E premte, 25.07.2025, 02:25 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Në Heilborn 28 - Nëntori i kremtua solemnisht

E marte, 23.02.2010, 10:11 PM


Në pranin e mbi 800 pjesëmarrësve dhe në një atmosfer festive, me rastin e Dites së Flamurit 28- Nëntorit , Dites së madhe të Pavarësisë se Shqipërisë,  Këshillit Organizativ Kombëtar ne Heilbron organizoj një manifestim kulturo-artistik i pergaditur nga      nxënsit dhe të rinjt e Heilbronit në bashkpunim me arsimtaret. Pas intonimit te hymnit kombëtar tubimin festiv e shpalli te hapur kryetari i këshillit kombëtar ne Heilbron zot. Abaz Imeri përshëndeti të gjithë të pranishmit , ai ndër të tjera potencoi se: 28 Nëntori na kujton Skenderbeun, ne clirimin e Shqipëris të shekullit  XV , na kujton Ismajl Qemajlin me Atdhetarët të tjer, ne shpalljen e pavarësisë së Shqipëris me 28-Nentor-1912, na kujton edhe Adem Jasharin, që ka merita te mëdha në organizimin e luftes clirimtare dhe clirimin e Kosoves, ishte i pari qe organizoj rezistenc te hapur dhe të armatosur kunder forcave pushtuese te milicis e ushtris serbe,  zot. Abaz Imeri nder të tjera potencoi se Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntori 2009, e gjen shtetin demokratik të Kosovës te lire dhe te pavarur në rrugën e pandalshme të integrimit në institucionet euroatlantike, natyrisht fal edhe kontributit te Liderit shpirtror dhe politik , Presidentit  Historik te Kosoves: Dr. Ibrahim Rugova , ku vlen te theksojm se me nje duartrokitje frenetike nga te gjithë te pranishmit . Dy Moderatoret e Heilbronit programmi kulturo-artistik e moderuan Majlinda Imeri  dhe Trendeilina Kryeziu ku ne fillim ia dhanë fjalen veprimtarit zot. Skender Alimetaj qe ta mbaj fjalen e rastit për nderë të 28-Nentorit., zot. Skender Alimetaj pasi përshëndeti te pranishmit ai foli për rolin dhe rendësin e 28-Nentorit ku është përcjell me vëmendje nga të pranishmit.

Mysafir te pranishëm ne sallë ishin edhe Zavendëspresidenti i Unionit Artistik Kombëtar zot. Can Tahiri , I pranishëm ne sallë ishte edhe zot.Tahir Buqolli sekretar i Nëndegës së LDK-së B-Württemberg, zot. Halil Zemaj nga Shoqata Atdheu nga Schwebisch Gemünd njeherit kryetar i Aktivit të LDK-së në Scwebisch Gemünd, i pranishem në sallë ishte edhe krytari i Shoqates Kosova në Sinsheim zot. Nazim Bajrami  si dhe shum mysafir nga mbar Gjermania. Ajo qka vlen te theksohet se  Manifestimet në Heilbron  kanë  vlera kulturore dhe kombëtare sepse nxënsit dhe te rinjt e Heilbronit mësojn dhe perkujtojn historin ton kombëtare. Dëshmi e  kësaj jan talenti i tyre duke mbajtur gjallë kulturë dhe traditen shqiptare qe shëndrisin me veshjet kombëtare të nxënsve dhe të rinjëve me vallet dhe kënget e tyre të bukura , me recitimet per dëshmorët tanë me në krye Adem Jashari si dhe për Presidentin Historik të Kosoves  Dr. Ibrahim Rugova. Programi filloi me vallen e shotes qe vallezuan Laura Kryeziu dhe Arianit Imeri .Vlen të theksohet se në Heilbron gjithmon janë te mirepritura nga publiku i Heilbronit sidomos Jehona Mehmetukaj e cila është e rregullt  me vite te tëra me poezi  si dhe ne valle , moderim ajo është treguar cdo herë e sukëseshme edhe ne Këshillin Organizativ per manifestimet në Heilbronn vlen të theksohet se zonjusha Jehona Mehmetukaj ka qenë edhe ne vitin 2007 per festen e flamurit Kryetare e Këshillit Organizativ , për herë të parë në Heilbron e ( gjinisë  femrore ), Jehona Mehmetukaj është e sukseshme edhe nësimin e rregullt ku vijon si gjimnaziste në Heilbronn. Po ashtu nxënsja Majlinda Imeri është shumë e mirëpritur nga publiku me qenëse edhe Majlinda Imeri qe nga mosha 5-vjec. paraqitet me poezi këngë dhe valle, si dhe moderatore , dallohet sidomos me poezit – recitalet e saja te bukura qe emocionojn  publikun dhe shpërblehet me duartrokitje frenetike , Poashtu Trendelina Kryeziu është shum e sukeseshme me një zë te ëmbël në këngë , valle si dhe në moderim. Po ashtu nxënset Agnesa Demaj, Hidajete Mehmetukaj, Donjeta Kaludra, Besmira Imeri, Arta Gashi, Laura Kryeziu, Rahime  Imeri , po ashtu Keshillin ndihmojn edhe shum te rinjë te Heilbronit si Bujar Delijaj, Arben Gashi,  Denis Shala, Arlind Imeri ,  Rasim Latifi, Granit Shala, Pajtim Krasniqi, Ardian Alimetaj , Fadil Delijaj, Taulant Kryeziu e shum  tjere. Vlen te theksohet se me nxënsit dhe te rinjët e Heilbronit  punojn  pedagoget: Abaz Imeri , Bedri Kryeziu dhe Emin Demaj . Dekorimin e salles zakonisht e bën Naser Sadiku , Cen Berisha , Xhafer Mehmetukaj , Mustaf Demaj , Arben Demaj etj. U kenduan këngë patriotike , festive si dhe tër publiku u hodh në valle gjerë në oret e vona me këngëtaren e mirnjohur BARIEN dhe kengetarin Ylli Demaj i cili enkas kishte ardhur në Heilbron nga Kosova . Keshilli Organizativ në Heilbron falenderon këngetaren Barien me qenëse ajo ishte e gateshme ti argetoj bashkëatdhetarët e Heilbronit vetëm për kompenzim te shpenzimeve te rrugës nga Düseldorfi,  sepse është shprehur  këngëtarja Baria Heilbroni ka një publikë të diciplinuar të  mrekullueshem një herit Këshilli falenderon te gjithë ata qe dhanë kontribut për organizimin e këtij manifestini, sidomos falenderon Televizionin Shqiptar tvsh që bëri filmimin e programit kulturor.

Keshilli Organizativ per Informim ne Heilbronn - Gjermani


(Vota: 94 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx