E enjte, 01.05.2025, 12:18 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Beqir Cikaqi: Festa e “28 Nëntorit” edhe në Itali

E hene, 07.12.2009, 08:57 PM


Grupi vajzave te shkolles shqipe
Grupi vajzave te shkolles shqipe




Festa  e “28 Nëntori” edhe  në Itali


Mbas dite artistike për nder të “28 NËNTORI”-të,
në Bassano del Grappa të Italisë

Nga Beqir Cikaqi

-Me 28 nëntorin, lidhen data të rëndësishme në historinë kombëtare shqiptare. Duhet përkujtuar gjithmonë 28  nëntorin e vitit 1443 të Krujës se Gjergj Kastriotit-Skendërbeu, sikurse edhe 28 nëntorin  e vitit 1912 të Vlorës së Ismail Qemalit, duke mos harruar edhe 28 nëntorin e 1955, si ditëlindjen e Adem Jasharit-Komandantit Legjendar të UÇK-së,...
   Shoqata kulturore shqiptare “Bashkimi Kombëtar”, si çdo herë, edhe këtë vit organizoi një manifestim kulturor, për nder të Ditës Flamurit, dhe Pavarësisë  Shqipërisë – “28 Nëntori”. Duhet cekur se shoqata  “Bashkimi Kombëtar” edhe veten e identifikon me këtë ditë , pasi edhe  të gjitha simolet, mbishkrimet, stemen e kan me ngjyren e flamurit kombëtar, mandej edhe nxënësit e shkollës shqipe në këtë ditë mbajn bluza të ngjyrës së flamurit kombëtar.
   Kësaj radhe programi ishte ma i pasur dhe ma i  pergaditur se herave tjera, falë shkollës shqipe të mësimit plotësues që vepron në gjirin e shoqatës afro dhjetë vjet. Çdo pikë e programit: fjalim, recitim, interpretim, vallzim,etj, i kushtohej ditës së rëndësishme historike e kombëtare “28 Nëntroi”-të, dhe kulturës kombëtare shqiptare. Ndërsa, nxënësit gjat intonimit të himnit kombëtar kishin bluza dhe kapela me ngjyra të flamurit. Syrpriz e gjith kësaj pasdite artistike ishte sjellja në sken  e dy figurave të rëndësishme historike të 28 nëntorit të vitit 1912 , Ismail Qemalit dhe Isa Botelini, në rolin e të cilëve u paraqiten pikrisht  nxënësit e shkollës shqipe të Bassanos.
Fiton e Fjolla Jashari, vëlla e motër
Fiton e Fjolla Jashari, vëlla e motër
Ky manifestim u mbajt me 28 nëntor 2009, në Fellette (lokalitet i Bassanos) duke filluar nga ora 16.00.salla ishte e mbushur përplot bashkëatdhetar, ku disa prej tyre kishin bërë edhe nga pesëdhjet kilometra (nga Treviso) për të marrë pjesë në këtë maniestim kushtuar “28 Nëntorit”.

   Programi u hap me intonimin e himnit kombëtar dhe e moderoi Edona Thaqi (nxënëse shumë vjeqare e shkollës shqipe të MP).Pasi e përshëndeti masen, iu uroi festen dhe ndër të tjera shtoi:”Dita e Flamurit festohet në Tiranë, Prishtinë,Vlorë, Shkup,..edhe në diasporë, sikurse edhe këtu në Bassano del Grappa në Itali, ku mbishkrimi,emblemat, bluzat, kapelat e nxënëvse,...të gjitha janë kuq e zi,...”. Masen e përshëndeti, kryetari i shoqatës, z. Avdi Beqiri. Me pasë , më pas kori i nxënësve c të prirë nga Agnesa Zeka,kënduan këngën “Për mëmëdhen”.Ndërsa z.Bashkim Bekteshi, historian u paraqit me një fjalim shumë domethënës për historikun  e “28 Nëntori”-të, i cili ndër të tjera iu përkujtoi të pranishmëve: “ duhet ta përkujtojm 28  nëntorin e 1443 të Krujës se Gjergj Kastriotit-Skendërbeu,... sikurse  edhe 28 nëntorin  e vitit 1912 të Vlorës së Ismail Qemalit,...duke mos harruar edhe 28 nëntorin e 1955, si ditëlindjen e Adem Jasharit-Komandantit Legjendar të UÇK-së,...” Pas, zotit Bekteshi,  edhe njëherë u paraqit kori i nxënesve në interpretimin e këgnës “O trima luftëtar” të prirë nga Njomëza Dobra. Mandej, treshja e nxënësve më të vegjel: Albini-Rinesa-Denisi, së bashku recituan poezin e Çajupit “Ku kemi lerë”. Me vallzimin “Vajza nga Vlora”  u paraqit Fjolla. Me poezi kushtuar festes se Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë u paraqiten Rinori (pozin “Vargje për Atdhun”), Leoniti(“I dashur Atdhe”), Qendrimi(“Sa të dua o Shqipëri”), Njomëza(“Flamuri ynë”), Qëndresa(“Shqypnia”),Brikena(“Shqiponja”),
Gjate intonimit të himnit
Gjate intonimit të himnit
Agnesa (“Atdheu”), Erblina(“Mëmëdheu”), etj. Me këngën “Thrret  Prizreni mori Shkodër”  u paraqit Fiton Jashari,  ku duke permendur emrin e çdo qyteti ngjitej në sken një nxenës, në fund  u ngjit në sken nxënësja që përfaqsonte Vlorën që solli flamurin kombëtar duke shpalosur dhe e mbajten të ngritur dy nxënëse derisa sa të tjerët e këndonin himnin e flamurit. Karakteristik tjeter ishte se vajzat në dy grupe u paraqiten me veshje kombëtare, grupi i vajzave që tani  jan akoma vijuese të shkollës shqipe vallzuan  me tingujt e këngën “Gjuha shqipe”.Me një këngë u paraqiten në duet motrat Agnesa e Qendresa Zeka, nxënëse të shkollës shqipe.Ndërsa, grupi  i vajzave që dikur ishin nxënëse të shkollës shqipe me këngën“Vallet tona shqiptare”, ku u dalluan Liridonë Pulka, Blerinë Gollopeni, Florentinë Shukaj, të ndihmuar edhe nga motrat Ujvesë e Urtesë Brahimaj.

   Ndërsa në fund të programit artistik u improvizua Ismail Qemali ( rolin e të cilit e paraqiti Fitoni ) dhe Isa Boletini ( rolin e të cilit e paraqiti Liti )  te të pranishmit sollen momente pas shpalljes së pavarësisë në Vlorë, ishte një befasie  këndëshme dhe emocionuese. Dhe, sikur u shpreh gjashtëdhjetë e pesë vjeqari nga Vlora, Pëllumb Xhylheri, asnjëherë nuk jam ndier ma i emocionuar se sa sot kur pash këtu në Bassano del Grappa të Italisë, Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin duke e puthur flamurin me aq dashuri.
   Madhështinë këtijë  manifestimi ia ngriti  edhe  grupi muzikor “Pavarsia” në përbërjen e të cilëve ishin: Sokol Marku, Arben Nexhipi, Gjelosh Hajdari dhe Gjin Shani, të cilët krijuan një atmosferë vërtetë festive. Nga atmosfera e krijuar  u hodhen në valle edhe shumë të pranishëm të tjerë.
Fiton Jashari, interpretoi këngë me çifteli
Fiton Jashari, interpretoi këngë me çifteli
Një pjesë e pjesmarrësve
Një pjesë e pjesmarrësve
Grupi i vajzave të rritura,në pregadiejt të interpretimit
Grupi i vajzave të rritura, në pergaditje të interpretimit
Rapdsodi nga Malsia e Shkodrës, Gjelosh Hajdari
Rapdsodi nga Malsia e Shkodrës, Gjelosh Hajdari
Momente nga programi i festes në Itali
Momente nga programi i festes në Itali
Vallzim për Diten e Flamurit
Vallzim për Diten e Flamurit



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx