Gani Ismajli: Manifestimi i 28 Nëntorit ne Schwäbisch Gmünd të Gjermanisë më 05.12.2009
| E hene, 07.12.2009, 08:21 PM |

Manifestimi i 28 Nëntorit ne Schwäbisch Gmünd të Gjermanisë më 05.12.2009Shkruan: Gani IsmajliNë Schwäbisch Gmünd të Gjermanisë me 05 .12. 2009 solemnisht u kremtua 28 Nëntori Dita e Flamurit. Mbi 300 pjesmarrës janë argëtuar dhe kanë festuar për disa orë radhazi këtë festë të rëndësishme të shqiptarëve. Mbrëmja kulturore e organizuar nga Shoqata kulturore dhe sportive "Atdheu" në këtë qytet ka filluar me fjalën e rastit të cilën e mbajti Halil Zemaj i cili përgëzoj të pranishmit për këtë Festë dhe foli për rëndësinë që ka kjo datë për shqiptarët kudo në botë.Këtë mbrëmje festive përpos këngëtarit të mirënjohur Bujar Gigolli i përcjellur me instrumente nga 16 vjeçari i talentuar Labinot Mehaj këndoi edhe Jemin Hajda. Këta kënduan një repertor të pasur këngësh me motive patriotike e lirike shqiptare. Ata i kënduan trimërisë shqiptare dhe trimave shqiptarëve që dhanë jetën për lirinë e atdheut. I kënduan liderit historik, Ibrahim Rugova, kënduan këngë komandantit Adem Jashari si dhe Sali Çekut. Kjo atmosferë festive e kishte gjallëruar sallën e mbushur plot me mysafirë dhe vallet ritmike nën ritmin e këngëve nuk janëndalur për disa orë.Në mafestim muarrën pjesë bashkatdhetarë edhe nga shumë qytete tjera si Stuttgart, Esslingen, Göppingen, Schorndorf etj.


Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.