E shtune, 26.07.2025, 02:51 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Presidenti Topi feston me jetimët

E marte, 29.12.2009, 08:57 PM



Presidenti i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëvë z. Ilir Çumani, i akordon Zonjës së Parë Teuta Topi, Titullin “Simbol i Vlerave Humane”


Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, në prag të festave të fundvitit, ka organizuar  festën tradicionale me  120 fëmijë jetimë nga e gjithë Shqipëria.
Në  një veprimtari humanitare e Festive, janë argëtuar në një drekë artistike - festive dhe humanitare të organizuar nga Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë me mbështetjen financiare të kompanisë celulare Eagle Mobile, këta fëmijë jetimë, me rastin e festave të fundvitit.
Në këtë veprimtari ishin të pranishëm fëmijë jetimë të policëve të rënë në detyrë, fëmijë jetimë të gjakmarrjes, fëmijë jetimë të komunitetit rom, nga fshati SOS, Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli”, fëmijë jetim të qendrave të ndryshme rezidenciale, shtetërore dhe joqeveritare, si dhe fëmijë jetim në komunitet dhe të tillë të mbetur nga tragjedia e Gërdecit.
Të pranishëm në këtë eveniment të zhvilluar në ambientet e Hotel - Tirana – International,  ishte edhe Presidenti i Republikës  z. Bamir Topi dhe Zonja e parë Teuta Topi, të shoqëruar nga dy vajzat e tyre...
Njëkohësisht, të pranishëm në këtë eveniment kanë qenë Presidenti i Çalik Holding për Ballkanin dhe Evropën Juglindore z. Orhan Xhoshkun, Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile z. Ali Ta?k?n (Tashkën), dhe Presidenti i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë z. Ilir Çumani.
Në fjalën e tij në këtë program artistiko – festiv,  Presidenti i Republikës përshëndeti këto nisma,  duke veçuar punën e palodhur dhe të jashtëzakonshmë  të bërë në gjithë këto vite nga  Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë  për integrimin e këtyre fëmijëve në jetën e Shoqërisë, duke vënë theksin se të gjithë duhet të kontribuojnë në të tilla iniciativa që vënë në fokus fëmijët jetimë.
Ndërsa Presidenti i Çalik Holding për Ballkanin dhe Evropën Juglindore z. Orhan Co?kun (Xhoshkun) theksoi se Grupi Çalik Holding ka patur dhe ka në politikat e saj sociale ndihmën e këtij komuniteti.
“Fëmijët janë e ardhmja, dhe ne punojmë sot duke menduar për të ardhmen. Çalik Holdig i u ka dhënë dhe u jep rëndësi të veçantë arsimimit të këtyre fëmijëve, prandaj edhe politikat e kësaj Kompanie e kanë caktuar si pjesë të rëndësishme të përgjegjësisë sociale”, tha Xhoshkun.
Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile z. Ali Taskin, ndër të tjerash  tha se Eagle Mobile  e shpalli vitin 2009,  “Vitin e Fëmijëve Jetimë”, dhe në këtë kuadër jo vetëm që ndërmori iniciativën e dhënies së 20 bursave për studime në shkolla të mesme dhe të larta për 20 fëmijë, por u bë shembull për 25 kompani të tjera që operojnë në Shqipëri, duke bërë që edhe ata të japin mbështetjen e tyre sipas mënyrës dhe mundësive përkatëse. Këto aktivitete do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Presidenti i Institutit Kombëtar  të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, z. Ilir Çumani,  pasi falënderoi Presidentin e Republikës për prezencën dhe vëmendjen e veçantë të Tij për problemet e shumta që ka kjo kategori e shoqërisë shqiptare, në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi i akordoi Zonjës së Parë Teuta Topi, Titullin  “Simbol i Vlerave Humane”, me motivacion  për merita të veçanta dhe kontributin e çmuar në fushën e përgjegjësive sociale në ndihmë të fëmijëve jetimë dhe të shtresave në nevojë.
Nga ana e saj, Zonja Topi, duke falënderuar për vlerësimin e bërë me këtë rast, vuri në dukje mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të kompanisë Eagle Mobile. Ajo shtoi se,  kjo kompani është bërë një shembull ku bashkohet humanizmi me biznesin.
Më pas fjala ka qenë e fëmijëve, të cilët janë argëtuar në koncertin me artistë të njohur si Bashkim Alibali, Mefarete Laze, Liljana Kondakçi, Valbona Mema, Kristi Popa, Irma Libohova, etj, të cilët kanë kënduar vetëm për fëmijët e pranishëm.
Kjo veprimtari u moderua nga Aktorja e mirënjohur e Filmit dhe e skenës së Teatrit Kombëtar, znj. Ema Andrea.
Me skenar  te poetit te mirënjohur për fëmijë Jorgo Papingji, u përcollën në këtë veprimtari mjaft mesazhe të qarta, kuptimplote  dhe shumë prekëse për të gjithë të pranishmit, ku nuk mungoi edhe interesimi i mjaft mediave  elektronike si dhe ajo e shtypit të shkruar.
Veprimtaria i çel me Himnin e Jetimëve dhe u mbyll sërish me këtë Himn, autor të të cilit janë Kompozitori i njohur Kristi Popa me vargjet e poetit Jorgo Papingji.
Ky aktivitet ka përfunduar me shpërndarjen e dhuratave të përgatitura nga Eagle Mobile dhe Instituti i Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë.
Kompania rinore Eagle Mobile ka treguar një interes të veçantë për këtë pjesë të shoqërisë. Krahas ndihmesës së dhënë nga kompania, edhe punonjësit e saj individualisht janë angazhuar për të ndihmuar në mënyrat dhe mundësitë e tyre.



















(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx