Udhëpërshkrim
Rush Dragu: Ceremoni festive me shqiptarët në Michigan të Amerikës
E enjte, 16.07.2009, 08:59 PM
![]() |
Vladimir Vushaj |
Nga Rush DRAGU
Ne sallën “Gjergj Kastrioti” në Kishen e “Shen Palit” Rochester Michigan është organizua në një mjedis festiv një darke nga familja e Vladimr Vushaj,emigrant politik prej njëzet e dy vitesh në SHBA.
Vladimir Vushaj ka shërbye në Armatën Amerikane prej pësëmdhjetë muajësh në Luftën e Irakut dhe me rastin e kthimit në Amerike se bashku me tre shoke të luftes,familja e Vladimirit ka organizua nje darkë për nderë të kthimit të djalit të tyre nga lufta se bashku me tre shokët e vet.
Për të nderua ushtaret e luftës se Irakut,morën pjesë Kryetari i Qytetit Rochester Hilles Bryan Barnett me bashkeshorten, famulltari i kishës “Shen Palit’ Dom Anton Kçira,famulltari i kishës “Zoja Pajtore” Dom Ndue Gjergji, miq të familjes Vushaj dhe të ftuar të tjerë.
Takimin e hapi me një fjalim të shkurter Martin Vushaj i cili u shprehu mirëseardhjen miqeve dhe përshendeti tryezën e nderit.
Vladimir Vushes i uroj mirëseardhjen në amerikë dhe i dëshiroj jetë të gjatë dhe të lumtur se bashku me tre bashkëluftetaret e tij në luftën e Irakut të cilet ishin te pranishem ne sallen e cermonise festive.
U kënduan hymni i amerikes dhe hymni kombetar shqiptar.Të pranishmit u ngriten ne kembe dhe perfundimin e tyre e shoqeruan me duartrokitje.
Pastaj Martin Vushaj ftoj babain e Vladimirit, burr Kelmendi ,Zef Gjergj Vushaj per te hape cermonine festive te asaj nate.
Zefi shkurt por me nje zemergjersi te madhe u uroj mireseardhjen te gjithe miqeve dhe pershendeti shoket e djale te cilet qendruan per pesemdhjete muaj ne luften e Irakut,bashke ne frontin e luftes.
Pastaj I kerkoj orkestres nje muzike per kercim ,por pa qene nevoja e melodies nen ritmin e duartrokitjeve ai hapi logun e vallzimit.
Përshendetën Dom Anton Kçira dhe Dom Ndue Gjergji.
E moren fjalen me radhe,kryetari i qytetit Rochester Hills Bryan Barneth e pastaj bashkeshortja e tij kendoj kengen “God Bless Amerika”.Të pranishmit i duartrokine gjatë.
Pastaj daja i ushtarit,poeti Gjovalin Lumaj mori fjalen duke pershendetur ushtaret dhe te pranishmit me vargje,i cili u nderpre here pas here nga duartrokitjet e salles
RETROSPEKTIVE
Familja e ushtarit Vladimir Vushaj eshte nga Vermoshi i Kelmendit ne Malesi te Madhe.Familja e tij, baba Zef Gjergj Vushaj,nena Lene Fran Vushaj se bashku me vellezrit; Doda, Gjovalini, Kanti, Kola, Sokoli, Lumi dhe Vladimiri dhe motrat Vitorja,Katrina dhe Drita dhe me nje dhenderr me 10 gusht 1987 jane arratise nga shqiperia.
Eshte arratisja me spektakolare e bere ne krahinen e Kelmendit gjate pesedhjete viteve diktature. Jane arratise se bashku 17 vete. Ne ate kohe kane prite te marrin lejen nga ushtria Kanti I cili ishte me sherbim ushtarak ne Korçe dhe naten e 17 gushtit pasi djemet dhe vajzat e Zefit kane marre pjese edhe ne nje mbremje te rinise se fshatit,si per ti lene lamtumiren bashkevendasve,pas mesnate kane kaluar kufirin shteror shqiptar duke u dorzuar ne posten me te afert kufitare te shtetit Jugosllav.
Pas gjashte muaj qendrimi ne kampin e refugjateve ne Beograd kane arrite ne SHBA dhe qe nga ajo kohe e sot jetojne ne shtetin Michigan.
Vladimir Vushaj ne ate kohe ka qene vetem tre vjeç.
Ne amerike ka vazhduar shkollat amerikane dhe krahas anglishtes; flet,lexon dhe shkruan shume mire gjuhen shqipe.








Komentoni
Artikuj te tjere
Sokol Demaku: Lart valon flamuri i Kosovës në Ulevi të Suedisë
Agim Vuniqi: Shqiptaro-amerikanët e Michiganit festojnë fitoren e koalicionit Berisha-Meta
Asllan Dibrani: Misioni Katolik Shqiptar manifestoi Jubileun e 25 vjetorit të themelimit në Shtutgard të Gjermanisë
Kastriot Frashëri: Te Princesha e Europës
Këze (Kozeta) Zylo: Komuniteti shqiptar në Staten Island, NY, përjetoi dy gëzime në një ditë
Vlashi Fili: Shqiptarët e Filadelfias argëtohen ne piknikun veror
Enver Robelli: Autostrada dhe gomari
Vlashi Fili: Festojnë fëmijët në Filadelfia
Sokol Demaku: Edhe femra shqiptare din dhe mund të bëjë mrekullira në jetë
Bilall Maliqi: Aksion i përbashkët malor
Baki Ymeri: Flamuri i Kosovës valon edhe në Bukuresht
Gjon Neçaj: Festohet 80 vjetori i lindjes së poetit Din Mehmeti
Beqir Cikaqi: Megjithë vështirësit, shkolla shqipe e Bassanos e përfundoi vitin shkollor
Milazim Kadriu: Komuna e Podujevës shënoi Ditën e Çlirimit
Sokol Demaku: Statuja e Skenderbeut qendron krenare në Borås të Suedisë
Luan Çipi: Në Delta Park, Holandë
Anxhela E. Dilo & Eduard M. Dilo: Panair i librit shqip në New York
Pierre-Pandeli Simsia: E Diel e këndëshme në Bronx të Nju Jorkut, në nder të Dr. Namik Shehut
Beqir Sina: "Një festival i librit shqip" në Amerikë
Asllan Dibrani: Spektakëli për talentët e ri në mergatën shqiptare