Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Neçaj: Përkujtohet 65 vjetori i Brigadës 25 Sulmuese

| E shtune, 07.11.2009, 08:13 PM |


PËRKUJTOHET 65 VJETORI I BRIGADËS 25 SULMUESE

Nga Gjon Neçaj
 
TROPOJË- Shiu i rënë papushim ditët e fundit,nuk ka penguar ish-partizanët e partizanet e brigadës 25 Sulmuese të mblidhen në festën e tyre ,për të përkujtuar përvjetorin e 65 të krijimit të saj. Ata një ditë më përpara ishin grumbulluar në qytetin  Bajram Curri ,të ardhur nga çdo anë e Shqipërisë,nga Tirana,Shkodra,Vlora dhe nga Kosova.
Në mëngjesin me shi të rrëmbyer të së premtes,të gjithë veteranët dhe pasardhësit e tyre,u grumbulluan në Tropojë fshat,aty ku 65 vjet më parë u formua kjo brigadë heroike.Komiteti i veteranëve dhe bashkia Bajram Curri,kishin marrë gjitha masat e duhura për transportin dhe akomodimin e të ardhurve nga Tirana,Kosova e krahina të tjera shqiptare.
Në mesditë,në qendrën kulturore u mbajt një mbledhje solemne.Fjalën e rastit e mbajti sekretari i degës së veteranëve Tropojë,Zeqir Hasanpapaj,i cili pastaj ia dha fjalën për të përshëndetur  pjesëmarrësit kryatarit të bashkisë,Nuredin Ahmetaj.
Më pas për rrugën e lavdshme të kësaj brigade,foli shkrimtari dher studiuesi Halil Katana,i  cili evokoi historinë ndonëse të shkurtër,por  e lavdishme të kësaj brigade.Ndonëse u formua në mbarim të luftës,brigada bëri jehonë tek brigadat e tjera ,duke u radhitur ndër më të rëndësishmet.Nga radhët e saj ranë 53 deshmorë,nga të cilët 15 nga Kosova.
Me mbarimin e luftës,vijoi ai,brigada merr pjesë në çlirimin  e trojeve shqiptare në ish-Jugosllavi deri në Prepolje e Vishegrad.
Pastaj përshëndetën partizanë të brigadës 25 Sulmuese,pjesëmarrës në këtë përvjetor, përfaqësues nga Gjakova, Prishtina, nga Komiteti Kombëtar  i veteranëve, Organizatës Kombëtare të Deshmorëve, etj.
Mesazhi i këti përvjetori ishte ai i para 65 vjetësh: të bashkuar kundër armikut të përbashkët pa dallim feje e ideje.
Në fund ansambi "Dardania" dha një koncert të pasur artistik dhe me financimin e biznesmeneve vendas u shtrua një drekë në hotel "Ermal".