E enjte, 01.05.2025, 03:12 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Arsim Halili: Klubi letrar ''Feniks'' mbajti kuvendin e rregullt zgjedhor

E merkure, 16.12.2009, 10:35 PM


KLUBI LETRAR “FENIKS” MBAJTI KUVENDIN E RREGULLT ZGJEDHOR

Nga Arsim Halili

Më 16. 12. 2009, në sallën e konferencave  të Kuvendit komunal të Preshevës, mbahet  Kuvendi i rregullt  i Klubit letrar  “ Feniks”, klub i cili ka shtrirë krahët e saj edhe në Bujanoc dhe Medvegjë. Në mungesë të Demush Berishës, i cili për shkaqe objektive mungoi në këtë kuvend, atëherë mbledhjen e drejtoi, poeti Nehat Ramizi. Fillimisht u përcaktua rendi i ditës nga të pranishmit në mbledhje,  një zëri edhe u dakorduan me këtë rend. Nehat  Ramizi, potencoi se klubi letrar,  pas riaktivizimit, katër vite më parë ka bërë një punë aktive, fillimisht shtrirjen e tij në Buajnoc dhe Medvegjë, mandej  mbajtjen e orëve letrare, nëpër shkolla të ndryshme të Preshevës,Bujanocit, Gjilanit dhe Kumanovës dhe shumë aktivitet tjera si: përurime librash, si dhe pjesëmarrjen e anëtarëve të klubit  në organizime të ndryshme letrare  në nivel të Kosovës,  në Gjakovë, Stubëll, Besianë.

Zgjedhjet

Pas këtij elaborimi në pika të shkurtra,  fillohet me procedimin e pikave të rendit të ditës, së pari zgjidhet kryesia prej pesë anëtarëve: dy nga Presheva, dy nga Bujanoci dhe një nga Medvegja ata janë:
Sahadete Presheva, Rexhep Zylfiu, Halim Hasani, Lorita Ismaili, ndërsa për Medvegjë mbetet vendi i zbrazët  deri në zgjedhjen e një anëtari i ri. Pas  zgjedhjes  së anëtarëve, propozohen  nga pjesëmarrësit edhe zgjedhja e kryetarit dhe sekretarit  të klubit letrar, për kryetar u propozua Bilall Maliqi, autor i njëmbëdhjetë librave, tani më të botuara, kritikë letrar, anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës, gazetar në revistat: “Perspektiva”, “Diellori”, “Dituria”, duke parë se ka një aktivitet të gjerë kulturor, atëherë të gjithë të pranishmit pa asnjë hezitim, vendosën që Bilall  Maliqi të udhëheq për katër vite me radhë këtë klub letrar. Sekretar i klubit  letrar, u propozua poeti, tani më autor i pesë veprave letrare, z .Nehat Ramizi,  u theksua se ka pas një aktivitet të dëshmuar në ngritjen dhe ruajtjen e vlerave artistike të klubit letrar. Edhe z. Nehat u zgjodh pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim. Ajo qe vlen të theksohet se pas zgjedhjes   së strukturës  së klubit letrar, theksohet që të punohet më shumë, që ky klub t’i thej kufijtë lokal të aktivitetit të saj kulturor, që të shtrijë  aktivitet e saj edhe për tej kufijve.
 Bilall Maliqi  u zotua se do të angazhohet   në mënyrën më të mirë të mundshëm, vetëm e vetëm që ky klub të ketë ngritje të vlerave artistike.Më tej kryetari Maliqi falenderoi kryetarin e deritanishëm Demush Berisha ku potencoi se edhe Berisha përkunder moshës së shtyer kishte elan për punë, ka qenë punëtorë i palodhshëm dhe ne do të vazhdojmë punën dhe sukseset e kryertarit të mëparshëm.Temë tjetër diskutimi për Maliqi ishte edhe kërkesa e tij adresuar Kuvendarëve që në një të afërme të zgjedhin problemin e një zyreje për Klubin Letrar sepse na mungon dhe është e domosdoshme si dhe përkrahja morale dhe materiale për Klubin.
 Znj. Sahadete Presheva, kërkon nga të rinjtë krijues  që të punojnë shumë më shumë në fushën e letrave, sepse keni elan për aktivitete kulturore, pavarësisht kohën kur mund të botohen ato shkrime, megjithatë duhet të shkruani, përfundon diskutimin e saj znj. Sahadete.
     Halim Hasani, potencon  se është mirë që tani më nuk ka censurë në çështjen e shkrimeve, prandaj të gjithë ata që munden të shkruajnë, le të shkruajnë. Vlen të përmendet se nga kryesia e re,  u kërkua që krahas aktiviteteve,  të bëhen përpjekje, që ky klub të ketë edhe revistë letrare.
Një zëri edhe ky propozim u pranua, por që mbetet të shihet në të ardhmen. Me kaq edhe përfundoi punimet e saj Kuvendi i  Klubit letrare “ Feniks”.   


(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx