që të bien në sy si vizitorë ketu si piramida e Enverit, Sheshi Skenderbe, Pallati i Kongreseve i kohes së Hoxhës, Qendra administartive shtetrore te gjitha në nje vend, ne një teroritor aq të ngusht por me shume komoditet. Tirana të tregon menjëherë karakterin e saj të qetë, e ne te ka ndryshuar shume cka nga koha e Enverit e ajo që të shqetëson ne e permendem edhe me herët është trafiku dhe stili se si sillen me makinat e tyre pronarët e tyre. Një arrogancë e ashpër prej vozitësi që të benë kurrshtjen se ku je???Një mos respektim shenje komunikacioni, një mosrespektim këmbësori ishte kjo ajo cka mund të veresh kudo që shkoje.
Tirana të lënë mbresae në një qytet modern, qytet me renome edhe pse i ri në këtë vel që është sot, malet që e rrethojnë dhe tymi i makinave të shumta në të të zënë frymën dhe të bejnë të ndjehesh se je i lodhur. Lagja me vila luksoze dhe rrugët e gjelbëruara këto janë sot aktuale në kryeqyetin e Shqipeve. Sot, ndryshe nga më parë, frekuentohet nga të gjithë kryeqyteti dhe qytete tjera shqiptare.
Syri të shef se transportin e udhetareve e bejnë autobuzët e importuara nga vendet fqinje, por të dalur mode dhe të dalur sherbimi por qe per shqiptaret kryejne ende punën dhe u sherbejne atyre ne jetën e përditshme, e kjo është edhe ajo që e bëne qytetin të pa paster me shumë tym dhe gasra.
Rrugët janë të stërmbushura me cigaretshitës dhe me ndërrues valutash të ndryshme me lekun vendas, këtu mund të gjesh shitës abonent në rrugë nga fëmijët e e deri tek më të vjetrit.
Por ajo është mëkryesorja është se këtu mikpritja nuk mungon. Mikpritja perceptohet kudo, në çdo vend dhe në çdo situatë është një traditë e lashtë që ka zenë vend dhe është vulosur në kokat e njerëzve pa marre parasysh moshen apo gjininë. Ajo shprehet sponatanisht dhe njeriu e ndjenë ate . Këtu ndihesh i mirëpritur dhe je i mireseardhur ne vendin e shqipeve. Kjo është ajo cka shqiptaret i benë krenar kudo që ata ndodhën
Kruja legjendare e heroit tonë Kombëtar Skenderbeut kishte ndryshuar pamjen e saj, turistet e shumte qe vizitonin kalan historike dhe Muzeun kombetar ishin tejet të kenaqur me ate cka ata kane mundesin të shofin këtu dhe të dëgjojnë nga ciceronet në disa gjuhë.
Në Durrësin turistik jeta është sa e gjallë por e dhe e mundimshme nga gjithë ajo tollovi makinash, ai pluhur që ngritet lart në qiell shllunga shllunga sikur aty të punohej në fabrikë cementoje. Eshtë shumë e veshtirë të kalosh rrugën! Një veprim i thjeshtë, por ndërlikohet nga drejtimi i shfrenuar i veturave. Pastaj rrugët të dëmtuara dhe të papërfunduara për këtë sezon turistike të cilat vizitorëve me makina do u kushtojne shtrenjtë por edhe dikujt nese rastesis të bjerë në një nga krateret që ishin në to.
Në cdo kand, në cdo cep të qytetit shihet gjalleri, punë me të cilën secili në atë menyrën e vet mundohet që të jap dic të re qytetit. Kjo është aajo cka i benë edhe më të fort këta njerëz të cilët me shekuj kanë jetuar në një sistem të cilin akush sot nuk deshiron ta kete më. Në të gjitha anët mund të shiesh objekte të reja, rrokaqjej të cilët ngriten lart dhe tregojne se shqiptaret dinë dhe mudnen.
Kjo është e një rendësie të madhe që ekonomia shqiptare të mekembet dhe të ecen vet pa ndihmen e askujt. E kete mund ta bëjë turizmi i cili ka kushte dhe mundësi të zhvillohet në bregdetin shqiptar. Perla e Adriatikut dhe Jonit janë thesarët më të cmushëm të shtetit shqiptar por ata duhet ditur shfytëzuar.
E vërteta është për faktin se edhe tek ne gjërat kane filluar ndryshojnë me shpejtësi të madhe. Shqipëria po bëhet gjithnjë e më e ngjashme me shtete tjera te familjes europiane. Kjo ka një rëndësi shume të madhe për të gjithë shqiptaret kudo që janë. Këtu ndjehej edhe rëndësia e rrugës kombëtare Durrës - Kukës e cila lidhë vendet tona shqiptare mes veti pas mija e mija vjetësh ndasie. Kudo në cilin qytet që ishe atje gjeje edhe kosovar, të dukej vetja se je ne ndonje qytet kosovar, por ja pra erdhi koha që vëllezërit të jenë dhe shetisin lirshëm në tokën e shqiponjave. Pra trungut kanë filluar ti ngjiten rrënjët dhe degët.
Por, kjo dihet, për një vend që ka jetuar momente të forta krizash nuk është e edhe e lehtë sepse shkatërrimet e kanë berë të veten dhe pasojat edhe sot ndihen ne keto troje.
Por ajo është më krysore se vendi ishte ne rritje, cdo gjë ishte gjalleruar dhe se cdo dite lindnin objekte të reja dhe shqiptaret ishin me të ndergjegjshëm dhe me të të pasur, por ata duhet të jenë me kursimtar, me të kujdesshëm në pasurit e tyre dhe të respektojnë së pari vetveten sepse e ardhmja mvaret nga keta vet e nga skush tjetër.
Komentoni
Artikuj te tjere
Pilo Zyba: Një udhëtim në botën shpirtërore të arvanitasve
Sokol Demaku: Përfundoi turneu ndërkombëtar i futbollit për të rinjë
Rush Dragu: Ceremoni festive me shqiptarët në Michigan të Amerikës
Sokol Demaku: Lart valon flamuri i Kosovës në Ulevi të Suedisë
Agim Vuniqi: Shqiptaro-amerikanët e Michiganit festojnë fitoren e koalicionit Berisha-Meta
Asllan Dibrani: Misioni Katolik Shqiptar manifestoi Jubileun e 25 vjetorit të themelimit në Shtutgard të Gjermanisë
Kastriot Frashëri: Te Princesha e Europës
Këze (Kozeta) Zylo: Komuniteti shqiptar në Staten Island, NY, përjetoi dy gëzime në një ditë
Vlashi Fili: Shqiptarët e Filadelfias argëtohen ne piknikun veror
Enver Robelli: Autostrada dhe gomari
Vlashi Fili: Festojnë fëmijët në Filadelfia
Sokol Demaku: Edhe femra shqiptare din dhe mund të bëjë mrekullira në jetë
Bilall Maliqi: Aksion i përbashkët malor
Baki Ymeri: Flamuri i Kosovës valon edhe në Bukuresht
Gjon Neçaj: Festohet 80 vjetori i lindjes së poetit Din Mehmeti
Beqir Cikaqi: Megjithë vështirësit, shkolla shqipe e Bassanos e përfundoi vitin shkollor
Milazim Kadriu: Komuna e Podujevës shënoi Ditën e Çlirimit
Sokol Demaku: Statuja e Skenderbeut qendron krenare në Borås të Suedisë
Luan Çipi: Në Delta Park, Holandë
Anxhela E. Dilo & Eduard M. Dilo: Panair i librit shqip në New York