E enjte, 24.07.2025, 10:11 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Ahmet Ahmeti: Në Änglholm të Suedisë u kremtua ''28 Nëntori'', Dita e Flamurit

E shtune, 05.12.2009, 08:55 PM



Änglholm Suedi, 28-11-2009       


NË ÄNGELHOLM TË  SUEDIS U KREMTUA
                          ”28 NËNTORI” DITA E FLAMURIT

28 Nëntori ditë e gërshetimeve të rëndësishme kombëtare.

Në praninë e 300 pjesëmarësve dhe në një atmosferë festive, me rastin e ”28 Nëntorit“ ditës së Flamuurit kombëtar dhe  pavarësisë së Shqipërisë, Shoqata Kulturore Shqiptare (SHKSH) “Nëna Terezë“në Ängelholm të Suedis, së bashku me bashkatdhetar me banim të përkohshëm të kësai komune, organizoi një manifestim kulturo-artistik, i përgaditur nga koreografi i njohur dhe i talentuar z. Ahmet Ahmeti, njëherit edhe sekretar i shoqatës së lartpërmendur. Programin festivë e shpalli të hapur,moderatoria e këtij programi festiv Albulena Sogojeva, e cila në fillim përshëndeti të gjithë të pranishmit, duke u’a uruar festën e Flamurit kombëtar si njëra ndër datat më të rëndësishme të Kombit Shqiptar.

Modratorja e këtij programi festiv Albulena Sogojeva, në vijim njoftoj të pranishmit për programin e pregaditur për ketë mbrëmje: sante në program i kemi disa valle kombëtare, pastaj
 me këngën ”Hajt”të Kaltrina Selimit,  do të na prezenton voglushja e talentuar Dafina Berisha.Vallen “Pavarsisë”,vallen”Shota”dhe vallen e ”Rugovës” do ta prezentojn valltarët e kësaj shoqate nën udhëheqjen e koerografit Ahmet Ahmeti, pastaj do të vazhdojm me  programim muzikor, me këng dhe valle popullore deri në orët e  mesnatës, me solistët tanë të njohur siq janë:  z. Robert Hoti, znj. Majlinda Kryeziu  dhe orkestri muzikor z.Naim Veseli.               

    Tani kemi nderin që për një fjalë rast për nderë të  “28 Nëntorit”ditës së Flamurit kombëtar dhe Pavarsisë së Shqipërisë ta merrë fjalen  z.Rrahman Rrahmani kryetar i Shoqates Kultorore Shqiptare ” Nëna Terezë”në Ängelholm,si dhe sekretar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë Dega në Suedi.

 z. Rrahman Rrahmani,së pari uroi të pranishmive festën e “28 Nëntorit“ Diten e Flamurit kombtar dhe festën e “Kurban Bajramit” në emrin e tij personal, në emër të kryesisë së (SHKSH) në përbërje:z.Rrahman Rrahmani kryetar, z.Ahmet Ahmeti, sekretar ,z. Hajdin Selaci,arkëtar z.Robert Hoti dhe  z.Behar Popova anëtarë të Kryesisë,                                             

z.Rrahmani në veqanti  përshëndeti dhe  uroi festen e Flamurit dhe festen e Kurban Bajramit: veprimtarit të dalluar për qështje kombëtare, z. Hysen Ibrahimi kryetar i L.D.të Dardanisë Dega në Suedi,njëherit edhe autor i librit më të Ri të tij” KOSOVA  NË ZEMRËN E MËRGATËS NË SUEDI”. Arsimtarët të cilët punojn me mësim plotësues në gjuhë shqipe z.Osmon Ahmetgjekai dhe z.Xhevat Isufi. Stafin e Radio Shqiponjes i udhëhequr nga të rinjët: z.Lulzim Meholli,z.Fevzi Hasani dhe z.Visar Bejtullahu, një Radio mjaft e popullarizuar dhe e përcjellur nga mërgata shqiptare, këtu në Skone të Suedis, si dhe solistët e kësaj mbrëmje:z.Robert Hoti. znj.Majlinda Kryeziu dhe orkestrin muzikor z.Naim Veseli.     

z.Rrahmani ndër të tjera tha: Data 28 nëntor, ngërthen në vete disa periudha të rëndësishme historike  të shqiptarëve kudo që ata jetojnë. Pa këtë datë, nuk do të kishte kuptim, as vet historia e jonë, e tashmja dhe e ardhmja. Kjo datë, përbën thesar vlerash, e mbushur me ngjarje interesante e kuptimplote të kombit tonë,  përgjatë etapave të ndryshme në të cilat kemi kaluar. Në 28 nëntorin e vitit 1443 Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, ngriti flamurin në kalanë e Krujës. Po në të njëjtën  datë, pas 469 vjetësh,në 28 nëntorin e 1912-tës, diplomati i shquar, Ismail Qemaili,së bashku me diplomat shqiptar të të gjithave trojeve,si dhe me luftëtarin tonë të njohur Isa Boletinin e rishpalosen Flamurin e Skenderbeut dhe njoftuan botën, se Shqipëria dhe shqiptarët u bënë të lirë dhe të pavarur.
Po në të njëjtën datë, pas 512 vjetësh, kur qe  ngritur  flamuri në Krujë, dhe pas 43 vjetësh, kur qe ngritur  flamuri në Vlorë, më 28 nëntor të vitit 1955, Zoti deshi, që në mesin e shqiptarëve, në fshatin Prekaz , të lindte një njeri i shenjtë. Zoti fali udhërrëfyesin e së ardhmes sonë, fali njeriun, që para jetës dhe të mirave personale, dhe  familjes së tij, vuri shpëtimin e popullit  nga rreziku  i zhdukjes kolektive. Ishte pra, Adem Jashari, që u lind në këtë datë, njeriu që  doli në ballë të procesit për çlirimin e atdheut tonë.
 Se sa e madhe është kjo datë, se sa rëndësi ka, tregon  vet  kronologjia e  ngjarjeve të kësaj date.
          Të nderuar pjesëmarrës,
    Kosovës, përveç 28 nëntorit, i është shtuar edhe një datë tjetër po aq e rëndësishme. 17 shkurti i vitit 2008, kur Kosova shpalli veten, “Republikë të pavarur dhe Sovrane”.
Këtu patjetër dua të ju kujtoj ideatorin e formimit të shtetit më të Ri në botë ish presidentin e parë historik dhe shpirtror dr.Ibrahim Rugova,i cili me politiken e tij paqësore, depërtoi në thellsi të botës perendimore dhe në SHBA-së duke i bindur se Kosova meriton Pavarsin e sajë.Gjithësesi se një mbështetje të madhe kësaj filozofije i dha edhe Nëna shqiptare që quhej Nëna e tërë botës së qytetruar siq ishte “Nëna Terezë”ose “Gonxhe Bojaxhiu”,që ne me krenari e mbajmë emrin e shoqatës sonë kulturore shqiptare “Nëna Terezë” këtu në Ängelholm të Suedis.
  Pas 17 shkurtit 2008 e këndej, kanë ndodhur 63 njohje ndërkombëtare. Që do të thotë se nuk janë pak, por me një angazhim më të madhë të institucioneve të Kosovës,me siguri se do të kishim një numër më të madh të njohjeve.  
      Megjithatë, ne duhet të jemi optimistë. Tani Kosova ka krijuar miqë të vërtetë, ka siguruar mbështetje serioze ndërkombëtare, sidomos prej SHBA-ve, dhe pjesës më të madhe BE-së. Është thënë shpesh, e as nuk është e tepërt ta përsërisim, se kthim prapa nuk ka dhe nuk do të ketë. Kosova tani është shtet, Kosova ka kapacitete për të
garantuar perspektivë të sigurt, për të gjith qyqtetarët e saj.
     Dhe në perfudim
Kremtimi i 28 nëntorit dhe datave të tjera të rëndësisë së veçantë, tregojn respektimin për të kaluarën tonë të lavdishme, duke respektuar vlerat, respektojm vetveten tonë, të tashmen dhe të ardhmen.
Zoti e bekoft Shqipërin dhe pavarsin e saj. Zoti e bekoft Kosoven dhe pavarsin e saj. tar kudo që ndodhet ai.Zoti i bekoft SHBA-së,popullin suedez dhe miqtë tanë kudo që ndodhen,përfundoi z.Rrahman Rrahmani.

Programi fillojë  me vallen e pavarsisë,e cila u interpretua nga valltarët e shoqatës dhe  e udhëhequr nga koerografi Ahmet Ahmeti.Kjo valle çfaqi emocione të jashtzakonshme në publikë, i cili e  mirëpriti vallen me duartrokitje frenetike dhe ngriti të gjithë të pranishmit në këmbë.
Programi festiv vazhdojë me vallen Shota dhe me vallen e Rugovës të cilen e interpretuan me mjafë sukses valltarët e kësai shoqate të udhëhequr nga Ahmet Ahmeti, Bashkim Shala, Sali Krasniqi, Besim Ibishi, Mërgime Popova Albulena Sogojeva, Endrit Berisha, Mërgim Meholli, Labinot Popova, Valon Ibishi, Blerina Ahmeti, Alban Sogojeva,Arlinda Fejzullahi dhe Linda Popova. Me këngën ”Hajt”të Kaltrina Selimit, na këndoi voglushja e talentuar Dafina Berisha e cila u mirëprit nga të pranishmit me duartrokitje.
Por duhet theksuar se më madhështore këtë mbrëmje e bëri prezenca e ansamblit të valleve të Shoqatës Kulturore shqiptare ”Nëna Terezë”në Ängelholm, me në krye  koreografin e valleve të këtij ansambi Ahmet Ahmeti.
Me të rinjtë dhe të rejat shqiptare,me bashkombas nga ky qytet, kemi  një bashkëpunim të shkëlqyeshum,dhe ne së bashku ia dalim të organizojnë manifestime të ndryshme kulturore, në perkujtim të datave të rëndësishme historike të popullit tonë.
Qëllimi ynë thotë z.Hajdin Selac antarë i kryesis së shoqatës është që mërgata shqiptare të jetë e bashkuar dhe të punohet sa me shumë në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, kulturës dhe traditës sonë kombtare.
Pastaj festa e Flamurit dhe Kurban Bajramit vazhdoi me  programim muzikor, me këng dhe valle popullore,deri në orët e  mesnatës, me solistët tanë të njohur siq janë:  z. Robert Hoti, znj. Majlinda Kryeziu  dhe orkestri muzikor z.Naim Veseli.               

Me kaq përfundoj programi i manifetimit të “28 Nëntorit” ditës së Flamurit kombëtar.

Në emër të SHKSH-së "Nënë Tereza"
       Ahmet Ahmeti, Sekretar.





(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx