Udhëpërshkrim
Xhevat Muqaku: Vepra e dëshmorëve ''Parlament shpirtëror i diasporës''
E diele, 21.02.2010, 10:58 PM
Vepra e dëshmorëve ''Parlament shpirtëror i diasporës''
Nga Xhevat Muqaku
E diela e ftohët e datës së 17 janarit të këtij viti në Untergruppenbach afër Heilbronit siq e thot Can Tahiri kishte ngjashmëri te dukëshme me atë të para 28 vjeteve kur më të ligët prapa shpine i vranë tre bijt më te mirë te kombit shqiptar.Me homazhet tek garazhi ku vëllezërit Jusuf, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka ndërruan jetë per te mos vdekur, nga bashkveprimtarët më të ngushtë, Unioni artistik i kombit shqiptarë , nxanësit e shkolles shqipe te qytezes Bittigheim/Bissingen dhe shoqatat nga Singeni. Manheimi,Heidelbergu ,Shtutgarti dhe Ludwigsburgu nisi kjo ditë Janari. Më pastai të gjithë së bashku vizituam zyren e Bardhoshit dhe perfunduam ne lokalin e shoqates me te njejtin emër që të kuvendojmë dhe kujtojmë historinë qe këta ambasador të atedheut e shkruajten me punë, me penë dhe në fund edhe me gjak tha zotëriu Afrim Sylejmani.
Në sallën e aktiviteteve kulturore në Eglosheim të Ludwigsburgut, në orën 16 filloi akademia përkujtimore kushtuar martirëve,në organizimin e klubit kulturorë shqiptarë Bardhosh Gervalla.
Në skenen e përgaditur për këte rast,grupi i vallëzimit RINIA nga Singeni u radhiten pran Flamurit kombëtarë. Lartë mbi plisat e bardhë te djemve shtatëgjatë,shikonin fotografitë e dëshmorëve,Vizionarë e me fytyra të buzëqeshura, ata qe ranë për te mos vdekur, ndërsa para motrave vallëtare qendronin tre trëndafila te freskët e te kuq si gjaku.
Nderuan vëllezërit e tyre në heshtje me radhë Faridin Tafallari, Murat Kryeziu, Nami Ramadani, Afrim Sylejmani dhe te gjithë të pranishmit tjere ne sallë.Hymni kombetar i pasuar me një minutë heshtje dhe me brohoritjen lavdi trimave sikur tregoi se per deshmoret nuk duhet te mbahet zi por duhet te kujtohen,te bisedohet,të recitohet,të këndohet dhe të vallëzohet Keshtu patë thënë ne nje rast vet Jusufi i ynë gojartë,ndersa ketë citat te tijë e ripërseriti moderatori i kësaj Akademie i cili ftoi zoteriun Afrim Sylejmani,kryetar i shoqates kulturore Bardhosh Gervalla te merr fjalën. Ai vazhdim tha: bashkimi i shqiptarëve e frigoi shumë te ligun, bashkatdhetarë te nderuar prania e juaj sot ne këtë sallë flet shumë, ndersa mua me lejoni që të shpallë te hapur Akademinë perkujtimore per vllezërit Gervalla dhe Zeka.
Për shembëlltyren e Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit foli bashkpunëtori i tyre i ngushtë zotriu Faridin Tafallari i cili veq tjerash tha: Këta tre atdhetarë me punën e paalodhëshme ,edhe natën e bënë ditë. Jusufi i madhë së bashku me Kadriun e fortë, me Bardhoshin e ambël dhe shokët e idealit ofruan, ndihmuan, organizuan,dhe bashkuan bashkatdhetarët pa dallime fetare e partiake rreth te vetmes platformë e cila synonte lirinë dhe bashkimin kombëtar.Jo rastesisht ai i madhi shkruajti: në ballë te këtij populli dhe tek këmbet e tijë, flijimi dhe vdekja për realizimin e aspiratave të tijë do të na vijnë si përjetimi më i bukurë e më fisnik në gjithë jetën. Dhe nuk do të ketë forcë që të na ndalë në rrugën tonë.
Në emër te familjeve të deshmorëve , te pranishmit ne salle që kishin ardhur nga shumë qytete te Gjermanisë i pershendeti zotëriu SmajlQeku. Ti bashkojmë grushtat dhe zemrat tona ne luften e shenjët,është fjali qe e perseriste shpesh Kadri Zeka.
Prezantimi i konsullit të qeverisë së Kosovës,zotëriut Astrit Zemaj i cili kishte udhëtuar nga Frankfurti,zgjoi tek të pranishmit emocione,por edhe krenarinë per Jusufin,Kadriun dhe Bardhoshin të cilët atëher dhe sot janë në zemrat tona, ndriqojnë natën ndërsa diten e bëjnë me te ngrohët ne trojet shqiptare.Sot kujtojmë ata që kontribuan shumë ,dhe po te mos ishte puna e Tyre, edhe ne nuk do të ishim sot këtu. Me këtë rast kujtojme edhe figuren e Presidentit e ndjerë të Kosovës,Ibrahim Rugova. Sot Kosova është faktor stabiliteti jo vetem në Ballkan. Ministria e jashtme e Kosoves përmes shërbimeve konsullare është më afër bashkatdhetarëve te sajë.Zoti i bekoftë te gjitha familjete e deshmoreve.
Mesuesja Rukije Imeri i përshendeti pjesmarrësit e kësaj Akademie përkuj- timore në emër të shoqatave:dega e fondacionit Nermin Vlora- Falaski dhe Rinia nga Singeni, Mërgimtari nga Bittigheim/Bissingeni,Bardhosh Gërvalla nga Ludwigsburgu,Unioni Artistik i kombit shqiptar, Bashkësisë islame nga Shtutgarti. Ajo tha: Vrasja e Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit i bashkoi edhe më shumë shqiptarët anekënd botës.
Pasoi edhe programi artistik me këngët për deshmorët e kombit dhe sot ringjallje ka Kosova te kënduara nga rapsodët Tafil Mulaj,Besim Kuqi dhe Lekë thaqi. Nxanësit e shkolles shqipe të qytezes Bittigheim/ Bissingen Lorana Berisha, Florenta dhe Valdrin Rafuna i recituan në vazhdim këndshem gjuhes shqipe, pavaresisë dhe rrezeve te diellit në Kosovë.
Kangëtarja Floriana Imeri e percjellur me qifteli nga Mehdi Gjocaj i dhuroi te prnishmëve jo vetëm kengët Krisi pushka e u ba nami dhe në një kullë që digjej flakë, por edhe zerin pushkë që t prkujtonte t madhen Fatime Sokoli.Zymer Arifaj i percjellur me qifteli i këndoi Diaspores.
Permes valles së perpunuar, Bilbilat, Besa-Besë,Bariu dhe Baresha,Rrustem Selca me Rininë e tij nga Singeni.shprehen rrespektin që ndjejnë per te mdhenjët e kombit, kujtimin per ditet studentore dhe takimin me Jusufin dhe kengen e percjellur me kitaren e tij. Èshte kjo ajo Rinia te cilen tre Heronjet e deshten te mirë dhe punëtore, siq ishin vet,e ngriten ne qiellë, i kënduan shumë dhe në fund mirë të brumosur me atdhedashurinë ja falen Kosoves dhe shqiptarisë. Këta te rinje dhe te reja prezantojnë Kosoven,Shqipërinë dhe shpirtin e qdo shqiptari,lavderoi me krejt zemren e tij Tropojar Kosovari.
Përmes telegrameve kësaj Akademie perkujtimore dhe familjeve Gervalla dhe Zeka ju drejtuan: Unioni Artistik i kombit shqiptar,Poeti Hysen Qyqalla dhe zotëriu Sheremet Pantina.bardhosh Gervalla do te thoshte "Liria dotë agoi dhe malli për atdheun e robëruar do të shuhet..,"
Kengetari i njohur Mehdi Gjocaj dhe percjellësi i tij Esat Peci kenduan këngë patriotike te cilat i bënë të pranishmit te ju duartrokasin por edhe te hidhen ne valle para tre trandafilave te kuq dhe heronjëve te tyre.Ftesa e organizatorit te kesaj Akademie na nderoi shumë, kush eshtë ai që mund te thot jo, ose nuk mund te vijë në Untergruppenbach. Kështu folen Marash Gojani dhe aktoret e vallezimit, te cilet bashk me qiftin Hakaj nuk hezituan fare te nderojnë martirët dhe familjet e tyre.
Kameramani Ahmet Konjufca kishte bërë rrugë të gjatë vetëm e vetëm te jet i pranishem dhe të regjistroi në shiritin filmik me kameren e tij këtë ditë të madhe. Për nderë të kësaj Akademie,zotriu Faridin Tafallari promovoi Veprën e tij: Me tre yjet te pavdeksisë ne ato vite të stuhishme.
Ne mbramje ,në oren 19.00 të pranishmit ne sallen e aktiviteteve kulturore nderuan per herë të fundit më te dashtunit e tyre, ndërsa pas
perfundimit të akademisë perkujtimore miqët dhe bashkveprimtaret e vllezerve Gervalla dhe Zeka vazhduan kujtimin per vllezërit e tyre me bashkbisedim,,këngë dhe "lojen e kapuqave" të bashkuar si natën e fundit në oden e familjes Gërvalla.
Komentoni
Artikuj te tjere
Neki Lulaj: Akademi përkujtimore kushtuar Fadil Feratit
SHKSH ''Nëna Terezë'': Në Ängelholm të Suedisë u kremtua ditëlindja e dytë e Pavarësisë së Kosovës
Milazim Kadriu: Përpelalci, fshat fantazmë
Këze (Kozeta) Zylo: Kosova në vitin e Lirisë!
Në Heilbronn të Gjermanisë është festuar me madhështi një vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës
Arsim Halili: U mbajt përurimi i librit ''Yjet e Lirisë'' Halim Hasani
Fatos Baxhaku: Histori nanash mirditore
Pilo Zyba: Legjenda e kohëve të reja
Vlashi Fili: Përkujtohen njerëz të shquar të kombit tonë
Milazim Kadriu: Reçaku i dhimbjes, kujtesës dhe i krenarisë kombëtare
Luan Çipi: Në Rotterdam
Një orë mësimi në një shkollë të mesme amerikane, rreth krijimtarisë së shkrimtares Kozeta Zylo
Luan Çipi: Në Amsterdam
Luan Çipi: Në Parkun Zoologjik të Torontos
Kozeta Zavalani: Kuvendi i 8-të i Gruas Intelektuale Mbarëkombëtare Shqiptare
Luan Çipi: Në Ontario
Presidenti Topi feston me jetimët
Sokol Demaku: ”Babadimri kosovar” në Borås
Nazmi Seitaj: Genci dhe Vilsoni - Një ditë vjeshte në Bërzeshtën e poetëve martirë
Arsim Halili: Klubi letrar ''Feniks'' mbajti kuvendin e rregullt zgjedhor