Udhëpërshkrim
Milazim Kadriu: Përpellaci fshati në të cilin nuk jeton më njeri
E diele, 26.07.2009, 02:40 PM
Fotoreportazh
Përpellaci fshati në të cilin nuk jeton më njeri
Nga Milazim KADRIU
Territori i komunës së Podujevës shtrihet në pjesën verilindore të Kosovës dhe ka një gjatësi kufitare me Serbinë rreth 100 km . Në këtë zonë kufitare shtrihen edhe fshatrat Përpellac, Llaushë, Dumnicës së Epërme dhe Dumnicës së Poshtme. Më parë në këto fshatra kishte gjallëri ndërsa që nga përfundimi i luftës shumë banorë janë shpërngulur nga këto anë madje në Përpellac nuk jeton më asnjë familje. Ky fshat shtrihet rreth 10 km në veri të Podujevës me një lartësi mbidetare prej rreth 700 m dhe me një vendbanim kodrinor-malor i tipit të dendur. Ndërsa sipërfaqja e tij është mbi 583 ha. Në këtë fshat gjithmonë ka qenë pika kufitare ku shqiptarët në këtë vend kanë ndalur forcat e okupatorit që kanë mësyrë Llapin. Madje edhe në luftën e fundit në këtë vend kanë rënë edhe dy dëshmor të kombit derisa ishin në detyrë ushtarake në vëzhgim të kufirit. Ndërsa në luftërat e më hershme këtu llapjanët ua zinin pritën forcave që vinin nga Serbia sepse këtu ishte edhe rruga e cila kalonte nga Kosova në Serbi. Tani pika kufitare e Përpellacit ka mbetur vetëm pa përkujdesje të shqiptarëve. Madje nga këtu kanë ikur për në fshatra të tjera dhe në qytete të gjithë banorët e Përpellacit. Të pakët janë edhe ata që gjatë verës dalin ta punojnë tokën që e kanë lënë ashtu të djerrë.
Në fshatin Përpellac tani shkon dhe nuk takon askënd por shef vetëm fushat e papunuara, malet, shtëpitë e braktisura, gërmadhat e mbetura nga lufta dhe dëgjon vetëm ndonjë zë të shpendëve që fluturojnë dhe ndonjë lepur ose shtazë tjetër duke ikur kur ua prishë rehatin dhe ata thyejnë këtë qetësi monotone.
Përpellaci njihet nga kohët më të vjetra, këtë e dëshmojnë varrezat e vjetra, si dhe udha që kalon nëpër Qafën e Përpellacit për në Serbi. Në këtë fshat janë edhe disa
toponime karakteristike si : Kapia e Përpellacit, Hani i Sylës, Mullini i Haxhisë, Arat e Hanit, Livadhi i Vogël, Kulla, Çuka, Shpati, Trolli i Bubës, Te Stanet etj. Ish banorë të kësaj ane thonë se ndër familjet më të njohura që kanë jetuar në fshatin Përpellac kanë qenë familjet : Moni, Aliu, Islami, Zeneli, Bajgora, Beqiri etj. por tash fatkeqësisht ka mbetur një fshat i zbrazur dhe nuk dëgjohet zë njeriu vetëm krrakamat e shpendëve dhe lëvizja e shtazëve të egra prishin qetësin e Përpellacit. Përpellaci në çdo kohë ka dhënë trima që kanë luftuar për ta mbrojtur Kosovën madje ata kanë qenë të dalluar për trimëri e po edhe në luftën e fundit nga ky fshat kanë rënë disa dëshmor dy nga ta në këtë fshat e tjerët në frontet tjera të luftës si dhe ka pasur shumë luftëtarë të lirisë. Madje fshati ka dhënë edhe kuadro të shumta që i kanë kontribuar dhe po i kontribuojnë vendit edhe tani. Por ja tani këtu nuk frymon më njeriu. Kanë shkuar nga këtu për të kërkuar vende më të lehta dhe më të sigurta për jetesë. E lamë Përpellacin ashtu të heshtur e që dikur kishte burra bujar e mikpritës ndërsa kësaj radhe nuk pat kush të na dëshiron mirëseardhje dhe as të na thotë lamtumirë. Një fat të tillë e kanë pësuar edhe shumë fshatra të tjera e sidomos të brezit kufitar.
Komentoni
Artikuj te tjere
Blerim Rrecaj: Nga ditët verore të Durrësit 2009
Sokol Demaku: Perla e Adriatikut dhe Jonit janë thesarë të cmushëm të shtetit shqiptar
Pilo Zyba: Një udhëtim në botën shpirtërore të arvanitasve
Sokol Demaku: Përfundoi turneu ndërkombëtar i futbollit për të rinjë
Rush Dragu: Ceremoni festive me shqiptarët në Michigan të Amerikës
Sokol Demaku: Lart valon flamuri i Kosovës në Ulevi të Suedisë
Agim Vuniqi: Shqiptaro-amerikanët e Michiganit festojnë fitoren e koalicionit Berisha-Meta
Asllan Dibrani: Misioni Katolik Shqiptar manifestoi Jubileun e 25 vjetorit të themelimit në Shtutgard të Gjermanisë
Kastriot Frashëri: Te Princesha e Europës
Këze (Kozeta) Zylo: Komuniteti shqiptar në Staten Island, NY, përjetoi dy gëzime në një ditë
Vlashi Fili: Shqiptarët e Filadelfias argëtohen ne piknikun veror
Enver Robelli: Autostrada dhe gomari
Vlashi Fili: Festojnë fëmijët në Filadelfia
Sokol Demaku: Edhe femra shqiptare din dhe mund të bëjë mrekullira në jetë
Bilall Maliqi: Aksion i përbashkët malor
Baki Ymeri: Flamuri i Kosovës valon edhe në Bukuresht
Gjon Neçaj: Festohet 80 vjetori i lindjes së poetit Din Mehmeti
Beqir Cikaqi: Megjithë vështirësit, shkolla shqipe e Bassanos e përfundoi vitin shkollor
Milazim Kadriu: Komuna e Podujevës shënoi Ditën e Çlirimit
Sokol Demaku: Statuja e Skenderbeut qendron krenare në Borås të Suedisë