Udhëpërshkrim
Blerim Rrecaj: Disa orë në Pejë
E enjte, 01.10.2009, 07:38 PM

Disa orë në Pejë
Ditë me diell edhe vjeshtë. Nisemi drejt qytetit të Pejës nga stacioni i autobusëve në Prishtinë me qëllim t'i intervistojmë dy njerëz për dy intervista. Gjatë këtij udhëtimi do të shohim pos të tjerave edhe punimet në rrugën Fushë Kosovë-Sllatinë-Komaran. Do të shohim dhe fshatra të gjelbëruara me shtëpi të bukura. Ndihemi mjaft komod në autobus ndonëse bileta për një person në një drejtim është katër euro. Mbërrijmë në Pejë dhe nisemi drejt qendrës së këtij qyteti. Ka kohë që s'paskemi qenë këtu. Do të na kujtohet vetëm ndonjë ekskursion dhe ka sigurisht që vijmë këtu pas pesë-gjashtë vitesh, a kushedi sa kohë mund të ketë kaluar. Pastaj flasim për liri lëvizjeve. (Për të m'u kujtuar atë që e shkruajta dikur: Me biletë autobusi bëj aeroplan/E hedh në ajër/ E gëzohem si fëmijë.) Peja na duket e hijshme dhe e bukur. Me mjaft njerëz dhe me mjaft hapësirë dhe gjelbërim. Me disa rrugë që do të asfaltoheshin për të na kujtuar titulli i një shkrimi që e pate përmendur që me sa di nuk e pate shkruar e që ishte: "Rrugët e zgjedhjeve". Nga bjeshkët e mëdha e madhështore rrëshqiste një freski që ia shtonte cilësinë ajrit dhe e bënte atë më të lehtë. Do të më kujtohej thënija e një pejani mërgimtar që pat deklaruar se Peja është "oksigjeni im" dhe tash këtë tash do ta ndjej edhe unë. Ulemi në parkun e bukur të qytetit pasi që s'ishte e shkruar të kryejmë punët për të cilat u nisëm. Dhe bisedojmë e vështrojmë njerëzit që ndodhen këtu por edhe ata që shëtisin e kalojnë atypari. Duket si ditë feste dhe këto lëvizje na duken elegante, krenare e jo të "egra" si të njerëzve të kryeqytetit, themi derisa bisedojmë. Kështu mund të na duket mbase...Njerëzit ecin lëvizin qoftë me këmbë a vetura, në kahje e drejtime të ndryshme e ne të dy dukemi pak si të huaj dhe pak si të huaj na duken këta njerëz. E ndjejmë se pak po lëvizim nëpër atdheun tonë dhe për këtë s'dijmë kujt t'ia hedhim fajin. "Peja ime zemër dragoi/Ma shuan etjen por si kroi..."- këndonte një këngëtar dikur. Kishte të drejtë. Ajo na e shuajti etjen, por etja do të na marrë përsëri...
Komentoni
Artikuj te tjere
Fatos Baxhaku: N‘Bajrak të Rrjollit
Tefik Selimi: Artisti që po e pushton botën...
Edval Zoto: Izraeli, një portë e hapur për shqiptarët
Rozi Theohari: Në përvjetorin e parë të Shoqatës Mjekësore Shqiptaro-Amerikane
Vullnetarizmi, ky gjest fisnik i shoqërive të civilizuara...
Reportazh nga Beqir Cikaqi - Ilironi
Llemadeo: Emocione te Artistes shqiptare ne skenat Gjermane…!
Milazim Kadriu: Reportazh nga Liqeni i Batllavës
Këze (Kozeta) Zylo: Në Bronx të New Yorkut, një rrugë merr emrin e Nënë Terezës
Ilir Sefaj: Dhe u nisëm…!
Nga jehona e xhirimeve të TV të Kosovës në Bukuresht
Albert Zholi: Një dasëm e rrallë çame në Xhafzotaj
Blerim Rrecaj: Marashi një kënd i freskët i Prizrenit
Asllan Dibrani: Perspektiva gjeostrategjike e bregdetit shqiptar për turistet e huaj
Anton Marku: Shënime nga Auschwitz-i
Zef Ndrecaj: Fqinjët e mallkuar
Suela Furriku: Tallava në plazh
Xhenc Bezhi: Djepi i kulturës dhe fëmijët e përbuzur
Alma Papamihali: Kur gjuha shqipe, triumfon mbi çdo gjuhë tjetër...?
Shkrimtarja Vilhelme Vranari (Haxhiraj) vlerësohet në Prizren...