E hene, 29.04.2024, 12:24 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Nga jehona e xhirimeve të TV të Kosovës në Bukuresht

E diele, 30.08.2009, 03:19 PM


Pamje nga Tryeza e miqësisë rumuno-shqiptare

Një moment poetik rumuno/shqiptar apo “Gjaku ujë nuk bëhet”


Nga Ion Ianku Vale

    Lexuesi ynë duhet ta dijë se sintagma e mësipërme (që përndryshe është një proverb i motshëm rumun) nuk është assesi një “fjalë” gratuite, një metaforë poetike, apo një gjetje efektive në fushë të gazetarisë. Është një e vërtetë e cila kurëdoqoftë mund të dëshmohet shkencërisht, historikisht...Përndryshe, shumë nga të parët tanë, njerëz të rëndësishëm të kulturës, shkrimtarë, historianë etj., e kanë nxjerrë në pah këtë aspekt të padyshimtë. Për shembull, më 1901, dijetari i famshëm Bogdan Petriçeiku Hashdeu përmendte faktin se “Shqiptarët  janë vëllezërit tanë të të njëjtin gjak”, kurse më 1938, Nikolla Jorga theksonte se “Shqiptarët janë kushërinj gjaku me rumunët”. Poashtu, është i rëndësishëm mendimi i Mbretit Karol I i Rumanisë, i cili thoshte (më 1900) se “Po qe se  rumunët do t’i kishin shqiptarët, do ta zotëronin Ballkanin”.
    Për t’u shënuar është edhe fakti se fondi linguistik rumuno/shqiptar, përmban një numër të jashtëzakonshëm fjalësh identike apo të përafërta. Kohëve të fundit, pa marrë parasysh problemet politike që i kanë prekur pavarësisht këta dy popuj të vëllazëruar gjatë shekujve, kanë zënë vend aksione të panumërta kulturore, që dëshmojnë atë që thamë më lart, se “gjaku ujë nuk bëhet”. Në këtë kontekst, gjatë muajit qershor, u mbajt në Bukuresht simpozioni letrar i titulluar “Një moment poetik rumuno/shqiptar”, organizuar nga Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë dhe redaksia e periodikut “Shqiptari/Albanezul”, i monitorizuar nga zëdhënësi i palodhshëm kulturor, poeti Baki Ymeri.
    Në kuadrin e këtij manifestimi u shprehën mesazhe lidhur me relacionet dhe lidhjet e
Një moment poetik rumuno-shqiptar (Climate literare)
Një moment poetik rumuno-shqiptar (Climate literare)
këyre dy kombeve, dhe u recituan poezi nga literatura shqiptare. U ndodhën pranë kësaj inisiative,  shkrimtarë të panumërt rumunë dhe njerëz të kulturës, ambasadori i Shqipërisë, Dashnor Dervishi, këshilltari i ambasadës, Luan Topçiu, presidenti fondator i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, Xhelku Maksuti, Gjeorgje Miku, ish/ambasadori i Rumanisë në Shqipëri dhe president i Shoqatës Rumuno/Shqiptare, personalitete tjera dhe Gjeorgje Bukura, ish/këshilltar i Zyrës rumune për ndërlidhjen e Bukureshtit me Prishtinën.

    Shkrimtari Kurtesh Devaja, së bashku me aktorin Sadedin Prekazi dhe kamermanin Fatmir Hadri nga RTV i Kosovës, e prezentuan ardhjen e parë në Rumani të një televizioni shqiptar.  Nuk patën munguar në këtë manifestim mëndjeje e shpirti, siç ishte i pritur, edhe anëtarët e klubit letrar Boema 33, prezent përherë pranë vëllezërve të tyre shqiptarë. Pas këtij takimi të përzemërt, Viktoria Milesku, Ana Hënku, Dojna dhe Xhelku Maksuti, Monika Mureshani, Hajro Hajra e të tjerë, i kanë transmetuar mesazhe falënderimi mediatorit Baki Ymeri, për mundin e tij të pashoq për realizimin e këtij manifestimi të suksesshëm, që ka për bazë, tani e tutje, takime tradicionale dhe reprezentative.

Miq të kulturës shqiptare para Muzeut të Letërsisë Rumune
Miq të kulturës shqiptare para Muzeut të Letërsisë Rumune



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora