Udhëpërshkrim
Sokol Demaku: Dita e Flamurit u shënua në mënyrë madhështore
E shtune, 28.11.2009, 08:00 PM

Nga Sokol DEMAKU
Dita e Flamurit 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë si dhe Ditëlindja e Komandantit legjendar të UCK Adem Jasharit u shenua në mënyrë madhështore në Kosovë, Shqipëri, trojet shqiptare por edhe në diasporë.
Ne ishim prezent në qytetin Gisllaved në Suedi ku me organizimin e Shoqatës kulturore shqiptare “Nëna Terezë” nga ky qytet dhe në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore shqiptare ”Shqiponja e maleve” nga Falkenberg u mbajt një manifestim madheshtor me rastin e kremtimit të ketyre festave.
Fjalën e rastit për rëndësin e datës hisotrike të 28 Nëntorit e mbajti arsimtari i mesimit të Gjuhës shqipe në këtë qytet Muhamet Thaqi, i cili në mes tjerash tha se kjo datë është një ndër datat më të rëndësishme të histo¬risë së popullit tonë sepse në këtë datë ne festojmë tri ditëlidn¬je, ate të Flamurit kombëtar, të pavarësisë së Shipërise dhe ditëlindjen e Komndantit legjendar të UCK Adem Jashari.
Salla në këtë qytet ku mbahej ky manifestim për këtë ditë madhështore ishte stolisur më flamuj shtetror dhe kombëtar dhe ate të SHBA aletti krysort ë popullit shqiptar ne luftë për clirim dhe pavarësi. Të rinjët dhe të rejat e ketsaj treve e që në numër nuk janë të pakët kishin përgatitur një kolazh me këngë dhe valle shqiptare, por edhe me të vegjlit ishin angazhuar që sado kudo të ndihmojnë në këtë të kremte të madhe. Ata u prezentuan para publikut me recitime dhe valle popullore.
Numri i të pranishmëve në këtë mbremje solemne ishte per lakmi por edhe organizimi kishte berë të vetën, pra ishte per cdo lavadat puna e shoqates Nëna terez të qytetit Gisllaved.
Por duhet theksuar se më madheshtore ketë mbrëmje e bënë prezenca e ansamblit të valleve të Shoqatës Kulturore shqiptare ”Shqiponja e maleve” nga Falkenberg me në krye mësuesin e gjuhës shqipe dhe koreografin e valleve të ketij ansambi Hamdi Arifaj.
Nga Hamdiu ne mësuam se nëqytetin Falkenberg qe ka kohë që funksionon kjo shoqatë kulturoee shqiptare dhe se rezultatet e punës janë per cdo lakmi.
Nga mësuesi Hamdi Arifaj mësuam “se në fillim të vitit 2006 lindi një ide nga nxënësit që edhe njëherë ta riformojmë grupin e vallëzimit. Me 17 janar 2006 u tubuam në shkollën e Tångas dhe aty filluam me punë me një grup të valltareve, ku fillimisht në gjirin e vet bashkoj vetëm vajza ato ishin 20 vajza, pa asnjë djalë disi djemtë po hezitojnë me marr pjesë. Kësaj radhe grupin e emëruam me emrin “Shqiponja e Maleve” që ka të bëj me emrin e qytetit ku jetojmë dhe veprojmë Falkenberg. Kemi edhe lobin e grupit.Vajzat janë nga mosha 13 deri në 16 vjeç”.
Të rinjët dhe të rejat shqiptare nga ky qytet kanë një bashkëpunim të ngushtë me të rinjët dhe të rejat shqiptare nga qyteti Falkenberg ku së bashku organizojnë manifestime të ndryshme kultutrore në perkujtim të datave të rendësishme historike të popullit tone.
Qellimi ynë thonë mësusit e gjuhes shqipe Muhamet Thaqi nga Gisllaved dhe Hamdi Arifaj nga Falkenberg është që megata shqipatre në Suedi të jetë e bashkuar, dhe të punohet same shume në ruajtjen dhe kultivimine gjuhës, kulturës dhe traditës sonë shqiptare të fëmijët dhe të rinjët tanë.
Ata janë optimist në këtë kanë plane ambicioneze për punen e tyre, por thonë se duhet vetëm angazhim dhe pune për realizimin ekrejt kësaj.
Komentoni
Artikuj te tjere
Gjon Neçaj: Në vend të një reportazhi për Nikaj - Merturin
Agim Vuniqi: Edhe një sukses afarist i Korporatës shqiptaro-amerikane "Valbin"
Abas Fejzullahi: Dita e parë e mësimit plotësues në gjuhën shqipe
Ramiz Dërmaku: Jeni vëllau im, jemi të nji gjaku
Jeton Ameti:Pavarësia e Shqipërisë Etnike 28.Nëntor.1912.
Sokol Demaku: Poezia ka lexuesit e vet
Kujtime nga Panairi i XII-të i Librit “Tirana 2009”
Gjon Neçaj: Përkujtohet 65 vjetori i Brigadës 25 Sulmuese
Luan Xhuli: Homazh artistit Zef Lekaj
Petraq J. Pali: Nje dite e diel, ne shtepine "magjike" te shoqates “Bijte e Shqipes” ne Filadelfia
Sami Islami: Glasgou qytet me kulturë të veçantë
Sokol Demaku: Valbona dëshironë të jetë mësuese në Suedi
Pierre-Pandeli Simsia: Në festën e madhe të Letërsisë Shqipe në Michigan
Fatos Baxhaku: Histori në vendin e Shën Gjergjit
Pal Sokoli: Harmonia e shpirtit gjeti shtigjet e dritës
Sabit Idrizi: Po e lëshuan Ceraja, u shemb Shala
Milazim Kadriu: Fshati në të cilin u ngrit Flamuri kombëtar...
Fatos Baxhaku: Në Shpatin e Poshtëm
Blerim Rrecaj: Disa orë në Pejë
Fatos Baxhaku: N‘Bajrak të Rrjollit