Udhëpërshkrim
Blerim Rrecaj: Marashi një kënd i freskët i Prizrenit
E marte, 25.08.2009, 06:19 PM

Nga Blerim Rrecaj
Marashi ndodhet në periferi të qytetit të Prizrenit. Ndoshta njëra nga pjesët më mbresëlënëse të tij. Si një ishull e oaze qetësie. Me gjelbërim rrethuar dhe Lumbardhin mespërmes. Në njërën anë të tij një cope e madhe bjeshke e gurtë në të cilën çuditërisht në atë pjerrtësi disa drunj pemësh qëndrojnë me një lloj krenarie. Nga ana tjetër kodrina që po të ngjitemi nëpër të do të dalim te Kalaja e Prizrenit nga e cila do ta shohim gjithë qytetin rrethuar anë e kënd nga malet e larta. Por kur jemi në Marash në kafiteritë e kësaj pjese kanë mjaft hapësirë për ata që duan të pushojnë në to. Një këndlojrash për fëmijë të duket se është në vendin e duhur. Lëvizjet, lojërat e zërat e fëmijëve janë plot jetë e në harmoni me natyrën përreth. Takon mjaft të rinj, e të moshuar duke bërë shëti me hapa të ngadaltë. Të duket ndonjëherë se Marashi është një “Gërmi e vogël” por me lumë. Me Lumbardhin që rrjedh qetë, butë, lakadredhas dhe me mjaft gurgullimë. Gurgullimë që i ngjan një muzike me tinguj meditues. Ca fëmijë do të lahen në cektësinë e lumit i cili në këto ditë të ngrohta vere është bërë me e dallueshme. Nëse duam të ndjejmë pak freski mund t’i përvjelim pantollanat dhe t’i zhysim këmbët në ujin që rrjedh, e qetësia e freskia nuk do të lëshojnë lehtë që të largohesh. Do të bëjë për vete. Ndokush këmbët do t’i freskojë do ta bëjë në kanalin anësor të ujit që rrjedh paralelisht me lumin. Në urën e bukur e të drunjtë dhe me mbrojtëse nga hekuri fëmijë dhe të tjerë do të kalojnë nga njëri breg në tjetrin. Një fushë basketbolli në qiell të hapur dhe e rrethuar dhe në cepin e fundmë të ndërtimeve një fushë futbolli me mbulesë ku ushtrojnë ca të rinj. E rruga e asfaltuar do të na shpiejë drejt fshatrave piktoreske të Prizrenit, pikës turistike të Prevallës, aty ku buron edhe Lumbardhi. Më tej edhe Brezovica për të vazhduar lojën me fjalë këngësh si: “Zjarr e ftohtë” e “gjysma akull e gjysma borë”…
Komentoni
Artikuj te tjere
Asllan Dibrani: Perspektiva gjeostrategjike e bregdetit shqiptar për turistet e huaj
Anton Marku: Shënime nga Auschwitz-i
Zef Ndrecaj: Fqinjët e mallkuar
Suela Furriku: Tallava në plazh
Xhenc Bezhi: Djepi i kulturës dhe fëmijët e përbuzur
Alma Papamihali: Kur gjuha shqipe, triumfon mbi çdo gjuhë tjetër...?
Shkrimtarja Vilhelme Vranari (Haxhiraj) vlerësohet në Prizren...
Milazim Kadriu: Reportazh nga fshatrat e Grykës së Llapit
Rozi Theohari: Shoqata Mjekësore Shqiptaro-Amerikane organizoi ceremoninë presidenciale
Njazi Fejzo: Liqeni kurues i Shënepremtes
Milazim Kadriu: Përpellaci fshati në të cilin nuk jeton më njeri
Blerim Rrecaj: Nga ditët verore të Durrësit 2009
Sokol Demaku: Perla e Adriatikut dhe Jonit janë thesarë të cmushëm të shtetit shqiptar
Pilo Zyba: Një udhëtim në botën shpirtërore të arvanitasve
Sokol Demaku: Përfundoi turneu ndërkombëtar i futbollit për të rinjë
Rush Dragu: Ceremoni festive me shqiptarët në Michigan të Amerikës
Sokol Demaku: Lart valon flamuri i Kosovës në Ulevi të Suedisë
Agim Vuniqi: Shqiptaro-amerikanët e Michiganit festojnë fitoren e koalicionit Berisha-Meta
Asllan Dibrani: Misioni Katolik Shqiptar manifestoi Jubileun e 25 vjetorit të themelimit në Shtutgard të Gjermanisë
Kastriot Frashëri: Te Princesha e Europës