Rush Dragu: Ceremoni festive me shqiptarët në Michigan të Amerikës
| E enjte, 16.07.2009, 08:59 PM |
 |
Vladimir Vushaj |
CERMONI FESTIVE ME SHQIPTARET NE MICHIGAN TE AMERIKESNga Rush DRAGUNe sallën “Gjergj Kastrioti” në Kishen e “Shen Palit” Rochester Michigan është organizua në një mjedis festiv një darke nga familja e Vladimr Vushaj,emigrant politik prej njëzet e dy vitesh në SHBA.Vladimir Vushaj ka shërbye në Armatën Amerikane prej pësëmdhjetë muajësh në Luftën e Irakut dhe me rastin e kthimit në Amerike se bashku me tre shoke të luftes,familja e Vladimirit ka organizua nje darkë për nderë të kthimit të djalit të tyre nga lufta se bashku me tre shokët e vet.Për të nderua ushtaret e luftës se Irakut,morën pjesë Kryetari i Qytetit Rochester Hilles Bryan Barnett me bashkeshorten, famulltari i kishës “Shen Palit’ Dom Anton Kçira,famulltari i kishës “Zoja Pajtore” Dom Ndue Gjergji, miq të familjes Vushaj dhe të ftuar të tjerë.Takimin e hapi me një fjalim të shkurter Martin Vushaj i cili u shprehu mirëseardhjen miqeve dhe përshendeti tryezën e nderit.Vladimir Vushes i uroj mirëseardhjen në amerikë dhe i dëshiroj jetë të gjatë dhe të lumtur se bashku me tre bashkëluftetaret e tij në luftën e Irakut të cilet ishin te pranishem ne sallen e cermonise festive.U kënduan hymni i amerikes dhe hymni kombetar shqiptar.Të pranishmit u ngriten ne kembe dhe perfundimin e tyre e shoqeruan me duartrokitje.Pastaj Martin Vushaj ftoj babain e Vladimirit, burr Kelmendi ,Zef Gjergj Vushaj per te hape cermonine festive te asaj nate.Zefi shkurt por me nje zemergjersi te madhe u uroj mireseardhjen te gjithe miqeve dhe pershendeti shoket e djale te cilet qendruan per pesemdhjete muaj ne luften e Irakut,bashke ne frontin e luftes.Pastaj I kerkoj orkestres nje muzike per kercim ,por pa qene nevoja e melodies nen ritmin e duartrokitjeve ai hapi logun e vallzimit.Përshendetën Dom Anton Kçira dhe Dom Ndue Gjergji.E moren fjalen me radhe,kryetari i qytetit Rochester Hills Bryan Barneth e pastaj bashkeshortja e tij kendoj kengen “God Bless Amerika”.Të pranishmit i duartrokine gjatë.Pastaj daja i ushtarit,poeti Gjovalin Lumaj mori fjalen duke pershendetur ushtaret dhe te pranishmit me vargje,i cili u nderpre here pas here nga duartrokitjet e sallesRETROSPEKTIVEFamilja e ushtarit Vladimir Vushaj eshte nga Vermoshi i Kelmendit ne Malesi te Madhe.Familja e tij, baba Zef Gjergj Vushaj,nena Lene Fran Vushaj se bashku me vellezrit; Doda, Gjovalini, Kanti, Kola, Sokoli, Lumi dhe Vladimiri dhe motrat Vitorja,Katrina dhe Drita dhe me nje dhenderr me 10 gusht 1987 jane arratise nga shqiperia.Eshte arratisja me spektakolare e bere ne krahinen e Kelmendit gjate pesedhjete viteve diktature. Jane arratise se bashku 17 vete. Ne ate kohe kane prite te marrin lejen nga ushtria Kanti I cili ishte me sherbim ushtarak ne Korçe dhe naten e 17 gushtit pasi djemet dhe vajzat e Zefit kane marre pjese edhe ne nje mbremje te rinise se fshatit,si per ti lene lamtumiren bashkevendasve,pas mesnate kane kaluar kufirin shteror shqiptar duke u dorzuar ne posten me te afert kufitare te shtetit Jugosllav.Pas gjashte muaj qendrimi ne kampin e refugjateve ne Beograd kane arrite ne SHBA dhe qe nga ajo kohe e sot jetojne ne shtetin Michigan. Vladimir Vushaj ne ate kohe ka qene vetem tre vjeç.Ne amerike ka vazhduar shkollat amerikane dhe krahas anglishtes; flet,lexon dhe shkruan shume mire gjuhen shqipe.








www.albdreams.net
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.