Udhëpërshkrim
Tefik Selimi: Artisti që po e pushton botën...
E diele, 27.09.2009, 08:58 PM
Jetullah Haliti – Eti, piktor |

ARTISTI QË PO E PUSHTON BOTËN...
Nga Tefik Selimi
Arti është gjë që të mahnit në jetë. Ai pëlqehet e adhurohet. Pse jo? Artisti e “krijon”artin me punë. Bën vepra madhore. Vepra bëhet art. Arti, së bashku me “punëkryesin” e tij, e pushton botën. Bëhet art i pushtueshëm. Prandaj, arti ka fuqi magjike. Ka diçka që pëlqehet dhe është një lloj “magjie”. Është art që ka edhe “fuqi” joshëse, por edhe të mahnit e të bën për vete. Pra, art interesant. Andaj, secili njeriu, që është nisur rrugës ë artit, e ka të vështirë të kthehet apo të ndalet. Arti të rrëmben e të bën për “vete”. Nuk mund të ndahesh nga ngjyrat, pejsazhet, portretet, vijat, skicat, kompozionet e nga pikturat me teknika tjera më të ndryshme. Kjo është e vërtetë. Është një botë e tërë arti. Kësaj rruge, të vështirë, por të “qëndrueshme” është nisur kaherë me pasion artisti i shquar gjilanas, Jetullah Haliti –“Eti”. Ky artist ka bërë emër në artin pamor. Emri i tij ka pushtuar kontinentet, botën... Nuk ka vend që nuk ka prezentuar Eti artin shqiptar. Ky njeri, artist, i Malësisë së Karadakut, sikur i ka dhënë vetës “obligim” që të bëjë udhëtime anë e kënd botës, vetëm e vetëm t’i prezantojë vlerat e artit tonë shqiptar jashta kufinjve të shteti tonë. Kjo është e rëndësishme. Por, e rëndësishme është edhe për faktin se, Jetullah Haliti, si i vogël, madje edhe si i rritur, jo që nuk e harrroi vendlindjen, Haxhajt, këtë anë të Idriz Seferit me ato motive të Karadaku e të familjes së tij, por, më vonë, ai vazhdoi “rrugë”të rralla të artit, të cilat e bënë ate të radhitet në mesin e artistëve të mëdhenj e të shquar të kësaj kohe. Sot, Jetullah Haliti “Eti”, jeton herë në Zvicer, herë në Francë, por jeton herë në Suedi e herë në Shqipëri e mese tjera të botës. E, ai i tëri ëshë kosovar nga Gjilani. I tillë është dhe ashtu e ka përqafuar këtë “rrugëtim” si Çajll Haroldi anglez, i cili, në një kohë të tijën, ai qe një shtegëtar i madh i një kohe ku udhëtoi në shumë shtete dhe më në fund, ai arriti në Shqipëri, aty te Ali Tepelenasi i madh. Dhe, aty gjeti ngrohtësinë më të madhe tek shqiptarët zemërgjerë e mikpritës. E, Jetullah Haliti, duke shetitur nëpër vende të ndryshme, ai takoi miq e shokë, kolegë, më të cilët “krijoi” miqësi të reja për të mirën e artit në përgjithësi, e në veçanti për të mirën e artit shqiptar. Takoi edhe personalitete të larta shetërore, me të cilët shkëmbeu biseda më të ndryshme, madje edhe për artin e bukur që e ka në shpirt e zemër. Pra, është njëri nga ata që shetiti dhe bëri kontakte me njerëz të artit e të kulturës, të cilët i “bëri” për vete që ta fusë artin shqiptar në mesin e arteve tjera në përgjithësi. Ja çka shtohet në një vend të monografisë së tij të hartuar nga Dr. Veip Proda: “Ti e pret të vijë (Eti) nga Veriu, ai të vjen nga Jugu, ti e pret të dalë nga Lindja, ai te delë nga Perëndimi. Ti e kërkon në Zvicër, ai gjendet në Francë, në Prishtinë, Shkup, Ulqin, Tiranë, Kavajë, Gjirokastër apo në Janinë, për ta parë përsëri në Martini duke u interesuar për Etin Junior ose duke e preokupuar për Nelin që i sjell vetëm gëzime...” (f. 29). Dhe, jo vetëm kaq. Para pak ditësh, në Belgjikën e largët, aty ku krijihet arti e është kultura, aty jetojnë e veprojnë edhe shqiptarët. Dhe, këtu, nga data e 26 majit e gjer më 3 qershor, Akademia Evropiane e Arteve organizoi Sallonin e 37-të (konkurs Internacional 2007), në Foyer Comunal, Place Arthur Lacroix, 5030 Gembleyx në Belgjikë. Në këtë Sallon të radhës, morën pjesë 15 shtete të ndryshme nga të katër anët e
Një moment nga Salloni i 37-të ne Belgjikë |
Një pikturë nga opusi i tij artistik |
Komentoni
Artikuj te tjere
Edval Zoto: Izraeli, një portë e hapur për shqiptarët
Rozi Theohari: Në përvjetorin e parë të Shoqatës Mjekësore Shqiptaro-Amerikane
Vullnetarizmi, ky gjest fisnik i shoqërive të civilizuara...
Reportazh nga Beqir Cikaqi - Ilironi
Llemadeo: Emocione te Artistes shqiptare ne skenat Gjermane…!
Milazim Kadriu: Reportazh nga Liqeni i Batllavës
Këze (Kozeta) Zylo: Në Bronx të New Yorkut, një rrugë merr emrin e Nënë Terezës
Ilir Sefaj: Dhe u nisëm…!
Nga jehona e xhirimeve të TV të Kosovës në Bukuresht
Albert Zholi: Një dasëm e rrallë çame në Xhafzotaj
Blerim Rrecaj: Marashi një kënd i freskët i Prizrenit
Asllan Dibrani: Perspektiva gjeostrategjike e bregdetit shqiptar për turistet e huaj
Anton Marku: Shënime nga Auschwitz-i
Zef Ndrecaj: Fqinjët e mallkuar
Suela Furriku: Tallava në plazh
Xhenc Bezhi: Djepi i kulturës dhe fëmijët e përbuzur
Alma Papamihali: Kur gjuha shqipe, triumfon mbi çdo gjuhë tjetër...?
Shkrimtarja Vilhelme Vranari (Haxhiraj) vlerësohet në Prizren...
Milazim Kadriu: Reportazh nga fshatrat e Grykës së Llapit
Rozi Theohari: Shoqata Mjekësore Shqiptaro-Amerikane organizoi ceremoninë presidenciale