Udhëpërshkrim
Neki Lulaj: Akademi përkujtimore kushtuar Fadil Feratit
E diele, 21.02.2010, 10:55 PM

(Në Wiesbaden të Gjermanisë u mbajtë një Akademi e madhe përkujtimore në shenjë nderimi veprës dhe jetës se Fadil Feratit)
Nga Neki Lulaj
Merrnin pjesë zoti Lutfi Haziri,nënkryetar i LDK-së në Kosovë
Zot.Naser Osmani,Anëtar i Këshillit Qëndror të LDK-së dhe Deputet në Parlamentin e Kosovës
Zot.Vilson Mirëdita,ambasador i Republikës së Kosovës në Berlin
Zot, Astrit Zemaj konsull i Republikës së Kosovës në Frankfurt
Zot Hazir Krasniqi,Kryetari i LDK-së për Gjermani
Familjar të familjës Ferati,veprimtar dhe bashkëpunëtor të ngushtë
Përkujdesjën kryesore gjatë kësaj Akademie përkujtimore e menagjoi për mrekulli nënkryetari i LDK-së për Gjermani zoti Miftar Halili,gazetar dhe redaktor i Rubrikës diaspora i të përditëshmës kombëtare “Bota Sot”
Pas intonimit të Himnit shtetëror dhe atij kombëtar dhe pas një minutë heshtje kushtuar veprës dhe jetës së të ndjerit Fadil Feratit, ish nënkryetar i LDK-së për Kosovën dhe Kryetarit të Komunës së Istogut auditorit ju drejtue zoti Hazir Krasniqi ,i cili në fillim të fjalës së tij përshendeti te gjithë të pranishmit ,familjarët, aktivistët, familjarët e dëshmorëve dhe të heronjve të cilët merrnin pjesë në këtë akademi pëkujtimore.Në vazhdim të fjalës së tij zoti Krasniqi tha:”Në fund të janarit të 2010-ës ne humbëm kryetarin historik të Istogut,politikanin , atdhetarin e denjë të çeshtjës kombëtare zotin Fadil Feratin”, me të drejtë kryetari i Republikës së Kosovës dr. Fatmir Sejdiu thotë:”Fadili ishte i madh, i drejtë dhe i pathyeshëm, ishte shtylla e LDK-së për Kosovën dhe Istogun. Drejtë çeshtjës kombëtare kishte një vizion të trashëguar nga dr.Ibrahim Rugova në zgjërimin vizionar të horizontit politik”.
Pastaj Krasniqi tha:”Ne , bashkëpunëtorët e dy dekadave në diasporë mbetëm pa mysafirin e admiruar i cili na vizitonte shpeshë dhe na jepte porosi dhe këshilla vizuele për veprim dhe aktivitet”, të cilit në padashje nga mallëngjimi i rridhnin lotët e dhembjës.
Zoti Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së për Kosovë mes tjerash tha:” Fadili ishte gjeneral ushtarak i qytetarëve të tij,ishte gardian i filozofisë gandiste rugoviane.Ishte burrë i pathyeshëm me virtyte të durueshmërisë, tolerancës dhe dëgjueshmërisë por ishte i palëkundur në vizionet e tija karrshi obligimeve të marra,atë mëngjesi e ka gëdhirë në Istog ,por Prishtina ishte shumë afër për të”.Presidentit të Kosovës dr.Fatmir Sejdiut gjatë një takimi Fadili i tha:” Po iu tradhëtoj se jeta nuk po më le më gjatë për të jetuar dhe kontribuar andaj vazhdone punën dhe jetësoni obligimet dhe detyrat e marra”.Të gjithë krenohem që e njohëm ,e patëm dhe punuam me të.Humbja është e madhe por angazhimi jonë do të jetë edhe më madh karrshi amaneteve të Fadilit.
Naser Osmani , deputet në Parlamentin e Kosovës ,i cili Fadilin e shoqëroj gjatë gjithë sëmundjes së tij nga Lubljana e deri në Offenbach të Gjermanisë ku ndërroi jetë me 30 janar të vitit 2010 ,në fillim të fjalës së tij tha:” Janari nuk është i kobshëm por gjatë gjithë historisë i ka marrë njerëzit më të dashur”. Fadili ishte njeri i lirisë, i prosperitetit dhe i demokracisë me një bagazh intelektuali dhe politikani,ishte një qytetar besnik për të gjithë por më së shumti për istogasit e vet të cilët ia dhanë votbesimin për katër herë radhazi për kryetar të komunës së Istogut , i cili me fanatizëm ndjeki rrugën e mësimëve largëpamëse rugoviane.Kishte në shpirtë guxim, vendosmëri , trimëri dhe vetëmohim.Jeta vazhdon por me një zbraztësi të pa kompenzueshme pa Fadil Feratin , kryetar i Istogut dhe nënkryetar i LDK-së për Kosovë.
Vilson Mirëdita, ambasador i Republikës së Kosovës në Berlin i cili në fjalën e hyrjes përshëndetëse tha:” Të ndëruar pjesëmarrës , familjarë dhe qytetarë të Republikës së Kosovës,këto ditë kemi festa ,festuam dyvjetorin e pavarësisë së Kosovës,për familjen Ferati kjo është e rëndë sepse ngelën pa më të dashurin e tyre por iu lusë të qëndroni krenarë para punës dhe veprës madhore të Fadilit me obligim që të vazhdojmë punën e nisur të tij. Familjarë të nderuar më lejoni që edhe unë të marrë pjesë në dhembjën tuaj për këtë burrë.Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë akademi përkujtimore”.
Në këtë akademi përkujtimore merrnin pjesë bashkëkombas nga pjesët e ndryshme të Gjermanisë, duke filluar nga Müncheni ,Berlini, Frankfurti , Stuttgarti, Karlsruhe , Ulmi, Saarbrücken , Esseni ,Speyeri,Ludwigshafeni, Düseldorfi, Acheni, Hamburgu , Hageni dhe qytetet e ndryshme të Gjermanisë të cilët sot iu kishin drejtuar në orët e hershme të mëngjesit qytetit të Wiesbadenit, për t’i bërë nderime përkujtimore të ndjerit Fadil Feratit.
Në fund u shfaq edhe një videofilm kushtuar punës, veprës dhe jetës së Fadil Feratit.Ne morëm të gjithë obligime vetanake që ta kujtojmë me nderë dhe të punojmë në jetësimin e amanetit të Fadilit.
Komentoni
Artikuj te tjere
Milazim Kadriu: Përpelalci, fshat fantazmë
Këze (Kozeta) Zylo: Kosova në vitin e Lirisë!
Në Heilbronn të Gjermanisë është festuar me madhështi një vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës
Arsim Halili: U mbajt përurimi i librit ''Yjet e Lirisë'' Halim Hasani
Fatos Baxhaku: Histori nanash mirditore
Pilo Zyba: Legjenda e kohëve të reja
Vlashi Fili: Përkujtohen njerëz të shquar të kombit tonë
Milazim Kadriu: Reçaku i dhimbjes, kujtesës dhe i krenarisë kombëtare
Luan Çipi: Në Rotterdam
Një orë mësimi në një shkollë të mesme amerikane, rreth krijimtarisë së shkrimtares Kozeta Zylo
Luan Çipi: Në Amsterdam
Luan Çipi: Në Parkun Zoologjik të Torontos
Kozeta Zavalani: Kuvendi i 8-të i Gruas Intelektuale Mbarëkombëtare Shqiptare
Luan Çipi: Në Ontario
Presidenti Topi feston me jetimët
Sokol Demaku: ”Babadimri kosovar” në Borås
Nazmi Seitaj: Genci dhe Vilsoni - Një ditë vjeshte në Bërzeshtën e poetëve martirë
Arsim Halili: Klubi letrar ''Feniks'' mbajti kuvendin e rregullt zgjedhor
Engjëll Koliqi: Edhe nënshkrimi yt është një vepër artistike
Beqir Cikaqi: Festa e “28 Nëntorit” edhe në Itali