Udhëpërshkrim
Reportazh nga Beqir Cikaqi - Ilironi
E shtune, 12.09.2009, 06:57 PM

sot ka një pamje dhe jetë krejtësisht tjetër
Nga Beqir Cikaqi
Është dashur të kalojn vite e vite.Nëpër këto vite shqiptarët e Kosovës kaluan shumë vuajtje; me skamje e varfëri, e mbi të gjitha kishin edhe një pushtues barbar që nuk ngopej dot me dhunë e turturë, as me vjedhje e grabitje, e as me gjak njeriu.I gjith populli shqiptar i Kosovës ishte i shtypur nga barbarët sllav, si në mbrëterin SKS(serbo-kroato-sllovene), si në Jugosllavinë Krajlit e Titos , e së fundit edhe në atë të Millosheviqit.Por, kuptohet ata që merrenin guxim më haptas të shpreheshin kunder këtyre regjimëve(që ishte secili ishte ma i zi se tjetri), doza e dhunës dhe represionit shtohej, jo vetëm ndaj individëve të caktuar,por ky represion zgjerohej edhe në familjen e ngushtë e të gjërë, duke u zgjeruar edhe në tërë lagjen e fshatin, etj.
Një represion të tillë në përgjithësi e kishin edhe banorët e fshatit që tani quhet Iliron e dikur (deri në luftën e fundit) quhej Dobërdelan, një emër më shumë i ngjante sllavizmit, ndonëse kurrën e kurrës nuk ka patur as një banor të ndonjë nacionaliteti tjetër përveq shqiptarëve.Banorët e fshatit ILIRON janë shumë të mirëkuptuar në mes veti.Ky mirëkuptim është trashëguar brez pas brezi nga të parët e tyre.Për këtë edhe iu kanë lakmi edhe banorët e fshatrave për rreth e më gjërë.Ndërsa,(jo) për çudi! Virtyti I mirëkuptimit në mes banorëve pengonte pushtuesit gjithmonë, prandaj represioni ishte I vazhdueshëm, sistematik dhe i pa ndërprer deri në luftën e fundit.
Dhuna ndaj banorëve thuhet se ka filluar qysh në kohen e sundimit otoman.Pas luftës së Dytë botërore shumë të rinjë të fshatit jan ekzekutuar nga parizanët(disave akoma nuk iu dihen eshtërat), në masakren e njohur të Tivarit falë fatit kishte shpëtuar shtatë banor nga ky fshat që kishin përjetuar tmerrin e masakrës.Në kohën e koperativizmit, banorët kishin hequr të zitë e ullirit, nuk shpëtuan lehtë edhe në aksionin e ashtuqujtur të mbledhjes së tepricave (otkupit), dhe ate të mbledhjes së armëve.Të persekutuar kishte edhe në demostratat e ’68,’81,’89. Banor nga ky fshat i kan përjetuar torturat e burgjeve jugosllave , edhe burgun famëkeq të Goliotoku-t, e deri në luftën e fundit, ku ka dëshmorë, civil të mbytur, të zhdukur, fshati i djegur 95%, popullsia e dëbuar , etj. .
![]() |
Tabela treguese |
Në kilometrin e 8-të të shiritit të asfaltit që i lidh dy qendrat komunale Therandën me Rahovecin, hasësh në një tabelë blu me shenja e shkronja të bardha.Shenjat e bardha paraqesin rrugën e lakuar nga aty e deri ne magjistralen e rrugës Rahovec-Prishtinë.ndërsa edhe shkronjat janë të bardha që tregojnë emrin e kësaj rruge dhe fshatrat nëpër të cilat kalon kjo rrugë.Është kjo rruga e UÇK-së që i lidh fshatrat:Iliron-Pagarushë-Marali-Dragobil.Dhe, pa u shkëputur nga shiriti i asfalit vazhdojm rrugës së UÇK-së, dhe pasi kaluam disa dhjetra metra, hasim në një memorial me rrethojë hekuri, ku në plakat shkruan:"Dalja e parë publike e UÇK-së në komunën e Therandës,... më 5 qershor 1998... Lavdi dëshmorëvë të kombit”
![]() |
Pllakati I memoriali |
Pas ndaleses që e bëra te memoriali, vazhdova ta kaloja rrugën e punuar dhe shtruar mirë me asfalt (e përur vetëm para një viti).Kjo rrugë kalon nëpër një luginë të gjerë në mes dy kodrave, të cilat i lidh një mal-kodër tjetër që posht sajë është një lëndinë e madhe(Parafeta).Nën ate lendinë janë shtëpitë e fshatit, pra fshati është një vendbanim i tipit të grumbuluar.Duke e vështruar këtë pejsazh mu kujtuan vargjet mërgimtarit i viteve të nëntëdhjeta nga ky fshat ,që prej vitesh ishte larguar.Ishin vargjet në stilin çajupian, kur shkroi poezinë: “Fshati im”, e që i njejti titull i poezisë është edhe për fshatin e lindur të mërgimtarit.
Rrëzë një kodre
nën një lëndinë
janë të ngritura
shtëpit e fshati tim
Livadhet nën fshat,
shtëpitë e ndërtuara vet
disa ara në shpat
më poshtë jane vreshtë
![]() |
Livadhet nën fshat |
Vargjet e kësaj strofe janë shumë objektive, fshati ka livadhe, vreshtat me rrush të ëmbël, edhe shumica e arave të tokës së punuar janë të pjerrta. Ndërsa vetia tjetër që me vite e ka dalluar fshatin, është se të gjitha ndërtimet si shtëpi private, shkollën,shtëpin e kulturës me ambulancë, etj. janë ndërtuar nga vet mjeshtrit-banor të fshatit.Madje edhe minaren e xhamisë(që është diku në mes të fshatit) dy herë e ka ngritur mjeshtri nga ky fshat, që është njohur në këtë anë për ndërtimin e minareve.
Me njerëz punëtor
Të mirë e humanitar,
për nevojat e atdheut,
çdo herë vullnetar,...
![]() |
Pamje në hyrje të fshatit |
Kështu përshkruhen njerzit e fshatit, përmes vargjeve poetike. Dhe vërtet, jo vetëm UÇK-ja që ka dalur e para publike në komunën e Therandës, ku shumë të rinjë nga fshatrat për rreth e më gjërë u rekrutoheshin vullnetarisht në qendrën e rekrutimit të ngritur nga Shtabi i Përgjithshëm. Gjatë asajë kohe i tërë fshati ishte i mobilizuar. Gjithashtu duhet cekur se edhe Kuvendi i Parë i LDK-së në nivel komune (në majin e ’90-së,kur LDK ishte një lëvizje gjithëpopullore) u mbajt në shkollën e fshatit, duke u siguruar nga banorët vendas, si dhe shumë aktivitete tjera kulturore e sportive, që e pengonin pushtuesin serb organizoheshin në këtë fshat.
Në hyrje të fshatit ku grumbullimi i shtëpive është ma i dendur përfundon edhe shiriti i asfaltit, por vazhdon rruga e shtruar me kubëza betoni në dy drejtime(djathas dhe majtas) për në mbrendësi të fshatit.Gjatë rrugës në të majt vërehet godina shkollore e ndërtuar nga kontributi i fshatarëve qysh në vitet e tetëdhjeta. Nxënësit e kësaj shkolle për nga suksesi në vitet e fundit janë ndër vendet e para në nivel komunal e rajonal,prandaj edhe kanë shumë mirënjohje e lëvdata nga organet kompetente.
![]() |
Shkolla nëntëvjeqare “28 Nëntori” |
Shkolla ka një emër shumë madhor “28 Nëntori”, aty vazhdimisht valon flamuri kombëtar. Kontaktuam me drejtorin e shkollës e u informuam se shkolla është djegur dy herë në luftën e fundit,me tërë dokumentacioni pedagogjik. Është riparuar, por për shkak reformave shkolla ka nevojë edhe për objekte tjera shtesë. Pas kësaj bisede me drejtorin e shkollës, ku takuam edhe disa mësues-se të cilët i bënin pregaditjet e fundit për fillimin e vititi të ri shkollor 2009/2010, vazhduam rrugën për në qendrën e fshatit, aty ku është kompleksi i objektit më të madh në fshat.Në këtë kompleks në një kulm jan:Shtëpia e kulturës “Bahri Gallapeni” (mban emrin e dëshmorit nga ky vendbanim), biblioteka e fshatit e ripërtrirë me eksemplar të ri, sepse gjat luftës u dogjën të gjitha.Gjithashtu nën të njejtin kulm edhe lokalet e shtëpisë së shëndetit.
![]() |
Kompleksi, ku është edhe shtëpia e kulturës”Bahri Gallapeni” |
Ky komleks-objekt, ka një aksion të veqant në historin e kësaj ane. Banorët e këtij fshati kurrë nuk kan pritur ndihmë nga pushtetet e kaluara, gjithmon ishin në sy për të keq , prandaj edhe nevojat e përbashkëta vet i kryenin me aksione të përbashkëta. Represioni i pushtuesve në vitet e nëntëdhjeta u shtua edhe më shumë, ishte e domosdoshme sidomos kujdesi mjekësor. Me iniciativën e disa femrave të fshatit, që inicuan idenë e ndërtimit të një ambulance për nevoja e banorëve të fshatit.Kishin menduar që një pjesë nga stolit e qafës gjinia femrore e martuar t'i dhurojnë vulnetarisht. Kjo ide mirë e qëlluar kishte një përkrahje masive. Stolitë e dhuruara nga gjinia femrore i shëndruam në të holla te një argjendar në Prizren, dhe filluam menjëherë ndërtimin, në ndërkohë me ndihmen e disa bashkëfshatarëve që punonin në Zvicër edhe Gjermani si dhe banorëve tjerë vendor,vullnetarisht i grumbulluan mjete shtesë të cilat mundësuan që në të njëjtin kulm të jenë edhe lokalet e shtëpisë së kulturës që mundëson aktivitetin kulturor të rinjëve. Ambulanca e ndërtuar nga stolit e femrave para luftës në vitet më të vështira u shëndrua në ambulancën humanitare “Nëna Tereze”. Kjo ambulancë shërbeu edhe gjat luftës si spital ushtarak, ndërsa lokalet shtëpisë së kulturës para lufte shërbyen edhe për shumë aktivitete kulturore në nivel komunal, ndërsa gjatë luftë si shtab i UÇK-së, ku bëhej rekrutimi i të rinjëve që vullnetarisht iu bashkoheshin vulnetarëve të lirisë. Ndërsa, tani shtëpia e kulturës i ka të gjitha lokalet përcjellëse, së bashku edhe me lokalin e bibliotekës.
Fshati ka edhe objektin fetar islam-xhamin me minare, ku të moshuarit dhe të gjith të interesuarit e tjer i kryejn ritet fetare.Dikur banorët e fshatit kan qen të krishter-katlik, dhe fshati kishte Kishë.Një Pasha (në kohën e sundimit turk)kishte kaluar nëpër fshat dhe iu kishte thënë banorëve, se kah të kthehem nuk dua të e vërejë se egziston Kisha .Banorët fare se kishin përfillur urdhërin e tijë.Kishin pësuar shumë banorë në përleshje me zabitët e ushtrisë turke. Dhe pasë asajë lufte të përgjakëshme, i kishin detyruar banorët e këtij fshati të ikryejn ritet islame. Në vendin ku mendohet se ishte Kisha dikur,sot gjatë gërmimëve hasen eshtra njerzish.
Në dalje të fshatit, në drejtim të fshatit tjeter të afërt(Pagarushë) është një lëndina e madhe-Prafeta(një nga mikrotoponimet që ka fashati), e mbi të është Gurishta (mal me gur).Në malin e Gurishtës jan edhe dy përmendore të dëshmorëve: Shefki Thaqi(nga Rogova e Hasit) dhe Enver Duraku nga Krusha e Madhe, të rënë në vijën e frontit. Aty akoma mirë dallohen istikamet e hapura para dhjetë vjetëve.
![]() |
Lapidari i Dëshmorëve |
Nga Gurishta vërehen si në pëllëmbë të dorës fushat e malet, kodrat, arat, luginat , vreshtat e fshatit, që mërgimtari i viteve të nëntëdhjeta nga malli i që kishte për vendlinjen, iu dërgonte përshëndetje me rime të përshtatura:
Nga larg iu përshëndes juve
Fusha, livadhe e gurina
Kodra , male e lugina
Pra, nga larg e përshëndes:
Parafeten e Gurishtën,
Butien e Pojatishtën,
Çukën e Shkozën,
Rrihnën e Bokën,
Mrizet e Bucinat,
Grapin e Rrezinat )
![]() |
Pamje e fshatit nga Parafet |
Sot fshati Iliron ka një pamje krejtësisht ndryshe.Banorët kan edhe një jetë krejtësisht ndryshe sikur ma parë, ka të gjitha kushtet e një fshati me standarte bashkëkohore, shiriti i asfaltit që e lidh me magjistralen,nëpër fshat të gjitha rrugët e shtruara me kubëza betoni, ujësjellsin, kanalizimin, shtëpin e kulturës, lokalet e shtëpisë së shëndetit, për të mashuarit objektin fetar-xhamin, etj.të gjitha këto janë rregulluar në mënyrë vullnetare, prejashtim shiritin e asfaltit e kanë komplet dhuratë nga Ministria e Transportit e drejtuar nga zoti Limaj.Autobusi qarkullon disa herë në ditë,fal teknikës së përparuar të kompjuterizmit, gati çdo e dyta shtëpi është e lidhur me internet.
Fshati ka disa shitore të konsumit të gjërë, ka edhe internet kafe,bilardo, në lokalet e të cilave takuam disa të rinjë,ndër ta edhe shumë emigrant-gurbetqar të cilët kishin ardhur ti kalojnë pushimet verore në fshatin e tyre.
![]() |
Mergimtar nga Austria,Italia, Zvicrra,Gjermania, para lokalit KIA |
Të pranishmëve që i takova në në terasen e lokalit KIA,iu bëra një pytje: se çka iu mungon tjetër në fshat?Njëri nga të pranishmit si në humor u përgjegj:” n’a mungon një pishine dhe palestër sportive !”, disa qeshen, mirpo aty për aty kuptuam se një bashkëfshatar i tyre, i cili punon diku në perëndim ka vendosë që në këtë drejtim të investojë kapitalin e vet në fshatin e lindjes në Iliron.
Me të gjitha këto kushte të mira , aktiviteti kulturor edhe sportiv këto vitet e fundit është i zbehur.Dikur aktiv e kan pasur SHKA “Luigj Gurakuqi”, e cila në vitet e 90-ta ishte e mirëpritur kudo që paraqitej nëpër Kosovë.E kishin edhe klubin e futbollit, KF“Kosova”, ku garonte në vitet më të vështira në ligën e tretë futbollistike të Kosovës, para luftës së fundit, dhe në dy sezone edhe pas luftës. Këto aktivitete tani mungojnë , edhe për arsye të mjeteve por edhe në munges të rinjëve të cilët kan migruar në vende të ndryshme. Ndërsa tani kan filluar të kthehen jo vetëm në formë individuale, po edhe familjet që dikur e braktisen fshatin për kushte të vështira jetësore.
Ndahemi nga Ilironi,i cili dikur ishte një fshat i anashkaluar, e sot ka një pamje krejtësisht të ndryshuar.Gushti ishte muaji i shumë dasmave, fejesave, gazmendëve e ahengjeve të ndryshme, sepse në këtë muaj ishin prezent edhe shumë emigrant (nga Italia,Sllovenia,Zvicëra,Gjermania, Austria, etj)nga ky fshat. Fitohet përshtypja se këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza, këngën:”Kan ardh lulet nga gurbeti”i kushtohet të rinjëve gurbetqar nga ky fshat.Tanimë në Iliron, nuk ka të rinjë të pa punë (kuptohet ata që jan të interesuar)!Tanimë (jo sikur dikur që iu mohohej e drejta e punësimit banorëve të këtijë fshati!?) nga ky fshat ka të punësuar në administratë,polici, ushtri, qeveri, etj.edhe ate në poste me përgjegjësi.
E përfundojm këtë reportazh,duke i uruar: Zoti i bekoft , banorët, dhe të gjithë ata që kan ndikuar në ndryshim kushteve dhe jetës në këtë fshat!
Komentoni
Artikuj te tjere
Llemadeo: Emocione te Artistes shqiptare ne skenat Gjermane…!
Milazim Kadriu: Reportazh nga Liqeni i Batllavës
Këze (Kozeta) Zylo: Në Bronx të New Yorkut, një rrugë merr emrin e Nënë Terezës
Ilir Sefaj: Dhe u nisëm…!
Nga jehona e xhirimeve të TV të Kosovës në Bukuresht
Albert Zholi: Një dasëm e rrallë çame në Xhafzotaj
Blerim Rrecaj: Marashi një kënd i freskët i Prizrenit
Asllan Dibrani: Perspektiva gjeostrategjike e bregdetit shqiptar për turistet e huaj
Anton Marku: Shënime nga Auschwitz-i
Zef Ndrecaj: Fqinjët e mallkuar
Suela Furriku: Tallava në plazh
Xhenc Bezhi: Djepi i kulturës dhe fëmijët e përbuzur
Alma Papamihali: Kur gjuha shqipe, triumfon mbi çdo gjuhë tjetër...?
Shkrimtarja Vilhelme Vranari (Haxhiraj) vlerësohet në Prizren...
Milazim Kadriu: Reportazh nga fshatrat e Grykës së Llapit
Rozi Theohari: Shoqata Mjekësore Shqiptaro-Amerikane organizoi ceremoninë presidenciale
Njazi Fejzo: Liqeni kurues i Shënepremtes
Milazim Kadriu: Përpellaci fshati në të cilin nuk jeton më njeri
Blerim Rrecaj: Nga ditët verore të Durrësit 2009
Sokol Demaku: Perla e Adriatikut dhe Jonit janë thesarë të cmushëm të shtetit shqiptar