E shtune, 26.07.2025, 01:08 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Luan Çipi: Në Ontario

E merkure, 30.12.2009, 08:55 PM


NE ONTARIO

Pershtypje udhetimi, nga Luan Çipi

 
Me lejoni, qe ne disa reportazhe radhazi, te pershkruaj pershypjet e mia nga vizita e paradokoheshme, shoqeruar nga gruaja ime , Hanemja , ne Kanada e Holande.
Le ta nisim me Kanadane.
Megjithese kane kaluar kohe, ne jemi ende te "goditur" nga mrekullia Niagara!
Ne daten 28 mars 2009 ishte nje kohe e bukur, qe na ndihmoi te shijonim ngjarje e njohje te reja, te vecanta: Bukurine mahnitese te katarakteve te Niagares dhe fotografimin e tyre nga disa kende veshtrimi; lojen ne kazino dhe gezimin e fitimit qyl; ushqimin superdoze, me cmim fiks; fluturimi ne kabinat komode te karoselit gjigand me pese rrotullime; shikimin ne lartesine 59 metroshe nga tunelet e keshtjelles dhe kontakti freskues me sterkalat e Niagares; viziten ne shtepine e fluturave me mjediset speciale per qindra specie te papara, nga me te cuditshmet e me te bukurat. Kudo turma, kryesisht pleq, deri qe gati zvariteshin, nga te gjitha ngjyrat dhe racat e botes.

Ajo qe te ben pershtypje ketu eshte klima e ashper dhe e paqendrueshme. Megjithese prill, pranvere ne Shqiperi, qe ta ka enda te dalesh e te shetisish ne natyre, qofte dhe ashtu, me mjedise jo fort te pasterta e te kultivuara, ketu, ne Kanada takon qe sot eshte nje klime e pranueshme dhe kohe me diell, neser te jete shume ftohte e me shi, dhe mund te ndodhi qe mengjesi i pasneserm te jete edhe me bore. Sot, data 6 prill 2009, gdhiu me bore te shtruar, mbi catite dhe rruget. Kjo na befasoi dhe na beri te kujtojme, me kenaqsi, klimen ne atdheun tone.

Njezete dite me pare
Ne, ishim ne Vlore.
Atje, lame behare
Ketu, bie bore.
 
Shkelqen Niagara,
Zbardhet Kanadaja,
Mbuluar nga bora…
Oh, s’ka si Kavaja.
 
Nuk ka as, si Braka,
Nuk gjen kund, si Vlora.
E mire Misisuaga,
Po, se sheh nga bora.
 
Ketu hasim me ca norma te tjera jetese. Ka me pak bashkesi familjare. Secili mendon per vete: punon e mbledh para per nevojat vetiake; gatuan, me se shumti, per vete dhe po vete i lane enet, apo teshat personale. Neqoftese te merzitet e te rendohet burri, a gruaja e ndan, merr nje tjeter e bashkejeton me te, duke i ndare ne mes shpenzimet e qirase, apo shpenzimet e tjera te perbashketa, por pa u armiqesuar me bashkeshortin e pare dhe, kur eshte nevoja, duke e takuar dhe e ndihmuar ate, apo duke ndare ndonjefare pergjegjesie per femijet e perbashket te mitur. Pas moshes 18 vjec femija nuk te pyet me, si prind dhe si rregull, del “ne buke te vete”.
Gjindja, ketu, ne Kanada punojne shume, pa qiber, ne cfardolloj punesh dhe kur gjejne, angazhohen me pune te dyta, boll te nxjerrin sa me shume te ardhura. Me sa duket, si i nxjerrin, shume me teper nga ne, ashtu dhe i shpenzojne ato, sidomos per qirate e larta, ndricimin, ngrohje-ftohjen dhe ujin, shpenzimet per autoveturat ne karburant, siguracione, remonti e gjoba policie, si dhe per taksa e tatime te larta lokale e shteterore. Bilanci, me se shumti masivisht, eshte negativ dhe manovrohet me kartat dhe kredite bankare. Po, ama, rrojne, si njerez te qyteteruar, me konceptin se jemi qenie te perkohshem dhe nuk duhet vrare shume mendja.
 
Edhe per te ngrene, si rregull, tjeter gje. Nuk kane orar preciz per vaftet, mandje as numerohen 3 vaftet tona klasike. Hane kur ti marre urija. Mengjezi haet me kembe, ose merret me vete: Kafe amerikane, lengje frutash, sufllaqe te pergatitura me feta buke e ne mes tyre sallatra, djathera manure, rrypa mortadello, apo proshute. Darka eshte vafti baze, po nje darke-dreke, sa vijne nga puna, rreth ores 18-20. Atehere, shtrohen ne tavoline me sallatra e barishte gjithfaresh, fileto peshku, apo llomka me bifteke vici te pjekur ne furre, garniture nga kavanoza te gateshme me sallce e perberes te tjere te shijshem dhe gjithnje shoqeruar me vere cilesore. Vone, para gjumit secili konsumon lengje, ose fruta te fresketa. Pak buke, pak kripe e thuajse fare yndyre dhe shume uje, direkt nga cesmat, pasi e filtrojne dhee ftohin.
Si rregull, ne qytet, e bejne pazarin nje here ne jave, duke shkuar me makinat e tyre personale ne supermarketet universale.
Pak njerez gjen ne rruget e tyre te gjera e te pastra, e te ndertuara me se miri, me sinjalistike te thjeshte e te kuptueshme, me mbikalime te shumta dhe bajpase te lehta, te shtrira ne transversalet Veri-Juge, e Lindje-Perendim; apo ne kafenete e rralla e parqet e shumta te populluara me zogj gjithfare ngyrash e ketra zijosh. Ne kembe sheh vetem qytetare te pakte, qe rendin per freski e kalitje trupore, si dhe zonja, apo zotrinj, qe u sherbejne e shetisin, te terhequr prej rripave nga qentë e tyre te races.
Ka njerez nga te gjitha ngjyrat, te padiferencuar prej njeri tjetri. Shume aziatik e me pak afrikane i sheh, te ulur apo ne kembe, per te ngrene, apo pushuar ne lokalet e specializuara per ushqim kineze apo vietnameze, japoneze, apo indiane. Ka kudo klinika me emra e mjeke aziatik.
Nje qyteze kineze, me mjedise te shumte, gjendet fare afer nesh. Atje ka shitore te specializuara dhe supermarket te kompletuar me gjithfare mallrash te zgjedhura, cilesore e te vendosuar bukur, per te varfer e per te pasur, po gjithnje te etiketuara e te sortuara, te fresketa e te konservuara, me cope apo me peshe. Dhe kudo nje buzqeshje e sjellje e kulturuar, qe te grish per blerje e begenisje. Edhe ndertimet apo zbukurimet ketu kujtojne Kinen e tyre te dashur, punetore e paqesore. Kur une i them Majkllit, dhendrit tone kanadez, se dhe te ne, ne Shqiperi, po vijne shume kineze ai ma kthen:  “Kjo te bind se Shqiperia po futet shpejt ne rrugen e zhvillimit. Kinezet jane indikatore te leverdise ekonomike dhe e kerkojne ate, te paret, kudo qe te ndihet”. Me tej eshte duke u perfunduar nje qender tregëtimi, njekohesisht dhe pushimi e argetimi, e madhe dhe e bukur indiane. Ne keto ane duket se aziatiket jane popullata me dominuese nder emigrantet. Ata
 i sheh kudo tek sherbejne, punojne, pleq e te rinj, duke shoqeruar femijte e tyre te shumte, apo ne levizje me automjetet e tyre, kryesisht japoneze, gjermane e amerikane. Po, vendas e me te hershem, ata qe e drejtojne Kanadane, me te shumtit, me te pasurit e me te diturit, jane anglezet dhe pas tyre, francezet dhe italianet, si dhe evropiane te tjere nga Spanja, Irlanda, Rusia, etj.
Vizituam edhe nje “Moll”, tregetore te madhe, me dhjetra pavione , disa kate, nga ku hipje me shkalle te levizshme, me pafundesi shitoresh te specializuara, te mbushur me mallra cilesore e te shumellojshem, te prura nga te gjitha anet e botes. Kishte aty mjedise per ngrenie, pije freskese, akullore (deri edhe per diabetike), kende te gjelberuara per lexim shtypi e reklamash, per shlodhje e relaks. Te gjitha komode te ndricuara dhe te ajrosura mire dhe me sistem qendror ngrohjeje optimale. Kishte nje sinjalistike me qendra orientuese e tabela per te levizur, me lehtesi, ne ato labirinthe, ku ndryshe, mund te humbasesh.
 
Vizitova dhe supermaketin “IKEA”, te madh e te specializuar per te terhequr cfardolloj malli te nevojshem per ndertime e paisje shtepiake. Duhet te zgjidhje e te merrje cfare te doje vete e, pasi ta paguaje, kryesisht me kartkrediti ne makina automatike, ta transportoje mallin e blere, me karro dore e ta ngarkoje ne mjetin tend. Merr e ik, per hesapin tend, pa qene nevoja te pyesesh njeri, se malli eshte i vleresuar ne etiketat, apo tabelat perkatese dhe ke udhezimet e hollesishme, shpesh ne disa gjuhe, si ta montosh, kur eshte rasti, apo si ta perdoresh ate. Kur pagesa kryhet me kartekrediti ne makinat elektronike, mund te mos biesh ne kontakt fare me njeri, me asnje shites, apo punetore sherbimi. Natyrisht cdo gje kontrollohet nga kamerat perkatese dhe nga ndergjegjja, apo frika e klientit, i cili detyrohet te respektoje kriteret e caktuara, ndryshe vihet para saksioneve te renda.
Ne tregtoret me mallrat e zhvleftesuara, gjeje cdo gje me cmim te lire (natyrisht jo aq lire, sa te Gabi yne), ndersa te ndonje tregtore e specializuara, gjeje cfardolloj malli, fare te lire, me cmim nje dollare. Kudo mallin mund ta blije dhe ta ktheje, kundrejt konfermes, poqese beheshe pishman.
Ne nje ujkend bujtem per darke te nje restaurant me gatim grek. Ishim me Linditen, vajzen tone, dhe Majkllin. Ushqime gjithfaresh, me guzhine si te ne: nga qoftet, byreku, japraku, shishqebap e deri te embelsirat dhe frutat. Mund te haje sa te doje dhe t’i mbushje pjatat disa here, me nje cmim fiks paraprak. Hengrem dhe e tepruam, si te babezitur, aqsa edhe ne mengjes nuk kishim me uri. Mentalitet shqiptari: Mos te na shkoi dem, asgje e paguar.
Ne nje tjeter ujkend, kete radhe edhe me nipin e mbesen: Denin dhe Valin shkuam, po me makine, ne nje restorant cilesor “Le Castelio”. Vera e mire dhe ushqimi cilesor, qe nga berxollat e bifteket e vicit e deri te gjithfare prodhimesh deti, gjithnje shoqeruar me garniture e sallata te shijshme, ishin aq te bollshme, sa qe ne nuk i pergjysmuam dot, por ne fund, na i paketuan ne kuti te vecanta dhe i konsumuam, per gjithe diten, te nesermen ne shtepi. Shume e shijshme, ketu ishte njelloj sallate me gjethurina e barishte, djathera, salce e perberes te tjere, qe u pergatit nga guzhinjeri, aty afer ne nje tavoline, ne prezencen tone dhe qe, ndare ne pjata per secilin, u henger e para, me shume shije. Falas nga pronari te jepej dhe nje oreksndjellse me tranguj kornishone turshi, bukehudhre, gjalpe rrumbull, sa nje kokerare e djathe te shkrire, si gjize. Sherbimi ketu ishte shume i mire: Behej pronotimi dhe rezervimi i tavolines qysh me pare, ne pritje, sa
 hyje, te sherbenin per heqien e palltove dhe vendosjen ne garderobe, te shoqeronin kamarieret dhe te servisnin fillimisht bonusin e lokalit dhe uje te ftohte me akull, nga ibrike inoksi dhe te rinin ne koke per te plotesuar shpejt cdo lloj kerkese. Natyrisht, cmimet ishin forte te “kripura”. Perfundimisht, ngelem shume te kenaqur dhe falenderuam organizatorin dhe nismetarin e ketij ujkendi, Majkllin, dhendrin tone te mire e te kujdeseshem.
 
Me daten 5 prill, nipi im Deni, organizon nje shetitje me makinen e tij amerikane Shevrolet dhe me te shkojme deri ne qytezen e afert Brampton. Nuk kishte gje te vecante, e te dukej si vazhdim i Missisuages, duke kaluar nga veri jugu ne lindje perendim. Kudo rruge te gjera, me disa korsi, pastaj autostrade me kufizim shpejtesie 90 deri 120 km. Ne kthim ndenjem ne nje Park, buze liqenit super te madh Ontario. Bimet kane filluar te celin dhe bari te gjelberohet. Ne liqen patat e paprekshme nga njerzit dhe qytetarë qe, tek tuk, kane filluar te peshkojne. Ketrat na shoqerojne kudo. Aty me poshte nje grup aziatikesh, qe duket se dic festojne. Dikush eshte duke furnizuar e pergatitur barbikjune per te pjekur mish a peshk. Mesova se patave, qe lundrojne aty afer, nuk duhet t’u hedhesh ushqim, ndryshe gjobohesh nga policia. Gjobe te rende, rreth 100 dollare merr edhe po tu tek te permjeresh jashte, qofte dhe ne nje bythe peme, apo ndene nje kembe ure, sic
 behet ne Tirane anes Lanes. Po te harosh rripin e makines pa e vene, ke 200 dollare gjobe dhe, po protestove te shtohet, ndersa, po e shkele shpejtesine e lejuar, te hiqet patenta. Dhe ne themi sa te civilizuar jane keta njerez: nuk hedhin nje bisht cigare apo nje cope letre perdhe. Hidhe, po deshe, ndiq teken dhe huqin tend, pa do te te fluturojne dollaret.
Me daten 7 prill ndihet nje zile e forte ne telefonin tim “mexhikxhek”, qe ma ka dhuruar im bir (nje USB, sa nje kuti shkrepse) dhe kete marifet, nje magji te elektronikes, e mbaj kudo me vete, te lidhur me Laptopin. E ngre receptorin dhe degjoj nje ze te dashur ne shqip. Ishte Bert Poshnjari, nipi i ish futbollistit te njohur vlonjat, Pandeli Opingari (Pompeos), dhendri i shokut tim te ngushte Llambi Kona. Berti nje burre i gjindshem e gjithnje ne humor, me propozoi nje kafe. Hipim ne Bencin e tij lluksoz 320 dhe nisemi drejt Torontos. Ishte ftohte dhe sapo qe shkrire bora.
- Si rroni ketu, ju mesdhetaret, o Berti?! Ketu, jeni, patjeter, te kenaqur nga infrastruktura rrugore, komoditeti brenda shtepise, me ngrohje, uje e drita: bolleku dhe cilesia ne mallrat e konsumit ditor, per ushqime e veshmbathje; punesimi dhe kredite, kur i kini pararametrat e kerkuar. Per te gjitha keto, aferim ju qofte. Po, eshte ftome e madhe, o vella. Te lesh Vloren, me 300 dite diell, e te vish ne Toronto, me 300 dite reshje, nuk eshte ndonje mencuri e madhe. Kete pyetje e shtroj sidomos per ty, qytetar evrope, inxhinjer ndertimi e biznesmen i sukseseshem, me pasuri e katandi ne mes te Tiranes. Nuk them se ti nuk rron mire edhe ketu, po ketu as qe duke si individ, ndersa atje je elite.
 
Pse nuk kthehesh dhe, bashke me shoket e tu te rinj e te ditur, ta besh Vloren si Toronton?
-Po te degjoj me vemendje, i dashur Luan dhe te jap te drejte. Une kete e kam menduar dhe kam bindjen qe keshtu duhet bere, tani, qe po krijohen hapsirat e nevojshme per zhvillim e per jete me te mire edhe ne Shqiperi. Po, na ka rroberuar Kanadaja me politiken e saj te mencur globale, na ka vene zgjedhen e parase dhe te “iluminitetit”. Dua une, po nuk do Elvira, ime shoqe. Ajo, matematikane ne Shqiperi, ketu investoi mund, dije e para dhe mori kulture kanadeze dhe tani, po si mesuese matematike, paguhet mire e ndjehet e kenaqur. Femijet e mi kane rreth 10 vjet qe banojne ne Kanada dhe nga Shqiperia u larguan te vegjel. Ata i ka magjepsur dhe iluminuar Kanadaja, duke ua perkedhelur prirjet vetiake per sport, per balet e drejtime te tjera dytesore, duke i ushqyer me doza te natyrshme ne keto drejtime, pa i lodhur e pa i stermunduar me ngarkesa per studim te thelluar e te renduar. Kjo i ka afruar shume me Kanadane, aq sa ata tani e adhurojne ate, pa
 qene te vullnetshem per kthim ne Shqiperi, madje as ne Itali, per te plotesuar studimet, e aq me pak per banim. Ka dhe probleme te tjera: Kemi edhe ketu debitore e kreditore, shtepi e pasuri, e ne kete kohe krize, vlera e tyre eshte me e vogel, etj Ti, thua per mua pse nuk kthehem, po ka ketu plot shqiptare, mandje dhe me diploma universiteti, qe bejne pune te rendomta, po qe nuk kthehen me. Eshte dhe ceshtja e krenarise vetiake, per mos t’u quajtur deshtak, po edhe e pasigurise per te gjetur atje pune e jetese normale. Duhet qe shteti shqiptar, tani, te meret me shume me emigrantet, per t’i mbajtur gjithnje prane memedheut dhe, kur puqen interesat nga te dy anet, te krijoje dhe kushte riatdhesimi, duke formuar deri infrastrukture te posacme per kete qellim.
Duke biseduar me Bertin, nuk e kuptuam se si na iku koha. Kishim mbërritur ne Toronto te Kafja, ku hera heres mblidhen dhe shqiptare, po nuk gjetem ndonje te njohur. Morrem nga nje kafe ekspres dhe u nisem per te shtepia e Bertit. Na priti Arianthi, vjehra e Bertit. Une i dhurova gazeten shqiptare “Republika”, ku kisha botuar nje artikull perkujtimor, me rastin e gjashtevjetorit te vdekjes se burrit te saj, Llambi Kona, shokut tim te ngushte te femijerise. Arjanthi me priti me mall e me dashuri.
Shtepia e Bert Poshnjarit, ne Toronto, e blere me kredi dhe e likujduar plotesisht, ishte nje vile tipike kanadeze, me dy garazhe, oborr te madh dhe tre kate, perfshire nenkatin prej betoni. Ne katin e pare nje zyre e kompletuar me te gjitha paisjet kompiuterike, dhoma e ndenies, e gatimit dhe e pritjes, te pajisura me shije e me gjithcka te nevojshme si dhe dy garazhet e automjeteve; ne katin e dyte tre dhoma gjumi te bollshme dhe tre banja, kudo me dollape muri dhe te gjitha mobiliet dhe komoditetet e nevojshme. Nenkati formonte nje siperfaqe te madhe, ku mesonin te qete femijte, te kompletuar me gjithcka u nevojitej, qe nga tavolinat, kolltuqet, raftet, sistemet kompiuterike per te dy. Ne nje qoshke ishin vendosur paisjet per ngrohje uji me bolier te madh e sobe, qe perdornin si lende djegese gazin metan.
Ketu e pashë me nga afer konstruksionin e lehte dhe praktik te shtepise tipike kanadeze: Nje katllavan, rreth 2.5 m lartesi, ku derdhen mure betoni perimetral me trashesi rreth 10 cm. Per katet e tjera muret ngrihen ne lartesi tek tulle, pa e pasur te domosdoshme suvatimin dhe lyerjen, me ngjyra te vecanta per cdo shtepi, apo bllok shtepish, vishen nga brenda me lesh xhami dhe pas tij me kartonxhes. Midis tulles dhe kartonxhesit, bashke me leshin e xhamit nderthuret dhe rrjeti i instalimeve elektrike e hidraulike. Dyshemete jane me dërrase e tallash druri te presuar, mbuluar me parkete, makete, ose pllaka qeramike, ndersa tavanet me panele kartonxhesi. Catia mbulohet me leterkatrama (te ashtuquajturat tjegulla kanadeze). Kollonat formohen nga tubo inoksi te lehta ose trare druri. Pra, gjithcka, per te ulur ne minimum koston e ndertimit, brenda disa parametrave te caktuar superiorë jetese dhe ne funksion te ruajtjes maksimale te energjise termike.
                                                                                      *
Eshte data 10 prill 2009, dite e premte. Te papriturat nuk paskan te sosur. Kete radhe surpriza ishte pjelle e nje bashkepunimi nderkontinental: Arta, vajza ime e vogel, nga Hollanda, Lindita, vajza ime e madhe, nga Kanadaja dhe Kamani, im bir, nga Amerika, te tre pinjollet tane gazmore, ishin marre vesh per te organizuar cdo gje ne heshtje.

Une dhe  ime shoqe, Hanemja ishim te shtrire ne krevat, per pushimin e mbasdites, te perqendruar ne lexim romanesh, cka mbushte me kenaqesi boshllekun ne kohe, nje tradite e hershme kjo, qysh nga femijeria jone -“Gjyshi Lanka, nena Nemja, Ajlavju- verimac (Ju dua shume)”, dikush ishte futur nga dera dhe po na belbezonte afer veshit. Kthejme koken, c’te shohim njerzit me te dashur: nipi i vogel Nikolasi, vetem 3 vjecar, qe po na fliste, na puthte e na perqafonte me dashuri; djali yne i vetem, Kamani dhe nusja e bukur e djalit tone, Adela, qe te dy mjeke te specializuar ne Amerike. Pas tyre, Lindita, vajza jone, kryeorganizatoria, duke qeshur. Dhe ne, krejt te hutuar e te cuditur.
-Po ju, nga zbritet ketu, nga qielli?
-Shume e sakte, sapo zbritem nga qielli me aeroplan: Nga Cikago ne Misisaga, vetem per nje ore e gjysem, pergjigjet shpejt, im bir.
Ishin pushimet e Pashkes Katolike dhe ne ndenjem tre dite me ta. Vertete u lumturuam, na u shtua jeta. Ishte i jashtezakonshem Nikolasi. Emrin e dyte, sic e do rregulli ne Amerike, e ka edhe ai Kaman { si gjyshi dhe si babai I tij), ndersa e therrasin shkurt, Niku. Ai, gjate te tre diteve, nuk na u nda, per asnje cast.
-Po kjo cudi, thoshte Hanemja, kur ne e takuam, se fundi, ne Vlore, ky ishte vetem 18 muajsh, dhe ne kemi 500 dite pa e pare, ndersa vogelushi nuk na ndahet, sikur te kishim qene per dite me te, duket, na afron gjaku i perbashket. Po sa i mire eshte, sa i embel, sa i qeshur, sa i zgjuar, tepke si i ati, madje, edhe me i mire, se, me sa duket, trashegon cilesite me te mira te dy prinderve te vet.
Pasi hengrem dreken e mrekullueshme, qe na kish pergatitur Majklli, dhendri yne kanadez, duhet thene me mjaft mjeshteri, ne dolem me kembenguljen e Anit e vizituam tregetoret perreth.
-Asnje ndryshim nuk ka nga Cikago, tha Dela, kur ishim ne nje Moll te madh. Po ai bollek malli, po ai sistem estetik paraqitje, po ato cmime.
Shpejte e morem vesh qellimin e vertete urgjent te vizites ne kete tregtore: na mbushen me dhurata.

Nje tjeter ngjarje gjurmelenese ishte vizita te “Tora Kanadeze”, nje veper monumentale e ndertuar ne vitin 1972, ne qender te Torontos, 530 metra e lartë, nder me te lartat ne bote. Pasi ngjiteshe me nje ashensor me shpejtesi 20 kilometra ne ore, brenda pak minutash, duke degjuar shpjegimet e ciceronit, pa e mare vesh, arrije lartesine maksimale. Aty dolem ne nje fotografi kolektive dhe zume vend ne sallen e madhe rrotulluese, me xhamllek anesor. Prej andej e shihje Toronton si nga aeroplani, ne te gjithe madheshtine e saj dhe nga te gjitha pozicionet. Ja aty poshte gradacelat e Dowontoun-it Torontian me qendra biznesi e hotele me emer: CITI, RBC DEXIA, BMO, Bahraton Centre, Hilton, Shareton Centre, Roial York, etj. Platforma gjigande e restorantit rrotullohet gati dy here dhe per ne pamje te tjera madheshtore shfaqen: Hekurudha dhe trenat qe levizin; oxhake te larte fabrikash, cuditerisht, pa tym; liqeni i madh e i pafund, i Ontarios, gati sa
 dyfishi i siperfaqes se Shqiperise; nje ishull ne mes te tij me banesa allasoj; anije qe levizin e nderlidhin brigjet midis ishullit dhe Kontinentit; nje aeroport, me tej, me dhjetra aeroplane te vegjel, qe ngrihen e ulen, njeri pas tjetrit; parqe te shumte me peme e kushte argetimi, pushime e qetësie; kudo gjelberim e rruge me mbikalime te drejta e te gjera dhe ne te gjitha drejtimet me qindra automjete ne levizje apo parkim.
 
Nderkohe kamarieret vene e vijne dhe na servirin menunë e pasur e te vecante me sallate te shijshme, gjelle me mish shumellojesh, apo peshk sipas deshires dhe embelsire, zupe, apo akullore, shoqeruar me vere cilesore. Salla eshte e mbushur plot, me banore te te gjitha kontinenteve. Cmimi fiks 35 dollare per person, me shtesa per teprimet e kerkuara jashte limitit.
Zbresim, te kenaqur, ne katin e dyte: Mund te kaloje te nje dysheme xhami e, kush guxonte, do te shihte poshte kembeve nje humnere te vertete thellesie maramendese, 500 metroshe. Ne kete kat, si dhe prane restorantit, kishte. me tepri, banja per burra e gra, te pastra e praktike, me uje, detergent, tharëse me ajer, apo leter higjenike. Edhe aty, ne platformen statike, per vizitoret qe nuk kerkonin ngrenie, kishte mjedise ku mund te admiroje pamjet e bukura te Torontos, duke levizur ne te gjithe perimetrin, ose duke perdorur, natyrisht me pagese, dylbite e shperndara buze xhamave, gjithandej. Per te zbritur, gjithashtu, duhet te zije radhe dhe kur plotesoje numrin e kerkuar, te angazhoje ashensorin perkates. shoqeruar nga personi i posacem i sherbimit..
 
Largohemi si te hutuar, duke uruar e bekuar kete popull kaq vital, keta shkencetare e mjeshtra me mendje te shquara, qe kane projektuar e ndertuar kete kryeveper njerezore dhe ku pa, afer Polit te Veriut, ne kete klime kaq te ftohte, sigurisht, me kushte tejet te veshtira.

Mbas dite, ndersa im bir me familjen e tij, ishin per vizite te disa te aferm nga gruaja, Majklli Kanadez, dhendi yne, si gjithnje i gatshem, perveshi menget dhe u be protagonist i artit te kulinarise. Produktet e tij mjeshterore, qe i shijuam per darke, ishin, gjithashtu, nje gje shume e vecante, per t’u mbajtur mend gjate. Paskan qene me fat vajzat e mia, per bashkeshortet qe kane zgjedhur, duke e vendosur veten ne radhet e “zonjave te renda” perendimore. Do largohemi per Shqiperi, si prinder te qete e te sigurte, se ato, me se fundi, e kane gjetur lumturine e kerkuar.


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx