Udhëpërshkrim
Abas Fejzullahi: Dita e parë e mësimit plotësues në gjuhën shqipe
E shtune, 28.11.2009, 07:12 PM


Nga Abas Fejzullahi
Në College de Martinet bashkia e Rollit të kantonit Vaud, më 28 tetor fillon mësimi plotësues shqip me një paralele për herë të parë.
Zonja Ganimete Gashi, si prind dhe aktiviste e dalluar, me punën e saj në vazhdimsi e në bashkëpunim me mësuesen Burbuqe Ahmetaj, me sukses organizuan takimin, në Rolle të kantonit Vaud, më 7 tetor 2009, me prindër, nxënës dhe mësimdhënës, si vendorë dhe nga LAPSH “Naim Frashëri në Zvicër.
Zonja Ganimete aktivitetin e saj në vazhdimësi e ka zhvilluar në kontekte me prindër, sidomos me gra, ku gjet përkrahje edhe te institucionet vendore, e sidomos përkrahte dhe ndihmonte vazhdimisht mësuesja që punon në Gjenevë zonja Claire de Goumoëns, dhe gjatë diskutimeve që u zhvilluan në këtë takim, si përfundim ishte se janë bërë përgatitjet për të hapur një paralele me nxënës me mësim plotësues në gjuhën shqipe, dhe nga folsëit që u paraqiten vërehej një interesim për shkollën shqipe, si nga ana e prindërve pjesëmarrës poashtu edhe pjesëmarrësit e kantoneve të LAPSH ”Naim Frashëri” nga Gjeneva, zotni Agim Paçarizi dhe Solothurni, korrdinatori Abas Fejzullahi, si mbështetje dhe përkrahje kësaj nisme mjaft me rëndësi për fëmijët e mërgimtarëve tanë, të cilët jetojnë dhe punojnë në këtë bashki, dhe jep shpresa se numri i nxënësve do të shtohet vazhdimisht në të ardhmen.
Mësuesja Burbuqe Ahmetaj, shkurtimisht foli për gatishmërinë e saj për të filluar mësmin më 28 tetor, ndërsa kordinatori i LAPSH” Naim Frashëri” për kantonin Vaud, zotni Musa Pali, njëherit dhe mësimdhënës, falënderoi zonjën Ganimete për punën e bërë, dhe mësuesen Buruqe, lidhur me aktivitetin e tyre dhe parapërgatitjet e bëra për fillimin e mbarë të mësimit plotësues shqip më 28 tetor.
Zonja Ganimete Gashi, përveç se kishte zhvilluar një aktivitet në vazhdimësi, dhe organizuar takimin me prindër e me nxënës, dhe përkrahës vendorë më 7 tetor, kishte përgatitur për të gjithë të pranishmit një darkë me gatime shqiptare dhe të vendorëve, ku pjesëmarrësit ngrënën dhe pinë duke zhvilluar biseda për rëndësinë e shkollës shqipe e format dhe mënyrat e bashkëpunimit në trekëndëshin mësimdhënës-prindër-nxënës.
28 tetori është një ditë gëzimi dhe hareje për nxënësit, mësuesen dhe prindërit e bashkisë së Rollit, filimi i mbarë i mësimit plotësues në gjuhën shqipe.
Tani nxënësit, mësuesja dhe prindërit e bashkisë së Rollit kanë përse të gëzohen dhe krenohen, e në veçanti të gjithë ata që punuan për hapjen e kësaj klase...


Komentoni
Artikuj te tjere
Ramiz Dërmaku: Jeni vëllau im, jemi të nji gjaku
Jeton Ameti:Pavarësia e Shqipërisë Etnike 28.Nëntor.1912.
Sokol Demaku: Poezia ka lexuesit e vet
Kujtime nga Panairi i XII-të i Librit “Tirana 2009”
Gjon Neçaj: Përkujtohet 65 vjetori i Brigadës 25 Sulmuese
Luan Xhuli: Homazh artistit Zef Lekaj
Petraq J. Pali: Nje dite e diel, ne shtepine "magjike" te shoqates “Bijte e Shqipes” ne Filadelfia
Sami Islami: Glasgou qytet me kulturë të veçantë
Sokol Demaku: Valbona dëshironë të jetë mësuese në Suedi
Pierre-Pandeli Simsia: Në festën e madhe të Letërsisë Shqipe në Michigan
Fatos Baxhaku: Histori në vendin e Shën Gjergjit
Pal Sokoli: Harmonia e shpirtit gjeti shtigjet e dritës
Sabit Idrizi: Po e lëshuan Ceraja, u shemb Shala
Milazim Kadriu: Fshati në të cilin u ngrit Flamuri kombëtar...
Fatos Baxhaku: Në Shpatin e Poshtëm
Blerim Rrecaj: Disa orë në Pejë
Fatos Baxhaku: N‘Bajrak të Rrjollit
Tefik Selimi: Artisti që po e pushton botën...
Edval Zoto: Izraeli, një portë e hapur për shqiptarët
Rozi Theohari: Në përvjetorin e parë të Shoqatës Mjekësore Shqiptaro-Amerikane