Udhëpërshkrim
Luan Çipi: Në Rotterdam
E hene, 18.01.2010, 04:53 PM

Nga Luan Çipi
Ishte data 9 qershor 2009 kur nisemi nga qyteti holandez Roosendaal për në Rotterdam. Distancën, që ndan dy qytetet, me autoveturë, e pershkuam në afër 1 orë. Autostrada fushore, me 4 korsi, e mbajtur si jo më mirë, kalonte në pamje të bukura, nga të dy anët, ku shihej veç gjeberim, sipërfaqe të pafundme të mbjella me foragjere, fshatra të vendosura si në pikturë, apo shtëpi fermerësh, larg njeri tjetrit, si dhe kudo lopë laramane ne kullotje të lirë. Kaluam disa ura të gjata dhe mbi liqenin, nga të dy anët dukeshin anije te inbarkuara, në pritje të orarit për ngritjen e krahëve të urave dhe për kalim në destinacionet e tyre.
Më larg, në të majtë, nga ana bregut te Detit të Veriut kudo shikoje në lëvizje elikat e gjiganteve energjitik, që me ndihmen e errës prodhonin, pa u lodhur, energji elektrike.
Futemi te tuneli i gjatë 1070 ml. një nga mrekullite e ndërtimeve holandeze. Kujdes, duhet ulur shpejtësia e makinës deri ne 50 km. në orë, se ndryshe, për çdo metër më shumë, kamerat dixhitale rregjistrojnë gabimet dhe lajmerojnë për gjoba të mëdha.
Hyjmë në qytetin e shtrirë në 304 kilometra katrore, nga e cila 206 km. katrore tokë dhe diferenca, ujë. Qiellçareset, krejt të ndryshme, përshëndesin njera tjetrën dhe vëllazërohen me ndërtesa të stileve arqitektonike të ndryshme, por të zgjedhura me kujdes nga Këshilli i Arqitektëve të Qytetit, një organizëm bashkiak i dalluar për stilin e veçantë “kubik”, me emër. Këtu ndërmeren kuvende botërore dhe diskutohen e vendosen gjetje e përhapje normash e normativash unike, për larmitë e formave të bukura arkitektonike të ndërtimeve moderne, gërshetuar me ato të traditës (siç eshte Manhatan, mbi lumin Maas).
Rotterdami është një qytet i madh, i dyti në Holandë pas Amsterdamit, me gati 600 mijë banorë, kryesisht holandezë po dhe siriane, turq, marokene dhe nga të gjitha kombësitë e botës. Vendasit e pasur, më së shumti, banojne ne vila komode për rreth qytetit. Qyteti është themeluar ne vitin 1340 dhe ndërsa në vitin 1796 ka pasur 50 mijë banorë, në vitin 1879 arriti 150 mijë banorë dhe ne vitin 1925 u bë me 350 mijë banorë. Në 14 maj të vitit 1940, në 5 ditët e fundit të luftës hitleriane me Vendet e Ulta, Rotterdami është bombarduar nga ajri dhe thuajseëeshtë shkatruar tërësisht, në shenjë ndëshkimi për rezistencën aktive që i benë hordhive pushtuese naziste holandezet liridashës. Qyteti është rindërtuar shpejt dhe në vitet 1950 deri ne vitin 1970 është rikonstruktuar, ndërsa, në vitin 1980 Këshilli Bashkiak ka iniciuar një zhvillim të shpejt e të veçantë të politikës urbanistike dhe arkitektonike, ndërsa në vitin 1990 janë hedhur hapat konkrete për të ndërtuar një qendër të re madhështore, në rrjedhën jugore të lumit Maas, drejt Detit të Veriut.

Në qytet gjatë gjithë vitit vlojnë aktivitetetet kulturor e artistik me Orkestren e Filarmonise, Akademine e Arteve të Bukura, me Pallatin e Kongreseve dhe të Koncerteve, me disa teatro e midis tyre me atë më të riun, « Luxor », me qendrat e koncerteve rook dhe të muzikes tekno, të vendosura në pjesën jugore të qytetit. Po aty janë muzeu i Artit, ai Historik dhe Muzeu i Kulturës Popullore, Zooparku i madh, etj. Ketu ne cdo fund janari organizohet kinofestivali ndërkombetar, çdo fund qershori festivali boteror i poezise dhe për fund viti festa e karnavaleve, tip Karaibe.
Me emër te madh jane dhe ekipet futbollistike të qytetit si Feynordi, Sparta dhe Excelsior, që kanë sjellë trofe të rëndësishme të kampiones së Holandës, të Kupës UEFA (tre herë), të Kupës së Kampioneve (1970) Po kështu qyteti dallohet për traditat në marathonë, ku qyteti ka kampion botëror, në tenis, etj.
Rotterdami, mbi të gjitha, është një port shumë i madh. Më i madhi në Evropë. Për këtë shërben pozicioni shumë i favorshëm që ai ka në deltën e lumit Maas me thellësi optimale dhe lidhja e tij me Detin e Veriut, çka krijon favore për krejt Evropen për t’u furnizuar me mallra të gjithfarllojeshme, nëpërmjet Oqeanit, për të kaluar pastaj, me transport të fuqishëm tokesor, hekurudhor e ajror, nëpërmjet konteniereve tepër cilësor, me mekanizma elktronik tip rrobotesh, thuajse fare pa njeri.

