Udhëpërshkrim
Petraq J. Pali: Nje dite e diel, ne shtepine "magjike" te shoqates “Bijte e Shqipes” ne Filadelfia
E hene, 02.11.2009, 11:00 PM
Prof. Anastas Dodi |
Nga Petraq J. Pali
Si gjithmone edhe sot shtepia me e madhe e Shqiptareve te Amerikes “Bijte e Shqipes” e cila eshte nje bujtine Shqiptaresh ne token e premtuar, kishte strehuar ne strehen e saj te dashur dhe te embel, shume bashkekombas.
Shume prej ne,shqiptareve ne mbare Ameriken qe kemi vizituar kete qender te madhe kulturore, patriotike dhe kombetare, dhe kemi mare pjese ne aktivitete te ndryshme te saj jemi lidhur me te pazgjidhshmerisht. Atje, na duket vetja se jemi tamam ne Atdhe, mbasi ajo strehez eshte Shqiptare..!
Nuk dua qe ne keto pak rradhe te pershkruaj per aktivitetin e kesaj “shtepie”Magjike, desha qe telegrafisht te krijoja per ju nje imazh…te thjeshte dhe miradashes.
Keshtu do ta quaja,”Magjike” per vete faktin se aktiviteti, puna, rendesia,pesha qe ngre kjo shoqate ne ate “shtepi “ per gjitha komunitetet Shqiptare ne mbare Ameriken eshte jo vetem ne shkallen siperore, por e pa arritshme dhe eshte e konsoliduar per arsye se atje eshte nje copez Atdhe, ashtu sic eshte edhe godina e Perfaqesise Diplomatike ne Washington.
Ne te dya keto objekte ndjehesh tamam si ne Shqiperi, si ne vendin tend se eshte prone e Shqiptareve, dhe si e tille eshte e bekuar..
Eshte sinqerisht, nje vend i shenjte do te thoshja, kaqe i shenjte eshte, sa kohen kur je ne te per ato pak ore ose dite qe e viziton ate, ose mer pjese ne aktivitete te saj, ose kur ke lene takim me ndonje mik…clirohesh nga cdo lloj ngarkeses psikologjike, stressi i te qenurit larg memedheut, kur je aty, shumezohet me zero ankthi, merzia,qe mud te kete njeriu ne emigracion, me pak fjale e gjen veten plotesisht ne Atdhe.
Aty, Mbushesh me fryme !
Kam mare pjese shpesh here ne keto aktivitete qe ne kete “Shtepi Magjike”kjo shoqate me emrin e madh “Bijte e Shqipes” ka zhvilluar keto vite, dhe me thene te drejten jo jam befasuar, por jam shushatur nga dinamizmi,puna, kembengulja,sjellja,vetmohimi, sinqeriteti, bujaria qe “organizatoret”kane ditur qe kjo shtepi e thjeshte prone e ketij komuniteti te shndrohet ne nje force edukuese mbareshqiptare…per vete larmine e saj.Qofte nga akitivetet e medhaja kulturore, qofte nga shkolla Shqipe, apo organizimin e mitingjeve darkave tradicionale te festave kombetare, jane keta drejtues te ksaj shoqate qe na japin e na dhurojne kete miresi.
E te gjitha keto arrihen vetem me pune, vetem me kemengulje dhe me shume sakrifica.
Eshte nje “shtab”i nderuar me njeres te mire, me intelktuale te kompletuar. Me fisnikerine e tyre, ata e kane ndertuar po me thonjet e tyre, me mendjen dhe financimin e tyre, do te thoshja kane ndertuar nje mrekulli qe do tu sherbeje brezave shqiptare qe do te mergojne ne Amerike sot e me pas..
E kush nuk e njef Kryetarin e ksaj Shoqate, burrin plot sqime, publicistin dhe gazetarin, korrekt e cilesor, njeriun e mire z.Llazar Veron, Shkrimtarin e mirenjohur dhe te nderuar z.Vlashi Fili,Sekretarin e shoqates, z Sadik Elshani, z Ivzi Cipuri, z Viktor Furxhiu, z SuzanaVangjeli,z.Erbila Koka, z.Elvira Buda, Bashkim Berdufi… e dhjetra e dhjetra aktiviste qe e gdhijne duke ndertuar e rikonstuktuar kete shtepi per ta bere nje qender kulturore moderne e bashkekohore.
Ata, kane bere cdo lloj punimesh vete, mbasi fonde nuk kane,(me forcat e tyre kontribojne te blejne edhe materiale) kane shtruar pllaka, kane bere e veshur banja, kane bere shkalle e punime druri e ndertimi nga me te ndryshmet…rafte e lloj lloj punimesh.
Ata, sot na dhuruan nje gje te mdhe, nje gje me vlera te pa llogaritshme….!
Na ftuan, te Inaguronim Biblioteken, Biblioteken e kesaj Shtepie magjike, e cila kompleton sot plotesisht qellimin e “shtepise se shenjte”per te cilen edhe eshte ngritur..
Ne mbritem atje, per te mare pjese ne ceremonine e Inagurimit te kesaj Biblioteke e cila me nje vendim Unanim te Kryesise se ksaj Shoqate si edhe me sygjerimet e shume Intelektualeve Shqiptare ne vend dhe ne Diaspore, mbasi u propozua prej kohesh dhe u diskutua u vendos Emri i njerit nga titullaret dhe studjesit e gjuhes Shqipe me ne ze i cili ka nderuar jete po ne Filadelfia gati nje vit me pare,dijetarit te nderuar Prof. ANASTAS DODE.
Vec Inagurimit te Biblotekes se ksaj shtepie qe ishte me libra te dhuruara me Autore Shqiptare dhe te Diaspores por edhe me auore te huaj, do te mbahej sot edhe nje kumtse per Poetin e Madh Lirik “Llazar Gusho” (Lasgush Poradecin) i cili kete vit ka edhe njeqindedhjetevjetorin e Lindjes.
Salla ishte mbushur plot sa s’kishe ku te hidhje mollen, kishin ardhe per te mare pjese ne kete cermoni shume miq e te ftuar te ksaj shoqate nga shtete te tjera te Amerikes.
Fjalen e rastit e mbajti Sekretari ksaj shoqates, shkrimtari i nderuar z Vlashi Fili, i cili mbasi Uroi pjesemaresit, paraqiti edhe programin e ketij aktiviteti te 1 Nendorit 2009.
Ai, i dha fjalen poetit, Antar i SHHSHSHA,dhe aktivistit te ksaj shoqate z.Ivzi Cipuri i cili mbajti fjalen e perurimit te bibliotekes, duke speguar mbi punen dhe kontributin e antareve per ndertimin e saj !
Ishte z Llazar Vero me pas,i cili para se te jepte kumtesen per Poetin e madh Lirik “Te pa vdekshmin” Lasgush Poradeci, pershendeti dhe mirseardhi duke shprehur mirenjohje nje nga nje te ftuarit, Poetin Mhill Velaj N/kryetar i Shoqates Shkrimtareve Shqiptare te Amerikes, Poeten e mirenjohur z Iliriana Sulkuqi, Shkrimtaren e nderuar,te ardhur nga NYorku, publicisten dhe gazetaren Raimonda Moisu nga Hartfordi, shkrimtarin Petraq J.Pali nga Virxhinia, Publicistin Edmond Ismailati, z Arqilea Polo etj.
Ne kumtesen e tij z Llazar Vero, foli per madheshtine e Lirikut Shqiptar, Poetit me te shquar te shekullit te kaluar per shqiptaret, te madhin Lasgush Poradeci. Duke folur per vepren dhe krijimtarine e tij ne levrimin e letrave shqipe , z Vero, ne materialin e pregatitur citoi nje nga nje botimet e Poetit dhe citoi vargje dhe poezi te poetit, te cilat do te ngelen ne kujtese. Ai,interpretoi duke recituar vete disa nga Lirikat e Poetit.Nder te tjera ai, citoi edhe disa thenie per Lasgushin, nga njeres te shquar te letersise shqipe si shkrimtare brenda e jashte vendit,nga Ismail Kadareja, Koci Petriti , Driteroi e ndonje tjater duke e radhitur Poetin e madh nder pese poetet me te mire te Ballkanit per kohen e tij.
Po keshtu me pas z Iliriana Sulkuqi, mbasi pershendeti dhe falenderoi per ftesen diskutoi rreth aktivitetit te ksaj shoqate dhe rendesine e madhe te celjes se ksaj biblioteke, vlerat qe do te kete sot dhe ne cdo kohe. Te dhurosh nje liber ketu tha Poetja, eshte njesoj sikur te hapesh nje dritare me reze drite me shume Shqiperise .
Z Sulkuqi kishte dhuruar nje fond te madh me libra me pare te saj dhe te autoreve te tjere, Me pas Ajo,recitoi dy poezi te saj qe benin fjale per Poetin e madh “Llazar Gusho” (Lasgush).
Z.Mhill Velaj, i emocionuar ne kulm duke shprehur mirenjohje per te gjithe shoqaten, falenderoi te gjithe ata qe kontribuan qe u ndertua kjo biblioteke e bukur,e cila do t’ju sherbeje shqiptareve dhe brezave ne shekuj.
Z Sadik Elshani, njeri nga titullaret e kryesise ,me mjaft art recitoi nje poezi te thurur vete per Poetin kombetar Lasgush Poradeci.
Aktori, dhe artisti kosovar z Shaban Lajci dha nje cfaqje te bukur arti, me nje gjethe molle ne goje leshoi tinguj dhe melodi te kendsheme…patriotike, e me pas ai recitoi dy poezi per Flamurin dhe per Shqiperine.
Ne vazhdim,te ketij aktivitet, recituan disa djem e vajza,femije te shkolles Shqipe,“Bijte Shqipes” te cilet i dhane salles nje gjalleri te pa pare.
U lexuan disa nga dhjetra pershendetje qe kishin ardhe me kete rast nga te ftuar qe nuk mund te mernin pjese per shkaqe obkektive..
Z Llazar Vero lexoi pershendetjen e Shkrimtarit te nderuar Naum Prifti mik i ksaj shoqate.
Zonja, SuzanaVangjeli,njera nga aktivistet e palodhura te ksaj shoqate lexoi pershendetjen e njerit nga korifejte e letrave shqipe te sotem, artistit, shkrimtarit, publicistit, regjizorit dhe kritikut letrar me ne ze te kohes z Fatmir Terziu, nga Londra, drejtuesit dhe botuesit te Revistes mbareshqiptare ne Diaspore “Fjala e Lire”.Ne letren e tij z Terziu, vleresoi dhe falenderoi punen e madhe te ksaj shoqate si edhe te dy drejtuesve kryesore te saj z Vero dhe z Fili.
Zonjusha Erbila Koka, lexoi pershndetjen e shkrimtarit, publicistit e gazetarit z Aleko Likaj, nga Franca i cili e quajti kete eveniment te rralle dhe me plot vlera. Te krijosh nje biblioteke te tille ne mergim do te thote, thoshte nder te tjera z Likaj se ke aritur plotesisht te njohesh vete veten.
Biblioteka eshte nje gur i cmuar brilanti ne duart e atij komuniteti. Ju Lumte !
Disa nga pershendetjet, per ceshteje kohe, u lexuan vetem emrat e dergusve te cilet ishin te shumte brenda dhe jashte Amerikes..
Zonja Ksanthipi Dode, ishte ajo, qe me pershendetjen e saj ne emer te familjes, falenderoi gjithe shoqaten dhe Kryesine per nderin qe i bene mbas Vdekjes se bashkeshortit te saj, mesuesit dhe hartuesit te shume tekseteve, dijetarit dhe studjuesit te gjuhes shqipe z Anastas Dode, duke e pagezuar kete Bibliotek me emrin e tij.
Ajo, pershendeti pjesmaresit dhe te ftuarit per kete eveniment te rendesishem te ksaj shoqate dhe Falenderoi ne emer te familjes per nderin e madh qe Ju be,shqiptareve dhe familjes !
Salla, u ngrit ne kembe dhe mbajti nje minute heshtje pr Prefesorin e nderuar ANASTAS DODE, emrin e te cilit e mer kjo biblioteke sot !
Ne mbyllje, z Vlashi Fili se bashku me z Krisanthi Dode prene shiritin e perurimit te Bibliotekes.
Njerezit dhe pjesemaresit e vizituan sallen e bibliotekes dhe rafet e saj te mire ndertuara plot shije dhe estetike te cilat ishin mbushur me libra sipas gjinive letrare dhe shkrimtareve, nga duart e florinjta te antareve te saj qe kontribuan e kontribojne qe kjo strehez “magjike”te shndrohet ne nje foleze per gjithe shqiptaret e Amerikes.
\ Ne Podium ne tavolinen kryesore ishte nje fotografi e te ndjerit z Dode, duke shkruar mbi fletore..
Me pas nga amvisat e ketij komuniteti u shijuan nga te pranishmit gjellerat karakteristike shqiptare, mish, byreqe,petulla,fruta, embelsira e pije sipas deshires.
Mbremja kaloi ne nje atmosfere magjike ne shtepine tone magjike dhe me te zotet “magjike”te shtepise te shenjte !
Gjat, gjithe aktivitetit u bene fotografi te shumta dhe u zhirua ne Vidio-Kamer.
Faleminderit
pJp...
1 nendor 2009 ne Philadelfia/USA
Komentoni
Artikuj te tjere
Sami Islami: Glasgou qytet me kulturë të veçantë
Sokol Demaku: Valbona dëshironë të jetë mësuese në Suedi
Pierre-Pandeli Simsia: Në festën e madhe të Letërsisë Shqipe në Michigan
Fatos Baxhaku: Histori në vendin e Shën Gjergjit
Pal Sokoli: Harmonia e shpirtit gjeti shtigjet e dritës
Sabit Idrizi: Po e lëshuan Ceraja, u shemb Shala
Milazim Kadriu: Fshati në të cilin u ngrit Flamuri kombëtar...
Fatos Baxhaku: Në Shpatin e Poshtëm
Blerim Rrecaj: Disa orë në Pejë
Fatos Baxhaku: N‘Bajrak të Rrjollit
Tefik Selimi: Artisti që po e pushton botën...
Edval Zoto: Izraeli, një portë e hapur për shqiptarët
Rozi Theohari: Në përvjetorin e parë të Shoqatës Mjekësore Shqiptaro-Amerikane
Vullnetarizmi, ky gjest fisnik i shoqërive të civilizuara...
Reportazh nga Beqir Cikaqi - Ilironi
Llemadeo: Emocione te Artistes shqiptare ne skenat Gjermane…!
Milazim Kadriu: Reportazh nga Liqeni i Batllavës
Këze (Kozeta) Zylo: Në Bronx të New Yorkut, një rrugë merr emrin e Nënë Terezës
Ilir Sefaj: Dhe u nisëm…!
Nga jehona e xhirimeve të TV të Kosovës në Bukuresht