E enjte, 01.05.2025, 12:26 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Sokol Demaku: ”Babadimri kosovar” në Borås

E marte, 29.12.2009, 08:56 PM




”Babadimri kosovar” në Borås


Nga Sokol Demaku

Një traditë shekullore e ketij populli fisnik në festimin e festave te fundvitit edhe sot është prezente dhe ka filluar të aplikohet edhe nga ardhacakët të cilët nuk janë të pakët në këtë skaj të rruzullit tokësor këtu në hemisferen e veriut, pra në Skandinavi.

Festat e fundvitit këtu në Suedi festohen në menyrë madhështore, kësaj tradite kohëve të fundit kanë filluar ti përshtaten edhe shqiptarët. E gjithë kjo në kuadër të integrimit të të ardhrëve në jetën dhe kulturën e vendit ku ata jetojnë dhe përkrahjen e shtetti suedez dhe komunave per të haujt respektivisht të ardhurit.

Këtë vit u pa më së miri se sa aktiv janë mergimatrët shqiptar dhe se sa ata kujdesen që edhe me të vegjlit të ndihen të lumtur dhe se me të vertetë dikush mendon dhe angazhohet për ta.

Në ditë e fundit të dhjetorit respektivisht me 27 dhjetor në Shtëpinë e Kulturës, pra në lokalet e Bibliotekës së qytetit Borås në organizim të radios lokale Radio dituria programi për fëmijë dhe Qendres kulturore shqiptare ”Migjeni” me seli ne Borås u organizua pritje e Vitit të Ri për voglushët shqiptar, të cilët jetojnë në këtë qyetet dhe qytetet për rreth.

Në këtë manifestim moren pjesë mbi 100 voglush shqiptar së bashku me prindërit e tyre. Fëmijët ishin të pranishëm në këtë manifestim me recitime, këngë, peralla shqipe, ndersa valltarët e vegjel nga Falkenberg me vallet e tyre tradicionale shqipe.

Pra fëmijët nga qyteti Borås kishin një rast të veçantë, për gëzime, për dallim nga moshataret e tyre shqiptar në qytetet tjera të Suedisë ku ata jetojnë. ”Babadimri nga Kosova” i cili një kohë të gjatë kishte bërë përgatitje serioze për udhetimin e tij në veri në qytetin Borås të Suedisë, në të cilin jetojnë dhe mësojnë shumë voglush shqiptar, në këtë qytet në veri të Europës ku Babadimri u ndau dhurata në një vperimtari të organizuar me këtë rast. Këtu në Borås fëmijëve shqiptar, por jo vetëm me kaq, Babadimri u solli edhe shumë të fala nga moshatarët e tyre nga fëmijët e Kosovës, nga fëmijët e vendlindjes, nga fëmijët e shtetit më të ri në botë.

”Babadimri kosovar” në thesin e tij të mbushur enkast për voglushët boråsar me dhuarata nga plaka e tij në Kosovë kishte sjelle për ta libra, karamele, lapsa por edhe përshendetje të perzemerta dhe të ngrohta nga kosovarët.

Kjo ishte një kënaqësi për fëmijët tanë, kjo ishte një respekt për ta, pra në të ardhmën jam i mendimit se ne duhet të angazhohemi edhe më dhe të jemi se bashku me redaksin e radios lokale që këto manifestime të jenë sa më mirë të organizuara dhe të përfshihen të gjithë fëmijët që jetojnë në këto anë thonë prindërit fëmijët e të cilëve shijuan kënaqësin me rastin e ardhjes së ”Babadimrit kosovar” në Borås.Eshtë punë e madhe që të organizojmë manifestime të tilla, ku fëmijët tanë do takohen dhe njihen me njeri tjetrin thotë nje nënë e cila së bashku me djalin e sajë është shumë e lumtur për dhuratën që i ka sjellë ”Babadimri kosovar”. Por duhet që të gjithë të angazhohemi në këtë drejtim. Ndarjet dhe percarjet momentale ne mes nesh nuk janë të mirëseardhura, duhet ti lemë mërit, duhet ti lemë huqet e këqia se nuk janë per ne se ka kaluar ajo kohë, duhet të jemi të bashkuar dhe të ndihmojme fëmijet tanë. Sipas fjalëve të organizatorit të ketij manifestimi këtu kanë qenë të ftuar të gjithë fëmijët shqiptar që jetojnë në këto anë, jo vetëm ata nga Borås e rrethina e tij por edhe nga qytet për rreth Borås.Këtu takuam ne fëmijë nga Gisllaved, Kinna, Mark, Ulricehamn, Alingsås, Svenljunga e qytete tjera . Ishin të pranishëm edhe anëtaret e Shoqates kulturore shqiptare ”Shqiponja e maleve” nga Falkenberg, dhe ajo ”Shqiponjat dardane” të cilët argëtuan të pranishmit me një program të larmishëm me kengë e valle shqipe. Ne kontaktuam mësuesin e ketyre voglushve nga Falkenberg zotri Hamdi Arifaj, i cili na tha se egzistonë një bashkepunim reciprok mes QKSH ”MIgjeni” nga Borås dhe Shoqates kulturore shqiptare ”Shqiponja e maleve” nga Falkenberg dhe se me siguri ky bashkepunim ne të ardhmen sa do vij e shtohet dhe se do realizohen progarme të perbashketa me fëmijët nga Borås dhe Falkenberg.







(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx