E hene, 29.04.2024, 06:04 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Llemadeo: Emocione te Artistes shqiptare ne skenat Gjermane…!

E enjte, 03.09.2009, 09:51 PM



Alida Hisku

Emocione te Artistes shqiptare ne skenat Gjermane…!


Nga Llemadeo

Ne muajin gusht 2009, ne kryeqytetin e Republikes se Hessen, ne Wiesbaden u zhvillua konkurimi i zerave me te vecante ne gjermani, nen moton „Gjermania kerkon nje supertalent“. Ne sallen kryesore te Teatrit te Wiesbadenit, nje nder sallat me madheshtore ne Gjermani, e ndertuar ne Stilin Gotik qe ne kohet e mbretrive Gjermane, ishin mbledhur, si gjithnje, nje spektator i zgjedhur per raste te tilla, si dhe shume konkurente per superstare nga gjithe Gjermania.
Ne jurine qendrore drejtonte Artisti i mirnjohur i kenges dhe muzikes gjermane; Dieter Bohlen, tashme i njohur edhe si nje nder ekspertet me te shquar ne vlersimin dhe zgjedhjen e talenteve per vite me radhe, ne fushen e artit, te kenges dhe muzikes.
Po ashtu ne juri ishte Bruce Darnell, Korografi i famshem Gjermano-Amerikan dhe nje nder modelet me te famshme te kohes.
Ne qender te asaje jurie shkelqente modelja, bukuroshja Sylvie van der Vaart.
Qe te tre ndoqen per ore me radhe konkurentet e talenteve me te bukur, pretendete per super talent, nder te cilet shkelqeu edhe kengetarja Gjermane-Shqiptare Alida Hisku,e cila kishte lene pas edhe 2 konkurime te meparshme skualifikimi.
 
Tashme te gjithe shqiptaret e dine historine e kengetares artiste Alida Hisku, e cila ne festivalet te kenges ne Radiotelevizionin shqiptare te atyre viteve, pasi u degjua nga publiku i gjere shqiptare dhe u adhurua aq shume, u denua nga diktatura’ me ne krye sherbetoret e vet, ata qe sakatuan kulturen dhe artin shqipetare ne ato vite. E denuan kete kengetare qe te mos kete te drejte te kendoje me, pa pemenduar ketu privimet e tjera qe ju bene deri ne vitet 1990, vetem pse ajo me bukurine e zerit te saje dhe me talentin e saje rinore, cfaqi shenjat e nje europianeje te vertete’ qe ne ate kohe!
 
Vertete qe diktatura e zhduku kete gonxhe muzike nga skena dhe veprimtaria e saje, por ajo kurre nuk e fshiu nga mendjet e zemrat e shqipetareve te vertete, ku ajo qendroi e fresket per me shume se 25vjet.
 
Mirpio mbas viteve 1990, ajo si shume artiste te tjere, merr udhet e botes ,bashke me dy foshnjet e saj, per te mos e lene zerin e saje as kengen e saje te vdese nen rrjedhat e postdiktatures, ku edhe me vone, thuasje ndikuan te njejtet elemente’ me lufte brrylash… ne vend te luftes se klasave, duke i lene ne hije zerat e artisteve te persekutuar.
 
Ashtu ajo gjendet ne Gjermani ku serish, pas nje mundimi te gjate per tu integruar ne kete vend, me ndihem e mrekullueshme te partnerit te saje Thomas Keune, i rikthehet skenes dhe kenges, duke realizuar disa koncerte dhe duke bere disa DVD me kenget e saje, tashme edhe ne gjuhen gjermane.
 
Mirpo sic ndodhe ne kohe’ me ata qe goditen pa drejtesisht, do kete gjithmone dhe nje ringjallje!
Dhe ringjallja e saje eshte jo thjeshte vetem ajo qe te kendoje ne skenat Gjermane apo ne skenat shqiptare te shqiptarve ne emigracion si dhe ne atdhe’ ne takime e festa te vecanta’ ku eshte ftuar disa here, por ringritja e saje vjen edhe ne konkurse te tilla kombetare Gjermane, sic eshte ky i fundit; „Gjermania kerkon nje super talent“!
Megjithe moshen e saje prej nene me femije te rritur, ajo me guxim te rralle kalon njerin pas tjetrit keto konkurime, dhe arrin me sukses perballe Jurise qendrore te kryesuar nga " Modern Talking", me fame boterore.
 
Ashtu ajo e shoqeruar nga bashkshorti i saje dhe femijet’ tashme te rritur dhe te njohur edhe si artiste te rinje ne skenat e filmit gjerman’ siç eshte djali i saje’ Albini. E shoqeruar nga familja si dhe miqte e saje gjerman e shqiptare, ajo gjendet ne nje nder skenat me te bukura te botes, sic eshte skena e Teatrit te Wiesbadenit, ku do te kendonte me zerin e saje melodioz!
 
Ndersa kengetarja shqiptare pushtoje skenen me levizjet e saje prej gruaje te mbajtur mjaft bukur me nje finese te vecante ne pamje, ajo u perkul me nderim para atij publiku te zgjedhur dhe para asaje jurie artistesh te famshem.
 
Tingujt e muzikes qe shoqeronin kengen e famshme te grupit „Rozenschtolz“, me titull "Las es liebe sein“, "Lere te jete dashuri" te cilen po e kendonte Alida Hisku, filluan te oshetinin ne salle, ndersa erdhi si nje jehone planetesh, krejt e vecante’ fjala gjermane nen tingujt e zerit te saje, aq e bukur dhe melodioze, saqe publiku, qe ne rreshtat e para te kenges, u ngrit ne kembe me novacione te jashtzakonshme ne shenje vlersimi dhe adhurimi per zerin e saje, per te kenduarin qe ajo po i bente asaje kenge!
Emocionet tashme kishin pushtuar sallen, aq sa publiku e shoqeronte cdo pushim midis fjaleve te zerit te Alides’ me duartrokitje te ngrohta!
 
Mirpo dhe vete kengetarja tashme ndihej shume e emocionuar, gje qe vihej re’ diku ne cepat e syve te saje, ajo drite shkelqimtare qe fliste per emocine te thella. Emocione qe kishin te benin jo vetem me vlersimin qe po i bente ai publik aq fisnik, por flisnin edhe per ringjalljen e asaje ndjenje qe dekada me pare ia kishin vrare. Ia kishin vrare pikerisht ate deshiren e saje per te kenduar ne skenat shqiptare.
 
Sapo Alida e mbaroje kengen’ ajo serish me nje perkulje te lehete pershendeti publikun qe qendronte ne kembe me rrespekt perballe saje.
 
 Ndersa Artisti kengetar i grupit te famshem „Modern Talking“,  Dieter Bohlen si kryesor’ ne jurine e atij konkurimi, do te fillonte i pari, sic ndodh gjithmone kur atij i pelqen nje ze i vecante, dhe sapo e mori fjalen theksoje:
„Mua me keni renqethur te terin me ate ze te mrekullueshem, biles me rikthyet tek malli per zerat e Divave te viteve  70-80,  ku mu duk se perballe kisha Minen apo Milven, te famshmet e asaje kohe. Zonja Alida, çfare profesioni keni, a mundet te na flisni dicka nga jeta juaj“, vazhdoje ai?!
Ndersa publiku duartrokiste akoma, ajo me shume modesti tregoje dicka nga jeta e vet, por asnjehere nuk u ankua per padrejtesite qe i jane bere ne atdheun e saje!
Ndersa Dieter e perfundoje vlersimin per Aliden me nje PO!’ te forte nen shoqerimin e brohoritjeve te publikut.
 
Kurse Bruce Darnell, i tha Alides keto fjale: „Ju lutem zonja Alida, me premtoni se ju, qe mbas sodit te mos flisni me’ thjeshte me fjale, por vetem te kendoni’ qe nga mengjesi e gjer ne mbremje, sepse per kete gje paskeni lindur!“.
 
Po ashtu dhe  top modelja Sylvie van der Vaart, duke e shoqeruar me nje buzeqeshje te çilter dhe duartokitje tha: „Kurre nuk e kisha degjuar kaq me emocion kete kenge, biles mund te ju them se ju e kenduat me mire se vete grupi Rozenschtolz“.
 
Ashtu mbas gjithe atyre vlersimeve te mrekullueshme, kengetarja u shoqerua me duartrokitjet dhe brohoritjet e spektatoreve qe qendronin akoma ne kembe ne ate salle aq madheshtore.
 
Ndersa kengetarja Alida Hisku, duke i falenderuar u drejtua te gjithve ne salle me keto fjale ;  „Nuk isha une, qe aq bukur kendova, por ju, spektatore te nderuar qe kaq bukur me pritet“!
Ashtu perseri shperthyen brohoritje, ndersa kengetarja u kthye me madheshtine e artisties, me nderimin e fundit ne ate konkurim’ per ata qe aq shume e nderuan, dhe me ate gjest madheshtore miernjohje ajo u largua nga ajo skene e vecante!
 
Ashtu ajo ne naten e 16 gushtit 2009 u radhit nder talentet me te mira te Gjermanise, ne ate liste te gjate ku konkruonin  37 mije njerez’ ne gjithe Gjermanine, ne kete shtet gjigand te kultures, artit dhe zhvillimit njerzore!
 
***
Emocionet e atij takimi te vecante i ndjene thellesisht edhe familjaret e kengetares Alida Hisku. Mbas atij takimi ne nje bisede miqesore me Aliden ajo na thote se;  „Per here te pare ne syte e tim shoq, Thomit pashe lote qe i ridhnin si perua. Ai ishte me i emocionuar se une !!
Kur e pyeta se cfare kuptimi kishin ato lote, aq te nxehte qe ridhnin pa ndaluar ne oren 1 te nates, kur po kthehehsim nga Konkurimi i Wiesbadenit… Im shoq me tha se:   
“Kurre nuk kishte pare ne jete, nje gjyshe nje nene, nje grua, nje shoqe, nje artiste, te luftonte me kaq mish e shpirt, duke u rrezuar ne jeten e saje si artiste dhe perseri duke u çuar e vazhduar luften, per idealin e saj te muzikes, duke mos iu ndare skenes,pa fitore. Ti sot, u bere nje shembull i shkelqyeshem per femijet e tu dhe per mua, me thoshte ai neper lot. Ti sot na tregove te gjitheve ne, qe; edhe pse ne jete ka disfata, kurre nuk duhet ti humbim shpresat, por te ngrihemi me nje mobilizim te ri dhe te ecim perpara, se vetem keshtu arrihet fitorja. Sot pashe ate Aliden e re, qe para 25 vjetesh kisha ndigjuar, per ty kur te denuan pa faj. Ti me dhe sot nje ylber te qarte, me te gjitha ngjyrat, ne jeten time.

Nuk dua te fitoj per para, -thote Alida, ne kete konkurim -por, per tju treguar publikisht mbare popullit gjerman, se cfare artistesh ka lindur toka shqipetare. Kjo ka me shume vlere se sa 100.000 €. Respekti dhe dashuria e fansave te mij me japin force per te vazhduar konkurimet e tjera.
 
Me ate bisede te ngrohte te bashkshortit te saje, ajo u kthye ne ne Fulda ne mbas’mesnaten e vone me suksesin e fitores, ne qytetin ku ajo jeton me familje.
 
Edhe kesaj radhe kengetarja Gjermano-Shqiptare Alida Hisku me suksesin e ri si kengetare, duke marre pjese ne konkrime te tilla kombetare gjermane, si dhe duke u zgjedhur ne njeqind zerat me te mire,  beri qe te ndihet jo vetem vete krenare dhe e nderuar, por beri te ndihen krenare per të’; familjen e saje si dhe gjithe miqte e saje Gjermane e Shqiptare ne Gjermani e kudo ne botë!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora