E enjte, 01.05.2025, 12:19 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Gani Ismajli: Manifestimi i 28 Nëntorit ne Schwäbisch Gmünd të Gjermanisë më 05.12.2009

E hene, 07.12.2009, 08:21 PM



Manifestimi i 28 Nëntorit ne Schwäbisch Gmünd të Gjermanisë më 05.12.2009


Shkruan: Gani Ismajli

Në Schwäbisch Gmünd të Gjermanisë me 05 .12. 2009 solemnisht u kremtua 28 Nëntori Dita e Flamurit. Mbi 300 pjesmarrës janë argëtuar dhe kanë festuar për disa orë radhazi këtë festë të rëndësishme të shqiptarëve. Mbrëmja kulturore e organizuar nga Shoqata kulturore dhe sportive "Atdheu" në këtë qytet ka filluar me fjalën e rastit të cilën e mbajti Halil Zemaj i cili përgëzoj të pranishmit për këtë Festë dhe foli për rëndësinë që ka kjo datë për shqiptarët kudo në botë.
Këtë mbrëmje festive përpos këngëtarit të mirënjohur Bujar Gigolli i përcjellur me instrumente nga 16 vjeçari i talentuar Labinot Mehaj këndoi edhe Jemin Hajda. Këta kënduan një repertor të pasur këngësh me motive patriotike e lirike shqiptare. Ata i kënduan trimërisë shqiptare dhe trimave shqiptarëve që dhanë jetën për lirinë e atdheut. I kënduan liderit historik, Ibrahim Rugova, kënduan këngë komandantit Adem Jashari si dhe Sali Çekut. Kjo atmosferë festive e kishte gjallëruar sallën e mbushur plot me mysafirë dhe vallet ritmike nën ritmin e këngëve nuk janë
ndalur për disa orë.
Në mafestim muarrën pjesë bashkatdhetarë edhe nga shumë qytete tjera si Stuttgart, Esslingen, Göppingen, Schorndorf etj.




(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx