Alma Papamihali: Kur gjuha shqipe, triumfon mbi çdo gjuhë tjetër...?
| E shtune, 08.08.2009, 07:24 PM |
Kur gjuha shqipe, triumfon mbi çdo gjuhë tjetër...?Aktiviteti i shkollës shqipe "Iliria" në Gjermani, që shënoi dhe mbylljen e vitit të tretë shkollor. Nga Alma PapamihaliPër të dytin vit radhazi, nxënësit e shkollës shqipe "Iliria" në Gjermani, morën pjesë në festivalin e traditave kulturore të vendeve të ndryshme. Ndër të tjerë, mund te permendim pjesmarrësit nga Greqia, Kroacia, Spanja, Egjypti, Togo, etj.Prezantimi ynë tërhoqi veçanërisht vemendjen dhe kureshtjen e shumë prej pjesmarrësve të pranishëm, gazetarëve dhe fotografëve, të cilët iu afroheshin fëmijëve duke iu shprehur atyre komplimentet, për kostumet tradicionale shqiptare dhe për këngët e interpretuara me aq ndjenjë dhe dëshirë prej tyre. Veshjet e ndryshme shqiptare krysisht të Shqipërisë së mesme, të trevave veriore si dhe labërisë. Programi ynë, përmbante githashtu këngë të krahinave të ndryshme shqiptare, nga veriu deri në jug, si vallja e Shotës, kënga Mall...e cila u interpretua nga Sara Xhaferi si dhe u shoqërua nga grupi i valles së grupit të vajzave. Kënga Jam një djalë nga Labëria, u këndua nga Leoni, dhe u shoqërua nga grupi i djemve.Ky festival që organizohet prej mëse 25 vitesh, është shndërruar tashmë në një traditë kulturore, ku secili vend prezanton veshjet karkteristike dhe këngët tradicionale të vendit të tij. Në thelb të tij, qëndron njohja dhe shkëmbimi kulturor ndërmjet këtyre vendeve, si dhe mbi të gjitha respektimi i gjuhës së tyre.Nuk ka ndjenjë më të bukur sesa të shohësh këta fëmijë, të cilët vazhdojnë të këndojnë shqip, edhe pse ndonjëherë hasin në vështirësi në interpetim...pasi vendi i tyre i lindjes pothuajse për të të gjithë ata, nuk janë Shqipëria dhe Kosova nga dhe vijnë dhe prindërit e tyre. Megjithatë, ata këndojnë, recitojnë dhe vallzojnë po aq bukur, sepse gjatë gjithë vitit këta nxënës nuk humbën asnje orë të gjuhës shqipe. Eshtë viti i tretë shkollor që përfundon.. dhe këta nxënës me siguri do të kalojnë pushimet në vëndlindjet e prindërve të tyre. Ata nuk do të ndihen të huaj...sepse ashtu si të gjithë fëmijët apo adoleshentët e tjerë, dinë të komunikojnë në shqip.Vera e tyre do të jetë edhe më e bukur, ndërkohë që kuptohen me gjyshërit...
 |
Femijet e shkolles qe moren pjese ne program? |
 |
Naim Hetemi & djemte? |
 |
Jam nje djale nga Laberia - Djemte? |


 |
Grupi i Spanjes? |
 |
Spanja? |
 |
Grupi grek? |
 |
Afrika? |
 |
Egjipti? |




Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.