Udhëpërshkrim
Gjon Neçaj: Përkujtohet 65 vjetori i Brigadës 25 Sulmuese
E shtune, 07.11.2009, 08:13 PM

Nga Gjon Neçaj
TROPOJË- Shiu i rënë papushim ditët e fundit,nuk ka penguar ish-partizanët e partizanet e brigadës 25 Sulmuese të mblidhen në festën e tyre ,për të përkujtuar përvjetorin e 65 të krijimit të saj. Ata një ditë më përpara ishin grumbulluar në qytetin Bajram Curri ,të ardhur nga çdo anë e Shqipërisë,nga Tirana,Shkodra,Vlora dhe nga Kosova.
Në mëngjesin me shi të rrëmbyer të së premtes,të gjithë veteranët dhe pasardhësit e tyre,u grumbulluan në Tropojë fshat,aty ku 65 vjet më parë u formua kjo brigadë heroike.Komiteti i veteranëve dhe bashkia Bajram Curri,kishin marrë gjitha masat e duhura për transportin dhe akomodimin e të ardhurve nga Tirana,Kosova e krahina të tjera shqiptare.
Në mesditë,në qendrën kulturore u mbajt një mbledhje solemne.Fjalën e rastit e mbajti sekretari i degës së veteranëve Tropojë,Zeqir Hasanpapaj,i cili pastaj ia dha fjalën për të përshëndetur pjesëmarrësit kryatarit të bashkisë,Nuredin Ahmetaj.
Më pas për rrugën e lavdshme të kësaj brigade,foli shkrimtari dher studiuesi Halil Katana,i cili evokoi historinë ndonëse të shkurtër,por e lavdishme të kësaj brigade.Ndonëse u formua në mbarim të luftës,brigada bëri jehonë tek brigadat e tjera ,duke u radhitur ndër më të rëndësishmet.Nga radhët e saj ranë 53 deshmorë,nga të cilët 15 nga Kosova.
Me mbarimin e luftës,vijoi ai,brigada merr pjesë në çlirimin e trojeve shqiptare në ish-Jugosllavi deri në Prepolje e Vishegrad.
Pastaj përshëndetën partizanë të brigadës 25 Sulmuese,pjesëmarrës në këtë përvjetor, përfaqësues nga Gjakova, Prishtina, nga Komiteti Kombëtar i veteranëve, Organizatës Kombëtare të Deshmorëve, etj.
Mesazhi i këti përvjetori ishte ai i para 65 vjetësh: të bashkuar kundër armikut të përbashkët pa dallim feje e ideje.
Në fund ansambi "Dardania" dha një koncert të pasur artistik dhe me financimin e biznesmeneve vendas u shtrua një drekë në hotel "Ermal".
Komentoni
Artikuj te tjere
Luan Xhuli: Homazh artistit Zef Lekaj
Petraq J. Pali: Nje dite e diel, ne shtepine "magjike" te shoqates “Bijte e Shqipes” ne Filadelfia
Sami Islami: Glasgou qytet me kulturë të veçantë
Sokol Demaku: Valbona dëshironë të jetë mësuese në Suedi
Pierre-Pandeli Simsia: Në festën e madhe të Letërsisë Shqipe në Michigan
Fatos Baxhaku: Histori në vendin e Shën Gjergjit
Pal Sokoli: Harmonia e shpirtit gjeti shtigjet e dritës
Sabit Idrizi: Po e lëshuan Ceraja, u shemb Shala
Milazim Kadriu: Fshati në të cilin u ngrit Flamuri kombëtar...
Fatos Baxhaku: Në Shpatin e Poshtëm
Blerim Rrecaj: Disa orë në Pejë
Fatos Baxhaku: N‘Bajrak të Rrjollit
Tefik Selimi: Artisti që po e pushton botën...
Edval Zoto: Izraeli, një portë e hapur për shqiptarët
Rozi Theohari: Në përvjetorin e parë të Shoqatës Mjekësore Shqiptaro-Amerikane
Vullnetarizmi, ky gjest fisnik i shoqërive të civilizuara...
Reportazh nga Beqir Cikaqi - Ilironi
Llemadeo: Emocione te Artistes shqiptare ne skenat Gjermane…!
Milazim Kadriu: Reportazh nga Liqeni i Batllavës
Këze (Kozeta) Zylo: Në Bronx të New Yorkut, një rrugë merr emrin e Nënë Terezës