Zhvillim të theksuar ka dhe industria e ndërtimit të makinerive.
Dhe të mendosh se të gjitha këto bashkëjetojnë me një turizem vjetor shumë miljonësh, me një infrastrukturë fine, me gjallërinë e pa krahasuar të veprimtarive kulturore, artistike e sportive, me një harmoni nderfetare e raciale shëmbullore, me sjellje tejet të kulturar dhe me një pastërti e shërbim rural, komunal e personal per t’u patur zili nga kushdo.
Ne, duke pritur për pak çaste në « Prachtig Grand Cafe » buze lumit Maas, pasi na serviret kafe dhe çaj me biskota, sipas dëshirës, presim biletat dhe nisemi me anije për një udhetim turistik 45 minutesh në konturet e Portit të Madh. Para nesh shohim Urën Gjigande që lidh të dy brigjet e lumit të gjerë për 800 ml. gjatësi dhe me lartësi 139 ml., për të kaluar nën të çdo lloj anieje, deri ato oqeanike. Edhe vetë ura është një çudi e teknikës dhe e bukurisë bashkëkohore, si urë e varur tepër e gjatë e lidhur me kavo të fuqishme, vetëm në një pikë tërheqieje.
Hypim në anijen e bukur lumore « Spido » dhe zëmë vëndet në një nga sallat e mëdha të saj. Dhjetra pasagjerë, me aparatet fotografike në duar, zenë vend në tavolinat dhe kariket komode, ndërsa, në banakun e gjerë të anijes serviren, sipas dëshirës, pije dhe ëmbëlsira.

Para na del grataciela « de Maas », këtu, më afer, buzë lumit është ankoruar, për të mos lundruar më, një anije mesjetare me vela që quhej COSTETCHELDE, me tutje lartësohet kulla më e lart e qytetit me restorantin rrotullues, si ajo e Torontos, po më e herëshme dhe natyrisht më pak e lart. Ja, në breg fare afër, një kub madhështor, godinë me dritare të mëdha me kombinim ngjyrash blu dhe gri, ndërtesa të tjera kubike madhështore gjithandej, në breg e në thellësi, nga të dy anët e lumit, aty më afër Kulla e bukur e Admiraliatit, që drejton gjithë manovrimet e anijeve në lum e deri në det, më tej me dhjetra anije të akustuara që ngarkohen me vinçat e tyre dhe të tjera që shkarkohen me vinçat gjigande manjetike me komanda e paisje elektronike rrobotesh; çisterna gjigande të instaluara buzë bregu, që depozitojnë, ruajnë e konservojnë në kushte ideale gjithfarë lëngjesh deri pije freskuese
të ardhura nga kontinente të largët ; më tej rimorkiatorët MAGNUS, PEGASUS etj. që janë gati të tërheqin maune të fuqishme ; tragetet HELEN, INVOTIS, VILSON MAAS etj, në ngarkim apo shkarkim. Më në thellësi lartësohen oxhakë rafinerish e fabrikash, që nxjerin tym në lartësi. Më tej, pleksur midis vincash modern, një mulli për bluarje drithërash tipik holandez, rri aty për të kujtuar traditën ekonomike duke thënë : asgjë nuk duhet të shkoj dëm, të shfrytezojmë çdo lloj burimi energjitik, që na fal natyra sa më gjatë që të jetë e mundur. Në një gji të hapur, midis kubikeve holandezë, një qytezë kineze sikur flet edhe ajo për harmoninë ndërkontinentale.

Largohemi të mbushur me optimizem e gëzim për gjithçka madhështore të realizuar nga holandezët e mençur dhe punëtorë, në këtë port gjigand dhe me besim e shpresë se ky shembull do të jetë një model edhe për qytetin tim të lindjes, Vlorën e dashur, që për fat ka kushte natyrore të njejta, për pozicionin gjeografik, si dhe për gjerësinë, madhësinë e gjirit detar dhe thellësinë e detit.
Komentoni
Artikuj te tjere
Një orë mësimi në një shkollë të mesme amerikane, rreth krijimtarisë së shkrimtares Kozeta Zylo
Luan Çipi: Në Amsterdam
Luan Çipi: Në Parkun Zoologjik të Torontos
Kozeta Zavalani: Kuvendi i 8-të i Gruas Intelektuale Mbarëkombëtare Shqiptare
Luan Çipi: Në Ontario
Presidenti Topi feston me jetimët
Sokol Demaku: ”Babadimri kosovar” në Borås
Nazmi Seitaj: Genci dhe Vilsoni - Një ditë vjeshte në Bërzeshtën e poetëve martirë
Arsim Halili: Klubi letrar ''Feniks'' mbajti kuvendin e rregullt zgjedhor
Engjëll Koliqi: Edhe nënshkrimi yt është një vepër artistike
Beqir Cikaqi: Festa e “28 Nëntorit” edhe në Itali
Gani Ismajli: Manifestimi i 28 Nëntorit ne Schwäbisch Gmünd të Gjermanisë më 05.12.2009
Ahmet Ahmeti: Në Änglholm të Suedisë u kremtua ''28 Nëntori'', Dita e Flamurit
Asllan Dibrani: Në Bietigheim - Bissigen në rrethim e Shtutgardit u manifestua dita e Flamurit
Arif Molliqi: Bashkatdhetarët tanë në Hamburg e festuan 28 Nëntorin
Vilhelme Vranari: Presidenti i Republikës dha një pritje me rastin e Ditës së Pavarësisë
Kujtim Mateli: Në ditët e Panairit Klik Ekspo Group në mjediset e Pallatit të Kongresit, në Tiranë
Gani Ismajli: Manifestimi i 28 Nëntorit në Kirchheim/Teck Gjermani
Sokol Demaku: Dita e Flamurit u shënua në mënyrë madhështore
Gjon Neçaj: Në vend të një reportazhi për Nikaj - Merturin