E merkure, 30.04.2025, 07:30 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

SHKSH ''Nëna Terezë'': Në Ängelholm të Suedisë u kremtua ditëlindja e dytë e Pavarësisë së Kosovës

E diele, 21.02.2010, 10:55 PM


NË ÄNGELHOLM TË SUEDISË U KREMTUA DITLINDJA E DYTË E PAVARSISË SË KOSOVËS
                      
     Në Ängelholm të Suedisë në praninë e më shumë se 300 bashkatdhetarëve shqiptarë dhe miqve suedez,nën udhëheqjen e Shoqatës Kulturore Shqiptare "Nëna Terezë"dhe në bashkpunim me nxënës,mësues që punojnë në mësim plotësues në gjuhen shqipe dhe bashkatdhetar të kësai komune,kanë përgaditur një manifestim kulturor me rastin e dyvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
    Atmosfera në lokalet ku pritej të  mbahej manifestimi ishte e mrekullushme dhe ajo që vihej në sy ishte kur fëmit dhe të rriturit nga moshat e ndryshme  ishin veshur me veshë kombëtare dhe lëvizshin nëpër lokale, përderisa pritshin që t’u vihej radha që të dalin në skenë. Fal një aktiviteti të pandërprer, kjo shoqatë në kuadër të saj është e kompletuar me të gjitha veshat Kombëtare, si për fëmijë, ashtu edhe për të rritur dhe ka një aktivitet të pasur kulturor, që në gjiun e saj përfshinë një numër të madh nxënësish dhe të rritur, nën udhëhqejen e Kryesisë së saj në përbërje: Rrahman Rrahmani, kryetar, Ahmet Ahmeti, sekeretar, Hajdin Selaci, arkëtar, Robert Hoti  dhe Behar Popova anëtarë të Kryesisë.

     Moderatore të këtij manifetimi ishin dy vajza të shkëlqyeshme, Adelina Aradinai në gjuhen shqipe,dhe  Kaltrina Hasani në gjuhen suedeze, të cilat pasi përshëndeten të pranishmit në sallë, uruan dyvjetorin e pavarsisë së Kosovës dhe njoftuan të pranishmit me programin e kësai mbrëmje, ftuan për nji fjalë  përshëndetse  Kryetari e Shoqatës Kulturore Shqiptare (SHKSH) "Nënë Tereza" në Ängelholm njëherit edhe sekretar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Daradanisë – Dega në Suedi, z.Rrahman Rrahmani, i cili tha:
    Vëllëzër dhe motra, fëmi të dashur, musafir të nderuar, mirëmbrëma dhe mirë se keni ardhur në këtë mbrëmje festive kushtuar dyvetorint  te lindjes së pavarsisë së Kosovës.                                                  
    Është nder dhe një privilegj i veçantë për mua, që në emër të Kryesisë së SH.K.SH.”Nëna Terezë”,të ju përshëndes dhe të ju uroi urimet më të përzemërta në këtë ditë të shënuar, për Kosovën dhe popullin shqiptar kudo që është, në 2-vjetorin e Pavarësisë së saj.      
  
    17 Shkurti i vitit 2008 është tashmë pjesë e memories së shqiptarëve dhe e botës mbarë, jo vetëm si dita e lindjes së Kosovës martire, por edhe e gjithë kombin tonë faqebardhë, në përpjekjet e saj titanike për liri dhe të drejta njerëzore, për përkatësinë e ëndrrën e saj evropiane, por edhe si dita që shënon ditëlindjen e dytë të shenjtë për kombin tonë. 
     Ne duhet të jemi krenar që sot kur festojmë njëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ta kujtojm ideatorin e kësaj pavarësije dr.Ibrahim Rugova Presidenti i parë historik dhe shpirtëror i Republikës së Kosovës, i cili me politikën e tij paqësore e krijoj Epoken e tij. 
     Filozofija politike e ish Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, depërtojë në thellësi të botës perendimore dhe në SHBA, duke i bindur thellsisht se Kosova e meriton pavarësinë e saj.
    Gjithsesi  një mbështetje të madhe kësaj filozofije i dha edhe Nëna shqiptare që quhet Nëna e tërë botës së qytetëruar siq ishte ”Nënë Tereza” ose Gonxhe Bojaxhiu, që me krenari ne e mbajmë emrin e shoqatës sonë kulturore shqiptare këtu në Ängelohm.
     
    Kjo Pavarësi ka kërkuar shumë mund, shumë politikë, shumë gjakë dhe angazhimn e të gjithë shqiptarëve, si në Kosovë, Shqipëri,Kosoven Lindore, Maqedoni  dhe Mërgatë, duke i bashkuar të gjitha këto forca dhe me përkrahjen e miqëve tanë të Europës, në këtë- -rast edhe Suedisë, dhe SHBA-të, ne ja dolëm që të pavarësohemi dhe sot  jemi shtet sovran dhe i pavarur.
 
   Ne këtë ditëlindje të shtetit tonë i jemi  shumë mirënjohës familjes së komandantit legjendar Adem Jashari,familjeve të dëshmorëve të lirisë, familjeve të të zhdukurve, fëmijëve bonjak, nënave, grave dhe baballarëve të atdhetarëve dhe heronjve tanë gjithëkombëtar, dhe të gjithë atyre që dhanë jetën dhe kontribuan për këtë që sot ne po e gëzojmë.
 
Të nderuar të pranishëm,
Zonja dhe zotërinjë,
 
    Tani kur po festojmë dyvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duhet ditur se na presin shumë  sfida për ta ndërtuar shtetin e Republikës së Kosovës.
Shteti duhet ndërtuar dhe zhvilluar për të dëshmuar se jemi të zot të qeverisim vet, por gjithëherë duhet kërkuar nga miqt tanë të Europës përkrahjen e tyre që të zhvillohemi dhe ndërtohemi me ndihmen edhe të tyre, e që një ditë Kosova të integrohet në Aleancen Euroatlantike, në NATO, në Bashkimin Europjan dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të.
 Ne falendrojmë popullin Suedez për ndihmën që e dha edhe para lufte, edhe gjatë luftes edhe pas luftes. Populli Suedez tani është mik i popullit shqiptarë, të cilin e falenderojmë nga zemra.Zoti e bekoft Kosovën dhe Pavarësinë e saj,Zoti e bekoft popullin Shqiptarë kudo që ndodhet ai. Zoti i bekoft SHBA-të, BE-në,  popullin suedez dhe miqt tanë kudo që ndodhen,e përfundoj fjalimin kryetari i Sh.k.SH.“Nëna Terezë“z.Rrahman Rrahmani.
 
Me nji fjal rasti të pranishmit i përshëndeti z.Xhevat Isufi arsimtar i gjuhës shqipe në Ängelholm. Shumë të dashur nxënës, bashkombas zonja dhe zotrinjë. Sonte solemnisht na ka bashkuar përvjetori i i dytë i Pavarësisë së Kosovës. Prandaj, fjala e parë e zemrës, prej më të parave për qastin është mirë se erdhët në këtë mbrëmje festive kushtuar Dyvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në rrethanat historike dhe politike dy viti më parë pavarësia e Kosovës u shpall, sepse Kosova ishte aneksuar padrejtësisht dhe kundër vullnetit të saj, nga Serbia e ish Jugosllavia; sepse populli i Kosovës ka vuajtur shumë dhe ka luftuar gjatë për lirinë e tij; sepse breza të tërë veprimtarësh të çështjes së lirisë ishin sakrifikuar për këtë ditë;sepse ishin pjekur kushtet dhe ishin përmbushur standardet demokratike për këtë akt historik. Data e 17 Shkurtit shënon kurorëzimin e përpjekjeve shekullore për liri të popullit të Kosovës. Në këtë ditë dhe në përvjetorët e pambarim të pavarësisë, falënderimi i parë u shkon dëshmorëve, u shkon veprimtarëve të të gjithë brezave të Lëvizjes Kombëtare, i shkon popullit që rezistoi kundër robërisë. 
 
Nga ky manifestim solemn u shprehim mirënjohjen e thellë dhe falënderimin e madh botës demokratike, SHBA, Evropës, NATO-s dhe gjithë miqve tanë të shtrenjtë anekënd globit që ndihmuan Kosovën në proceset e vështira e historike të çlirimit, të vendosjes së paqes dhe të ndërtimit të demokracisë e të rimëkëmbjes pas luftës. Sonte pra, ne mërgimtarët më banim në Ängelholm të Suedisë jemi këtu për të kujtuar, nderuar dhe respektuar veprën madhore të arkitektit të pavarësisë DR. Ibrahim Rugova, heroizmin dhe bëmet e UCK-së në krye me Komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë atyre që ranë në altarin e lirisë për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovë. Të nderuar bashkombas sonte në këtë ditë dhe natë të madhe të kombit shqiptarë zemrat tona, shpirti ynë mërgimtarë na lanë të vetmuar ato ikën dhe shkuan në atdhe , shkuan atje prej nga kanë ardhur. Shkuan për tu rreshtuar dhe hedhur valle në ditëlindjën e dytë të Pavarësisë. Shkuanë për të nderuar dhe Festuar Në sheshin e Skënderbeut, në sheshin e Ibrahim Rugovës, në Prekazin e Adem Jasharit, në Gllogjanin e Luan e Shkelzen Haradinit, në Pestovën e Zahir Pajazitit, në Kosharën e Agim Ramadanit e Salih Qekut, Në Lapushën e Imer Alushanit, Në Mitrovicën e Mehë Ukës e në gjithë Kosovën. Pra shkuan në folenë e shqiponjave dhe sikur nuk duan të kthehën më kurr e as ta dëgjojnë emrin mërgim. Të nderuar bashkombas shekullin që sapo filluam është shekull i mrekullive për shqiptarët sepse përjetuam ngjarje të mëdha historike për popullin shqiptarë si: Pavarësia e Kosovës, antarsimi i Shqipërisë në NATO , Autostradën e cila e bashkoi popullin shqiptarë edhe fizikisht . dhe ngjarje tjera kulturo historike që e trasojnë rrugën tonë kombëtare si një komb i përbashkët drejt integrimit Evropian .Të dashur Vllëzër takimet si ky, e festat janë të bukura por kësaj radhe ne mergimtarëve të harruar na ngritin shpirtin tonë dhe krenarinë e të qenurit shqiptarë. Edhenjëherë shfrytëzoj rastin t´ju uroj nga zemra gëzuar ditëlindjën e dytë të Pavarsisë së Kosovë, pëfundoi fjalimin arsimtari z.Xhevat Isufi. 
 
Programi festiv filloi me vallen“ Nusja dhe Dasmorët“nga grupi i vajzave dhe djemëve të Ängelholmit ,të cilët u mirëpritën me duartrkitje frenetike nga të pranishmit. Programi festiv vazhdoj me Poezitë "Kosova " të cilën e recitoi Dafina Liugiqi,  "Vargje për addheun" recitoi Fitim Dulla,  poezinë "Mërgimtari" e recitoi Laura Kodra dhe poezinë“Nëna Terezë“recitoi Donita Kelmendi.  Programi vazhdoi me pjesën teatrale kushtuar ish presidentit historik dhe shpirëtror të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, e përgaditur nga regjisori dhe aktori i mirënjohur Ahmet Ahmeti. Kjo dramë çfaqi emocione të jashtzakonshme në publikë, u mirëprit me duartrokitje frenetike dhe ngriti të gjithë të pranishmit në këmbë.
   Me nga nji këngë u paraqitën vajzat mjftë të talentuara:  Dafina Berisha prezentoi me këngën „Këndoma këngën“,Arjanita Dulla prezento me këngen „Ditlindja“,Saranda Sopjani prezentoi me këngen“Amazing Girl“dhe Arlinda Zejnullahi prezentoi me këngën“Të kamë për vete“.
    Të pranishmit i përshëndeti dhe ju uroi dyvjetorin e pavarsisë së Kosovës suedezja Eva Dahllberg, përfaqsuese e minisris për kultur pran komunes së Ängelholmit.Eva me këtë rast për dëshiren e të pranishmive, këndoi një këng suedeze,për qka edhe u shpërbly me duartrokitje frenetike. 
       Në vazhdim për të pranishmit ishte pregaditur edhe nji pjes teatrale „Besarta“kushtuar Adem Jasharit edhe kjo dram ishte e pregaditur nga rexhisori  mjaftë i talentuar z.Ahmet Ahmeti.  Dramë çfaqi emocione të jashtzakonshme në publikë,dhe  u mirëprit me duartrokitje frenetike nga të pranishmit.Me nji recital poetik kushtuar luftrave qlirimtare të Shqiprisë prezentuan:Adelina Popova ,Marigona Kodra dhe Blerina Luta.Pastai në rradh ishte vallja „Shota“e cila i ngriti të pranishmit në këmb e interpretuar nga Sali Krasniqi dhe Albulena Sogojeva.Prap me tri poezi:“Mërgimtari““Kurr ma në mërgim“dhe „Adem Jashari“ przentuan:Aurora Behluli,Saranda Sopjani dhe Arjanita Dulla.
Dhe në përfundim të kësai mbrëmje festive me rastin e dyvjetorit të pavarsisë së Kosovës  të pranishmit paten rastin që ta ndjekin vallen e „Rugoves“ të interpretuar nga:Ahmet Ahmeti, Mërgime Popova,Bashkim Shala,Albulena Sogojeva ,Sali Krasniqi,Besim Ibishi,Genta Fejzullahu,Blerina Ahmeti,Dafina Berisha,Tina Fejzullahu,Arlinda Zejnullahu,Adelina Popova,Alban Sogojeva ,Endrit Berisha,Labinot Popova etj. valtarë dhe valltare të  SH.K.SH.“Nëna Terezë“ në Ängelholm të Suedis,kjo valle u mirëprit me duartrokitje frenetike nga të pranishmit.  
    Me kaq përfundoj programi i manifetimit të Pavarësisë së Kosovës.
    12-Shkurt 2010 në Ängelholm të Suedisë                                                            
   
  Në emër të Kryesisë së SHKSH „Nëna Terezë.“    
              z.Ahmet Ahmeti, sekretar.


(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx