Udhëpërshkrim
Ramiz Dërmaku: Jeni vëllau im, jemi të nji gjaku
E shtune, 28.11.2009, 06:59 PM
![]() |
Bari |
JENI VELLAU IM, JEMI TE NJI GJAKU
Nga Ramiz Dërmaku
Ndodhesha ne një vizitë të shkurtër në qytetin Bari të Italisë. Ishte një kohë e ftohët e cila më shtyri të hyj në një lokal buzë portit të Barit.Ne atë lokal të vogël me disa karrika dhe një banak të thjeshtë, por antik. U ula dhe mora notesin e çmimeve e shfletoja ngadalë. Nga një skaj i lokalit doli një femër me flokë të zeza e frizur moderne. Nuk kishte asnjeri tjetër posë meje dhe kamarieres. Kamarierja me një zë magjepsë më pyeti çka dëshironi të pini? Kërkova një kafe. Kamarierja ma solli kafën. Në këndin ku unë isha ulur, pija kafën dhe mendoja, se tani ka ardhur koha të kthehemi në vendlindje. Ishin këto mendime të miat të cilat më rriten tensionin e gjakut, e nga syt më pikonin lotët. Për nji momentë vërejta se zonja e lokalit-kamarierja më shikonte pa ndërprerje. Ajo ishte një femër e bukur e gjatë, me një fytyrë të hajthme, me flokë të zeza, me një bluzë të bardhë, e fjonga mbi kokë.
Vështrimi i saj ishte i gjatë dhe magjepsë, por unë e kuptova si mirë sjellje të saj ndaj mysfirëve të lokalit. Me kalimin e kohës unë, isha humbur në mendime, me shikimin që bënte ajo ndaj meje. Ishte e pa mundur ti shpëtoje rrethit të vëmendjes së saj. Ajo me shiqimin e saj tregonte një këmbngulje të çuditshme. Për një moment u takuan shiqimet tona, u ngrita ne këmbë dhe u ofrova banakut ta bëja pagesën. U skuq në fytyrë dhe uli kokën, sikur të kishte bërë ndonji faj ? ! Mori frymë thellë dhe tha: Ah, mërgim i hidhur, ah mërgim i zi dhe akoma më shikonte mua. Nxitova ta paguaj kafën. Ajo në vend që ti merrte t`hollat.., më bëri një pyetje, me një zë të pasigurtë : Jeni skiptar (shqipëtar) ? !... Unë mbeta me dorën e ngritur lartë dhe të hollat në dorë. Po shqipëtar ! U përgjegja i hutuar ! Hapi syt dhe më shiqonte pa asnjë frigë. Gjithë qenja e pa njohur e asaj femre, qeshej një triumf i përmbajtur lëvizte nga balli tek buzët. Shqiptarët janë të mirë ? Unë nga muzika dhe zëri i saj i ultë nuk e kuptova; Si ?! Ajo foli diçka në vehte dhe pastaj tha kiart: Arbërija-Albania është shumë e mirë. Po ju çka jeni ?
Unë jamë arbëreshe !
-Arbëreshe, ne këtë qytet. Fjalët i shqiptonte ngadal sepse e kishte harruar gjuhën shqipe. Kaloi edhe një hap në heshtje dhe syt ju mbushen me lotë.
I hutuar.., e pyeta? Si më njohët që unë jam shqipëtar ? E ndjeva nga gjaku., tha ajo, por tani s`mund të fliste gjuhën shqipe.
Jeni vëllau im, ne jemi të nji gjaku. Ajo tani filloi të flasë e lirë (disa fjalë edhe italishtë ). Të njoha nga tiparet, sepse shumë po i përngjan gjyshit tim. Ajo tani fliste për pamjen tonë, traditat tona, kulturën, hitorinë. etj. Më tregoi se ishte e martuar për një italian ( jo me dëshirën e saj ) , dhe vazhdoi ....,unë isha e re kur u martova. Unë se kam harruar gjuhën duke ju falenderuar një vizitori të rregullt të lokalit tonë. Ky arbëresh, kur vie tek ne, lëshon radio Tiranën, dhe dëgjon me vëmendje lajmet, muzikë, etj. Cdo herë ai, ia lëshonte zërin radios dhe thonte: Le ta kuptojnë edhe të tjerët se ne jemi arbëresh, kemi gjuhën tonë, këngët tona, historin tonë, traditat tona.., por dheun e nënës nuk e kemi këtu.., se arbëreshi kudo që të shkoj dhe kudo që të jetoj ai mbetet arbëresh. Ajo tani filloj të rrëfente aq bukur aq dhimbshëm aq mallengjyeshëm sa unë mbeta i shtangur para saj. Ajo më përcolli deri në trotuar, pasi më largë nuk guxonte nga pronari i lokalit. Filloi ta mallkonte tokën dhe vendin e huaj, mallkonte gyrbetin.. Deri sa unë largohesha mi tha këto fjalë:
"Bëni të fala atdheut,dhe bëhuni të fortë sepse nuk jetohet gjatë në mërgim ". Ishin këto disa fjalë të saj të cilat do t´më përcjellin deri në vdekje. E kërkova herën tjetër në të njejtin lokal por ajo ishte larguar, ishte shkuar diku.., ishte larguar nga lokali. E pyeta pronarin i cili punonte në lokal, rrudhi krahët dhe tha : Unë nuk e dij...
Komentoni
Artikuj te tjere
Jeton Ameti:Pavarësia e Shqipërisë Etnike 28.Nëntor.1912.
Sokol Demaku: Poezia ka lexuesit e vet
Kujtime nga Panairi i XII-të i Librit “Tirana 2009”
Gjon Neçaj: Përkujtohet 65 vjetori i Brigadës 25 Sulmuese
Luan Xhuli: Homazh artistit Zef Lekaj
Petraq J. Pali: Nje dite e diel, ne shtepine "magjike" te shoqates “Bijte e Shqipes” ne Filadelfia
Sami Islami: Glasgou qytet me kulturë të veçantë
Sokol Demaku: Valbona dëshironë të jetë mësuese në Suedi
Pierre-Pandeli Simsia: Në festën e madhe të Letërsisë Shqipe në Michigan
Fatos Baxhaku: Histori në vendin e Shën Gjergjit
Pal Sokoli: Harmonia e shpirtit gjeti shtigjet e dritës
Sabit Idrizi: Po e lëshuan Ceraja, u shemb Shala
Milazim Kadriu: Fshati në të cilin u ngrit Flamuri kombëtar...
Fatos Baxhaku: Në Shpatin e Poshtëm
Blerim Rrecaj: Disa orë në Pejë
Fatos Baxhaku: N‘Bajrak të Rrjollit
Tefik Selimi: Artisti që po e pushton botën...
Edval Zoto: Izraeli, një portë e hapur për shqiptarët
Rozi Theohari: Në përvjetorin e parë të Shoqatës Mjekësore Shqiptaro-Amerikane
Vullnetarizmi, ky gjest fisnik i shoqërive të civilizuara...