Udhëpërshkrim
Muharrem Sfarqa: Dega e LDK-së për Beneluks mbajti Kuvendin zgjedhor
E shtune, 06.03.2010, 07:55 PM
![]() |
Kryetari i LDK-se Dega ne Zvicer, z.Haki Latifi |

Dega e LDK-së për Beneluks mbajti Kuvendin zgjedhorë
Nga Muharrem Sfarqa
Në fundjavën që e lamë pas, Brukseli ishte vendëtakimi i përfaqësuesëve të Kuvendit të VI-të zgjedhorë të Deges së LDK-së për Beneluks.Ata në një atmosferë të nrgohtë që koincidonte me emrin e restoranit "IDEAL" në hapësirat e së cilit shkëlqenin simbolet kombëtare,shtetërore,ato të LDK-së si dhe ato të BE-së e në praninë e një numri të madhë musafirësh po i mundësonin partisë së tyre Lidhjes Demokratike të Kosovës që të hudhte hapin e saj të parë për një vit të mbarë zgjedhor.Në emër të kryesisë së LDK-së dhe të kryetarit Fatmir Sejdiu po merrte pjesë kryetari i Forumit Rinor të LDK-së Mr.Xhafer Tahiri,dega e LDK-së në Zvicër prezentohej nga një delegacion të cilit i printe kryetari Haki Latifi, ndërkaq ai i Gjermanisë kryesohej nga Abedin Gashi.LDD-ja për Beneluks,prezentohej nga kryetari i saj Bahtir Kastrati si dhe ajo e AAK-së përmes kryetarit të Deges për Beneluks Milaim Blakaj.Merrnin pjesë edhe përfaqësuesit diplomatik të Ambasadës së Kosovës Gani Azemi dhe Ramadan Gashi.Aty ishin edhe përfaqësuesit e LASH-it për Beneluks.Pas intonimit të Hymnit Kombëtarë dhe atij të Dardanisë, me një minut heshtje u nderuan dy figurat e kombit Dr.Ibrahim Rugova dhe nënkryetari i LDK-së Fadil Ferati i cili u nda nga jeta këtë vit si dhe të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës.Raportin e punës për periudhen mes dy Kuvendeve e paraqiti Kujtim Hajdaj i cili tha se përkundër vështërsive me të cilat u ballafaqua LDK-ja për Beneluks megjithatë ajo mbeti strumbullari që i bashkoi idealistët demokrat.Në fjalën përshëndetëse z.Xhafer Tahiri foli për sfidat të cilat e presin LDK-në këtë vit në sferën e zgjedhjeve dhe zhvillimin e demokracisë në nivel të institucioneve të Kosovës dhe në kuadër të LDK-së.
Ndërkaq aktivisti i vjetër Ismail Bytyci i cili kryesoi punimet e këtij Kvendi, në fjalën e tij veqoi nevojen e thellimit te bashkëpunimit ne nivel te LDK-së,me theks të veqantë në Diasporë.Kur jemi këtu ai shtroi kerkesën për krijimin e një Keshilli të përgjithshëm për Diasporë si formë më efikase e koordinimit të aktivitetit politik të LDK-së.Ai apeloi edhe "për shkrirjen e murit të akullt që ndau shtëpinë e përbashkët",sic tha ai,pasi anëtarësia e LDK-së,pavarësishtë, se disa kan bërë ca lëvizje të vogla në subjekte tjera,ajo është një dhe e pandashme sepse biografia e jonë 20 vjecare është ajo që na bashkon.Kjo është normale të ndodhë,por pa pompozitet dhe larg frymës triumfaliste, përfundoi z.Bytyqi. Në këtë frymë u mirëprit edhe fjala përshëndetëse e kryetarit të Deges së LDD-së për Beneluks z.Bahtir Kastrati. Kuvendi zgjodhi kryesinë e re prej 13 anëtarësh,ndërsa kryetar për mandatin e ardhshëm emroi Valon Halimin, zyrtar i IOM-it dhe aktivist i LDK-së. Në fund një numer aktivistesh u nderuan me tituj nderi ndërkaq dhurata iu ndanë edhe përfaqësuesve diplomatik. Punimet e këtij Kuvendi i ndoqën edhe përfaqësues të mediave të shumta.
![]() | ||
Gani Azemi, perfaqesues i Ambasades se Kosoves ne Bruksel duke pershendetur pjesemarresit
|
Komentoni
Artikuj te tjere
Rozi Theohari: Amerika zemërbujare i fali një copë qiell edhe flamurit kosovar
Xhevat Muqaku: Portret i mësueses dhe shkollës shqipe në Diasporë
Besa Sheqiri: Në Karlshamn - Kremte me rastin 2 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës
Asllan Dibrani: Tubim i Lidhjes Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani
Engjëll Koliqi: Do e bëjmë lule të hijshme Dardaninë tonë
Në Heilborn 28 - Nëntori i kremtua solemnisht
Xhevat Muqaku: Kur bukuria dhe pamvarësia festohen së bashku
Sokol Demaku: Kremtimi i Ditës së pavarësisë së Kosovës në Suedi
Xhevat Muqaku: Vepra e dëshmorëve ''Parlament shpirtëror i diasporës''
Neki Lulaj: Akademi përkujtimore kushtuar Fadil Feratit
SHKSH ''Nëna Terezë'': Në Ängelholm të Suedisë u kremtua ditëlindja e dytë e Pavarësisë së Kosovës
Milazim Kadriu: Përpelalci, fshat fantazmë
Këze (Kozeta) Zylo: Kosova në vitin e Lirisë!
Në Heilbronn të Gjermanisë është festuar me madhështi një vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës
Arsim Halili: U mbajt përurimi i librit ''Yjet e Lirisë'' Halim Hasani
Fatos Baxhaku: Histori nanash mirditore
Pilo Zyba: Legjenda e kohëve të reja
Vlashi Fili: Përkujtohen njerëz të shquar të kombit tonë
Milazim Kadriu: Reçaku i dhimbjes, kujtesës dhe i krenarisë kombëtare
Luan Çipi: Në Rotterdam