Udhëpërshkrim
Xhevat Muqaku: Kur bukuria dhe pamvarësia festohen së bashku
E hene, 22.02.2010, 10:56 PM
Kur bukuria dhe pamvarësia festohen së bashku
Nga Xhevat Muqaku
Urime dy vjetori i pamvarësisë së Kosoves! Në këte ditë të shenuar të gjithë shqiptarët festojnë ,gëzojnë të lirë dhe te sigurt. Deshmorët e paguan me gjakun e tyre këtë liri që ne sot po e gëzojmë. Kujtimi për ata është i përjetshem, kujdesi dhe respekti per familjet e tyre i përhershem. Uroj që vitin e ardhshëm këtë ditë të madhe ta presim brenda OKB-ës. Këto dhe urime tjera te përzemërta erdhen nga familja dhe rrethi i miqëve në të gjitha trojet shqiptare dhe në Diasporë.
Në mbramje të bashkuar sikurse në diten e shpalljes së pavarësisë më 2008 festuan bashkatëdhetarët në Singen me familjet e tyre siq ishte edhe e paralajmëruar në gazetat tona kombëtare në restoranin Süd-stern. Kishin ardhur edhe miqët që përfaqësoni shoqaten Iliria nga Heidelbergu dhe Pforzheimi por edhe individ dhe familje nga Wangeni,Tettnangu, Kressbroni, Stockachu, Konstanca, Radolfzelli, nga Diessenhoffeni i Zvicres ,me nje fjalé ishin të pranishem në këte mbramje festive bashkatdhetarët nga të gjitha viset shqiptare.
Hymni kombëtar dhe ai i Kosovës i paraprijnë zotriut Hasan Hajdari- kryetar i shoqates per kulturë dhe integrim Rinia që të ju drejtohet të pranishmëve me urimet më të përzemërta për ket ditë të madhe e të shtrenjët.
Këshilli organizativ kishte paraparë për veprimtarët e dalluar: zotrinjët Sheremet Pantina, Hasan Qyqalla, Can Tahiri, Ymer Gashi dhe Lirim Rraci pas një fjale të shkurtër rasti, mirënjohje për kontributet e tyre dhe bashkpunimin me shoqaten Rinia. Mirënjohjen Klubit shqiptar Kosova në Singen ,për veprimtarinë dhe afirmimin e vlerave kulturore në Diasporë e pranoi zotriu Idriz Hajdari.
Nga të siperpermendurit dhe zonja Fatime Demiri dolen mirë të artikuluara e vërteta se Kosova e përvuajtur, është dhe do të jet edhe në të ardhmen nyja bosht që lidhë dëshirat dhe kerkesat për një sovranitet të mirëfillt të rrethuara me symbolet e kohes tonë si Nanë Tereza, Adem Demaqi,Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari me UCK- në.
Vallja e pamvarësisë e prezantuar nga aktorja e re Shkurte Terziqi ndersa e luajtur persosëshmërisht nga grupi i valleve, shënoi fillimin e programit artistik të cilin së bashku e përgaditen shoqata për kulturë dhe Integrim Rinia, me zotrinjet Muhamet Misini- pronar i Restornatit te madh Südstern, Rrustem Selca koreograf dhe mjeshter Baleti ,Lukë Froku- Kameraman dhe fotograf profesionist, Lirim Rraci- këngëtar si dhe Instrumentisti i njohur Sami Haliti.
Të pranishmit në sallen e stolisur bukur me flamujt dhe fytyrat kombëtare së pari frymuan thellë, fshinë sytë dhe lotët që rrodhen pa i vrejtë fare, dhe kujtuan porosinë që të përcillej me vemendje vallja e posaqërisht fundi i sajë, thënë para fillimit të kësaj valleje.
Ajo uroi festen e pavarësisë bashkatëdhetarëve kudo që jan, dhe tha se ndjehet shumë e gëzuar që pikërisht sonte me familjet dhe Rininë e gjakut tim festojmë të bashkuar.
Miss Baden Württenbergu 2010 dhe së fundi vice Miss Gjermania 2010 ishte tërë mbramjen me kostumin e sajë të fitueses së kurores së bukurië dhe me kostumin kombëtar edhe ne bisedé, edhe ne valle, edhe në fotografi por edhe ne shpëerndarjen e autogrameve së bashku me bashkatëdhetarët e sajë në sallë.
Poezitë e recituara nga Anita Demiri, Shuajb Salihu dhe Marash Gojani perci- llnin porosinë se shkolla shqipe me traditen dhe historinë janë udhërrëfyesit më të mirë dhe shpirti i ynë pret ditë edhe më të mira atëher kur andrra realizohet.
Mbramja festive vazhdoi deri pas mesnate me kënge patriotike nga repertuari i mirnjohur i Lirim Rracit,si dhe kënget për të rinjet që u pëlqyen dhe u interpretuan nga Iliri dhe Gojarti i cili së bashku me Fatlinden dhe Gramozin festuan me familjet e tyre dhe të pranishmit tjerë të bashkuar në kangë dhe valle Pavarësinë, Bukurinë me kuroren e sajë dhe Datëlindjet e tyre.
Në ndarje shumë bashkatëdhetarë,por edhe studentet Linda Berisha dhe Shpresa Gashi deklaruan se përjetuan persëafërmi atdheun e tyre,ndërsa zotëriu Karl Menges nga Singeni nder tjerash foli: Festat tuaja kombëtare, por edhe tradita ,kultura dhe qendrimi i juaj afër njeri tjetrit më pëlqejnë shumë. Shqiptaret janë një popull fisnik.
Komentoni
Artikuj te tjere
Sokol Demaku: Kremtimi i Ditës së pavarësisë së Kosovës në Suedi
Xhevat Muqaku: Vepra e dëshmorëve ''Parlament shpirtëror i diasporës''
Neki Lulaj: Akademi përkujtimore kushtuar Fadil Feratit
SHKSH ''Nëna Terezë'': Në Ängelholm të Suedisë u kremtua ditëlindja e dytë e Pavarësisë së Kosovës
Milazim Kadriu: Përpelalci, fshat fantazmë
Këze (Kozeta) Zylo: Kosova në vitin e Lirisë!
Në Heilbronn të Gjermanisë është festuar me madhështi një vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës
Arsim Halili: U mbajt përurimi i librit ''Yjet e Lirisë'' Halim Hasani
Fatos Baxhaku: Histori nanash mirditore
Pilo Zyba: Legjenda e kohëve të reja
Vlashi Fili: Përkujtohen njerëz të shquar të kombit tonë
Milazim Kadriu: Reçaku i dhimbjes, kujtesës dhe i krenarisë kombëtare
Luan Çipi: Në Rotterdam
Një orë mësimi në një shkollë të mesme amerikane, rreth krijimtarisë së shkrimtares Kozeta Zylo
Luan Çipi: Në Amsterdam
Luan Çipi: Në Parkun Zoologjik të Torontos
Kozeta Zavalani: Kuvendi i 8-të i Gruas Intelektuale Mbarëkombëtare Shqiptare
Luan Çipi: Në Ontario
Presidenti Topi feston me jetimët
Sokol Demaku: ”Babadimri kosovar” në Borås