E enjte, 01.05.2025, 05:46 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Sokol Demaku: Valbona dëshironë të jetë mësuese në Suedi

E premte, 30.10.2009, 07:57 PM



VALBONA DËSHIRONË TË JETË MËSUESE EDHE NË SUEDI


Nga Sokol DEMAKU

Akademia për të huaj tani është në kulmin e punës së saj. Në cdo semestër përfshinë përafërsisht 20 akademikë emigrant me një vit trajnim.
Këtu të huajt  do marrinë edhe njohurive të reja akademike, por se përmes kesaj akademie një individ merr kompetenca shtesë bazuar në programin individual me trajnime relevante për aftësitë e tija gjuhësore.
Ideja e akademisë është që tu ofrojë emigrantëve një sfond akademik për rritjen e besimit dhe tu mundësoj një rrugë për në vendin e punës.
Akademia për të huaj e cila funskionon ne kuadër të Shkollës së lartë në Borås është një projekt madhor kombëtar, i cili u mundëson pra ardhacakëve të zotërojnë sa më shpejtë gjuhën suedeze dhe tu tregojë rrugët e jetës apo me mirë të themi të punësimit. Pra ua bënë të mundur te huajëve që të njihen me tëre ate cka tregu i punës dhe sistemi i arsimit të lartë u ofron në Suedi.
Pra qellimi dhe puna krysore e saj është për të integruar të huajt në vendin e punës në kuadër të bashkepunimit me Zyrën e Emigracionit dhe IFS (Shoqata Nderkombëtare e Sipërmarrësve në Suedi), Entin e Integrimit dhe ente e institucione tjera relevante.
Që nga vjeshta e ketij viti në kuadër të saj funskionon edhe kursi per gjuhën suedeze ”Sudishtja për të huaj” në bashkepunim me Arsimimin per të rritur në Borås. Këtë kurs në kuader të kesaj Akademie tani janë duke ndjekur mbi 15 akademik nga vende të ndryshme të cilët kanë marrë lejen e qendrimit në Suedi.
Gjatë kesaj jave ne ishim në vizitë në Shkollën e lartë në Borås dhe në bisedë e sipër me këshilltarin per student Majid Jafar mësuam se në këtë Akademi vijojnë mësimet edhe akademik shqiptar nga trojet tona të cilët kanë marrë lejen e qendirmit në këtë vend.
Në ketu takuam Valbona Jonuzi, e cila është ketu në Borås qe dy vite. Ajo vjen nga qyteti i minatorëve në Kosovë, pra nga Mitrovica. Atje ajo ka studjuar në Universitetin e Prishtinës Gjuhë dhe letersi, pastaj ka punuar si arsimtare e Gjuhës në Gjimnazin ”Frank Bardhi” po ne ketë qytet.
Edhe këtu Valbona është e interesuar që të punojë me fëmijë pra të vazhdoj me profesionin e mësueses. Kështu që pasi ajo jeton dhe vepron në Borås ka dëgjuar se në Shkollën e lartë të ektij qyetit funskionon Akademia për te huaj ku edhe është drejtuar në këtë Shkollë të lartë ku ka marrë inforamcionet e duhura dhe qe nga semstri pranveror 2009 ajo është këtu në akademin për të huaj. Në fillim ajo ka ndjekur kursin e gjuhës SFI Suedishtja per të huaj ndersa tani vijon një kurs në cilin ndjek mësimet në kursin e SvA(Suedishtja A) dhe SvB(Suedishtja B) pastaj Njohuri mbi shoqërinë ku permes ketyre kurseve te gjithë ata akademik që vijojnë në to do perfeksjonojnë gjuhën suedeze dhe do njihen me rregullat e jetës dhe shoqërisë suedeze, pastaj do njihen me rregullat e punës, punësimit që janë shumë të rendësishme për një të ri të ardhur në një vend të huaj.
Valbona thot se është e kënaqur me ate cka ka arritur këtu në këtë Akademi në kuadër të Shkollës së lartë në Borås dhe porositë bashkëkombasit akademik që nëse ata duanë që sa më shpejtë të inkuadrohen në rrjedhat e jetës dhe të tregut të punës të lajmerohen në këtë Akademi në kuadër të shkollës së lart ketu në Borås, ku ata do marrin informacionet e duhura lidhur me ate se cka ata duhet të bejnë që edhe ata të jenë pjese e saj këtu.
Valbona ka në plan që pasi të përfundoj me kursin që eshtë duke ndjekur të vazhdojë me kompletimin e kualifikimit nga vendlindja në menyrë që mos të ketë pengesa në punësim , pasi që kushtet janë dhe i Është dhenë mundësia.

Ajo mendon që në semstrin e vjeshtës pasi të ketë perfunduar këtë kurs ketu oset ë vazhdoj po në Shkollëne  lartë në Borås në degën e mesusisë ose në Unievsitetin në Geteborg.
Pra dëshira ime është të bëhem mësuese edhe këtu në mergim, në Suedi tu jap dije fëmijëve të bashkëkombAsve të mi.
Qe fëmija ta ruajnë kulturën, gjuhën dhe traditën shqiptare, mendoj se kjo eshtë shumë me
rëndësi jo vetëm për mua por për cdo prind.


(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx