Udhëpërshkrim
Pilo Zyba: Legjenda e kohëve të reja
E diele, 24.01.2010, 07:29 PM
Nga Pilo Zyba
Shpesh herë më vjen në mëndje fjala e urtë popullore “Komshiu i mirë dera e parajsës”.Po bëjmë më shumë se 19 vjet që me komshiun tonë jugor, Greqinë, i këputëm telat me gjëmba, për të krijuar marrdhënie më të mira.Natyra na ka krijuar pranë njëri tjetrit, na dha dhe një histori përafërsisht të barabartë.Kemi përjetuar përafërsisht të njëjtin fat.Kemi luftuar kundër të njëjtit armik, duke pasur njëri tjetrin gjithnjë si mik.Kemi arritur deri aty, sa, po ti hedhim një sy, apo vështrim, me ndryshime fare të vogla, dhe legjendat i kemi të njëjta.Më del përpara “Kostandini e Dorontina” “ Legjenda e Murimit” apo ndonjë tjetër.Në rastin e legjendës greke, bëhet fjalë për një urë që quhet “Ura e Artës”, e cila pëson të njëjtin fat si kalaja e Rozafës, pra, ditën ndërtohej dhe natën rrëzohej.Që të qëndronte e ngritur, Rozafa kërkonte në themel , besën.Pasi u vendos në themelet e saj besa, ajo, mbijetoi.Por, lë ti lëmë për një çast legjendat, dhe ti ktheheni realitetit të ditëve tona.
Vërtet, janë urat ato që e kryejnë këtë shërbim fisnik, por, ka edhe ura të cilat nuk e gëzojnë këtë fat, bile edhe më keq akoma!
Një urë mirkuptimi, një urë dashurie, e mbajti Kosovën e shumë vuajtur, as në qiell e as në tokë.Për një urë të tillë, ajo pagoi në shekuj një haraç gjaku, dhimbjesh e vuajtjesh pa fund.Diku ngrihen, dhe diku minohet kjo urë.Dikush zgjat dorën e paqes si një urë mbi gjith urrejtjen e krijuar, një grup tjetër për interesa të urave të pa dukshme i minon ato.
Një urë sinqeriteti dhe dashamirësie kërkohet, që Maqedonia ta ndjejë veten shtet si gjithë të tjerët dhe me të gjitha të drejtat që gëzojnë dhe ata.Por ura e bisedimeve nuk gjëndet, apo nuk duan që të gjëndet?
E në se nuk duan, pse?Kush fshihet pas interesave të tyre?Kujt i intereson që kjo çështje dhe të tjera që mbushin globin, të mbeten varur?..
.Përgjigjet janë të shumta, ashtu siç janë të shumta dhe mundësitë, për të zgjidhur këto çështje që mbajnë të mbërthyer globin në një çark gjithnjë të ngritur e në gjëndje pasigurie.
Por ti lëmë ato dhe ti kthehemi qëllimit të shkrimit tonë.
Ka 19 vjet që besojmë te një urë e tillë,ndërmjet Shqipërisë e Greqisë.Te një urë që do të lidhë njëkohësisht, dashuritë e mijra emigrantëve, me prindërit, farefisin e tyre në atdhe.Vjen një moment, që vërtet jemi optimistë.Me punën tonë të mirë, me sjelljen e qytetëruar, vëmë gurë të sigurtë në themelet e saj, por çfar ndodh?
Në momentin që ne shpresojmë, se muret e saj po marrin jetë, pas një nate të qetë, në mëngjes muret e saj duken përsëri të rrëzuar, në vënd të shpresave, një grumbull frike dhe pa sigurie.Gjithmonë me latra në rregull emigrantët,por pa një dokument në xhep për të hyrë e për të dalë në atdhe.Për një çertifikatë, duhet të lësh punën të paktën një javë, të shkosh nga Athina në Tiranë, për të vulosur, paguar, e robëtuar.Kur qiraja ecën, e kurset duhen paguar.Të gjitha këto haraçe për një emigrant ekonomik, që ka ardhur në greqi për bukën e gojës.Shteti pritës e vjel, shteti mëmë e mjel.Emigranti në çfar qafe del?
E pa besushme por gjithnjë ndodh si në legjendë.Ajo që mundohet të rregullohet për një vit,prishet për një ditë.Me të drejtë në mëndjen dhe zëmrën e çdo emigranti shtrohet pyetja: “ Kujt i intereson kjo gjëndje?
Kush i minon muret e urës ,dhe pse?”
Unë që kam përpara legjendën e urës shtroj pyetjen: “Pse kaq kohë për të ngritur një urë?Për ne ajo ka qënë dhe mbetet e ngritur.
Jam i lindur në Përmet, në një fshat që quhet Çarshovë, pak më tej tek “Tri urat”ku tani është bërë dogana e re.E pra, me të hedhur jo më shumë se 50 hapa shkel në tokën greke.Ja si më tha një bashkëfshatar, kur u nisa përpara 19 vjetësh.” Sa të dalësh nga tri urat, në kra të djathtë të rrjedhës së Vjosës, do të shikosh një rrugë që ecën përmes rrapinjve.Në qoftë se nuk i ndahesh asaj, jo më pak se një orë do të dalësh në një fshat që quhet, Ajetopetra (Guri i Shqiponjës), dhe me të mbërritur do kërkosh Jani Panaritin.”..Plaku përmëndte njerzit që kishte njohur dhe bënte tregëti me ta.Duke marë parasysh moshën e tij,unë mendoja se duhet të kishin vdekur.Por u gabova.Ruga për në Konicë, ku bënin tregëti, vërtet e pa shkelur për më shumë se 45vjet, e kishte humbur disi gjallërinë nga koha, por, nuk i kishte humbur konturet e saj.Urat e ngritura përrënjve, qëndronin të pa lëvizura përpara luftrave të kohës, dhe luftës shumë vjeçare me reshjet e dëborat atmosferike e politike.Ato si dashnorë besnikë, me vite, prisnin dashuritë e himbura, të cilat nuk u vonuan të shfaqeshin një ditë.Shtëpitë e fshatit që shumica ishin blerë nga shqiptarët, shërbenin për ta si vënd për shlodhjen e kafshëve dhe si hotele për fjetje.
Kur trokita në derën që më kishte thënë plaku, dhe, porsa thashë që vij nga Shqipëria, më futën brënda.Pranë një oxhaku më priti një plak rreth të 75 save, i gjatë me flokë të zbardhura (Sikur mbante mbi kokë vetë malin e Pindit) i qetë e fisnik.
- Kam plot 45 vjet pa e parë, më tha, por asnjëherë nuk e kam harruar.Të jap fjalën se së shpejti do shkoj ta takoj në Shqipëri.Dhe ai e mbajti fjalën.
Një vit më von, bashkë me të birin, dola i prita të Kakavijë:I shikoja që grindeshin me doganjerin, dhe kuptova se diçka nuk shkonte mirë.Në fund doganjeri, një i ri me uniformë jeshile, i firmosi letrat dhe e lejojë të hynte.(Duket e fali për diçka si rezultat i moshës)
Dita e 28 Gushtit, do mbetet për mua e pa harruar, aq më tepër për plakun Kostë dhe zotin Jani që kishte ardhur nga Greqia.Kaq vite, kaq mbresa e kujtim!Takimi i tyre ishte i thjeshtë, pa blice fotoreporterësh e intervista gazetarësh, pa kamera, por dhjetra herë më i sinqertë se të gjitha takimet e diplomatëve të marrë së bashku, apo ministrave qe takohen e takohen, thonë e rithonë të njëjtat fjalë, të cilat i mbyllin nën zhurmën e shisheve të shampanjës ,e nën erën e mishit të pjekur.” I bien fyellit në një vrimë”siç thotë populli.
Pas atij takimi shumë prekës, ata vajtën në shtëpinë e Kostës,të cilën Jani e kishte vizituar dhe herë të tjera përpara viteve 50- të.
Biseda zhvillohej e ngrohtë e miqësore, herë në gjuhën shqipe e herë në gjuhën greke. Unë rrija dhe pyesja veten. “Cili prej tyre është shqiptar dhe cili grek?Zoti Jani që flet shqip, apo plaku Kostë që flet gërqisht”?Dhe shkova nëpër mënd fjalët e politikanëve, se minoritet, janë ura lidhjeje ndermjet popujve dhe shteteve.Sa keq, kur vetë popujt i kanë fshirë me kohë nga kujtesa këto paragjykime.
Në një çast kur gjithçka ishte shpërbërë dhe ishte kthyer në një të vetme, dhe ky ishte gëzimi, zoti Jani nxori nga brezi një pistolete, dhe nga xhepi i këmishës një orë dore.Nuk po kuptoja asgjë!
- Kjo është pistoleta jote, dhe kjo ora e xhepit, ju drejtua ai Kostës.Mi ke lënë amanet kur ike për herë të fundit nga greqia, më 28 Gusht të vitit 1947.Më the se rrugët ishin mbyllur, në qoftë se ti gjënin me vete të burgosnin.Urdhëro, dhe ja zgjati Kostës.-Ne ballkanasit nuk i harrojmë amanetet.Dhe kur ika në Amerikë për 20 vjet, në shtëpi lashë fjalë, në qoftë se vije ti mërrje, ose të dërgoje një njeri tjetër.
Unë mbeta i murosur në këmbë, me shishen e rakisë në dorë.Përpara më shfaqej herë Kostandini i baladës me të motrën, herë zoti Jani që kisha përpara .Këta ishin personazhet e legjendave moderne.
S’kisha si mos të besoja se urat për të cilat flasim janë të ngritura.Në to qëndron dhe besa dhe dashuria, dhe dëshirat e mijra emigrantëve.
Ajo i ka rrënjet thellë në lashtësi, por historianët i ka zënë gjumi letargjik, ndërsa politikanët i kanë mbytur
“hallet e popujve”.Shtërngimi i duarve të këtyre dy burrave, ishte dhe është për mua, ura më e mirë për lidhjen e dy popujve tanë.Besa që mban të pa tundur themelet e dashurive.
Komentoni
Artikuj te tjere
Vlashi Fili: Përkujtohen njerëz të shquar të kombit tonë
Milazim Kadriu: Reçaku i dhimbjes, kujtesës dhe i krenarisë kombëtare
Luan Çipi: Në Rotterdam
Një orë mësimi në një shkollë të mesme amerikane, rreth krijimtarisë së shkrimtares Kozeta Zylo
Luan Çipi: Në Amsterdam
Luan Çipi: Në Parkun Zoologjik të Torontos
Kozeta Zavalani: Kuvendi i 8-të i Gruas Intelektuale Mbarëkombëtare Shqiptare
Luan Çipi: Në Ontario
Presidenti Topi feston me jetimët
Sokol Demaku: ”Babadimri kosovar” në Borås
Nazmi Seitaj: Genci dhe Vilsoni - Një ditë vjeshte në Bërzeshtën e poetëve martirë
Arsim Halili: Klubi letrar ''Feniks'' mbajti kuvendin e rregullt zgjedhor
Engjëll Koliqi: Edhe nënshkrimi yt është një vepër artistike
Beqir Cikaqi: Festa e “28 Nëntorit” edhe në Itali
Gani Ismajli: Manifestimi i 28 Nëntorit ne Schwäbisch Gmünd të Gjermanisë më 05.12.2009
Ahmet Ahmeti: Në Änglholm të Suedisë u kremtua ''28 Nëntori'', Dita e Flamurit
Asllan Dibrani: Në Bietigheim - Bissigen në rrethim e Shtutgardit u manifestua dita e Flamurit
Arif Molliqi: Bashkatdhetarët tanë në Hamburg e festuan 28 Nëntorin
Vilhelme Vranari: Presidenti i Republikës dha një pritje me rastin e Ditës së Pavarësisë
Kujtim Mateli: Në ditët e Panairit Klik Ekspo Group në mjediset e Pallatit të Kongresit, në Tiranë