Udhëpërshkrim
Arif Molliqi: Bashkatdhetarët tanë në Hamburg e festuan 28 Nëntorin
E enjte, 03.12.2009, 08:50 PM

FESTA E 28 NËNTORIT- ËSHTË FESTA MË E MADHE KOMBËTARE
Nga Arif Molliqi
Sot kur e përkujtojmë këtë datë historike, kemi arsye të gëzohem, por edhe të hidhërohem. Kemi arsye të gëzohem sepse pikërisht me 28 Nëntor 1912, u shpall pavarësia e Shqipërisë, kurse kemi arsye të hidhërohemi sepse më këtë pavarësi gjysma e trojeve shqiptare, mbeten nën pushtimin e sllavëve, nën pushtimin e hienave greke.
Në një ambient festiv, të dekoruar me simbole kombëtare, mbrëmë në Hamburg, organizua nga Klubi Shqiptar “Verrat e Llukës”, bashkatdhetarët tanë ishin tubua ta festojnë 28 Nëntorin, festën tonë më të madhe kombëtare. Mbrëmja si zakonisht u hap me antonimin e himnit kombëtar për të vazhduar me programin e paraparë festiv.
Në fillim të pranishmëve u foli kryetari i klubit z. Haxhi Dervishaj, i cili mes tjerash tha; Para 566 vitesh i madhi Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, në kalanë e Krujës ngriti flamurin tonë kombëtar, ngriti flamurin e Kastriotve. Skënderbeu, jo vetëm që simbolikisht ngriti flamurin tonë, por për 25 vite e mbrojti gjenin e kombit tonë në një luftë të pabarabartë më ushtritë osmane, në një luftë të egër me sllavët e Karpateve që gjithmonë e sulmonin pabesisht pas shpine. Skënderbeu u mbrojt edhe nga tradhtitë e Venedikut dhe Romës që aq shpesh i premtuan ndihmë, e ndihmë kurrë nuk i afruan...Jemi mbledhur këtu, vazhdoj kryetari i klubit,- ta përkujtojmë edhe Vlorën heroike të plakut mjekërbardhë Ismail Qemailit, e të trimit kosovarë Isa Boletinit të cilët pikërisht me 28 Nëntor 1912, në Vlorë shpallën pavarësinë e Shqipërisë, shpallën shtetin e parë shqiptarë pas pesë shekujsh. Sot kur e përkujtojmë këtë datë historike, kemi arsye të gëzohem, por edhe të hidhërohem. Kemi arsye të gëzohem sepse pikërisht me 28 Nëntor 1912, u shpall pavarësia e Shqipërisë, kurse kemi arsye të hidhërohemi sepse më këtë pavarësi gjysma e trojeve shqiptare, Kosova, Kosova Lindore, Ilirida, Plava e Gucia, Ulqini, Tivari e Çamëria mbeten nën pushtimin e sllavëve, nën pushtimin e hienave greke.
Mirëpo, sot kemi edhe një arsye tjetër të festojmë, tha folësi tjetër z. Miftar Tahirsylaj, - sepse sot edhe Kosova po e feston këtë Nëntor e lirë, dhe se dyti, 28 Nëntori është festa e lindjes se komandantit legjendar Adem Jasharit i cili sëbashku me Sali Çekun dhe Zahir Pajazitin ja vuan themelet Ushtrisë sonë Çlirimtare. Komandanti Adem Jashari, solli kualitet të ri në filozofinë dhe mendësinë e shqiptarëve për jetën, atdheun, lirinë për nderin dhe dinjitetin e kombit. Rënia heroike e Adem Jasharit i dha shtytjen më të fuqishme mobilizimit, strukturimit dhe profesionalizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës....
Më pastaj mbrëmja kaloj në programin artistik, ku këngëtari Besnik Shuti për disa orë i argëtoj të pranishmit më këngë për Flamurin, për pavarësinë e Shqipërisë, për Skënderbeun, Ismail Qemailin, Isa Boletinin, Adem Jasharin, Sali Çekun, e për shumë heronj që dhanë jetën për çështjen tonë kombëtare.
Ndërsa e veçanta e kësaj mbrëmje ishte paraqitja e grupit të vajzave që me vallen “Vallja e pavarësisë” që në fillim e bën publikun për vete. Kostumografia dhe koreografia e lojës se tyre kishin një koloritet shumë tërheqës dhe gati-gati profesional. Loja e tyre e harmonizuar, energjike dhe plot gjallëri bën që disa herë publiku në sallë të ngritën në këmbë duke duartrokitur. Ishte kjo një befasi e këndshme që me lojën e tyre na sollën valltaret; Mërgime Shala, Erza Shehu, Liridone Shala, Doruntina Zeqiri dhe, Gaculina Ajazi. Paraqitja e tyre ishte një porosi e veçantë se, edhe fëmijët e diasporës shqiptare që gati janë harruar nga shteti amë, që injorohen nga pseudo intelektual dhe televizione shqiptare, ata dinë dhe mund ta kultivojnë folklorin, trashëgimin tonë kulturore dhe nuk e harrojnë gjenezën e tyre.


![]() |
Mërgimja, Erza, Liridona, Doruntina dhe Gaculina luajnë vallen “Vallja e pavarësisë” |
Komentoni
Artikuj te tjere
Vilhelme Vranari: Presidenti i Republikës dha një pritje me rastin e Ditës së Pavarësisë
Kujtim Mateli: Në ditët e Panairit Klik Ekspo Group në mjediset e Pallatit të Kongresit, në Tiranë
Gani Ismajli: Manifestimi i 28 Nëntorit në Kirchheim/Teck Gjermani
Sokol Demaku: Dita e Flamurit u shënua në mënyrë madhështore
Gjon Neçaj: Në vend të një reportazhi për Nikaj - Merturin
Agim Vuniqi: Edhe një sukses afarist i Korporatës shqiptaro-amerikane "Valbin"
Abas Fejzullahi: Dita e parë e mësimit plotësues në gjuhën shqipe
Ramiz Dërmaku: Jeni vëllau im, jemi të nji gjaku
Jeton Ameti:Pavarësia e Shqipërisë Etnike 28.Nëntor.1912.
Sokol Demaku: Poezia ka lexuesit e vet
Kujtime nga Panairi i XII-të i Librit “Tirana 2009”
Gjon Neçaj: Përkujtohet 65 vjetori i Brigadës 25 Sulmuese
Luan Xhuli: Homazh artistit Zef Lekaj
Petraq J. Pali: Nje dite e diel, ne shtepine "magjike" te shoqates “Bijte e Shqipes” ne Filadelfia
Sami Islami: Glasgou qytet me kulturë të veçantë
Sokol Demaku: Valbona dëshironë të jetë mësuese në Suedi
Pierre-Pandeli Simsia: Në festën e madhe të Letërsisë Shqipe në Michigan
Fatos Baxhaku: Histori në vendin e Shën Gjergjit
Pal Sokoli: Harmonia e shpirtit gjeti shtigjet e dritës
Sabit Idrizi: Po e lëshuan Ceraja, u shemb Shala