E merkure, 30.04.2025, 10:21 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Burhanedin Xhemaili: Takimet Poetike të Karadakut 11 Mars 2010

E merkure, 17.03.2010, 10:09 PM


TAKIMET POETIKE TE KARADAKUT 11 Mars 2010

Nga Burhanedin Xhemaili
Kryetar i Klubit të Shkrimtarëve në Kumanovë 

Takimet Poetike të Karadakut organizohen nga Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” në Kumanovë dhe kanë karakter tradicional meqë kanë filluar të organizohen nga viti 1992, dhe këto takime janë të shtatëmbëdhjetat me radhë. Manifestimi letrar mbahet më 11dhe 12  Mars për shkak të ngjarjeve frytëdhënëse më 11 Mars 1981, kur studentët shqiptarë përmes demonstratave të para shembën politikën antishqiptare që bëhej atëbotë në ish-Jugosllavi. Këto takime poetike e kanë  simbolikën e vet që përmes zërit poetik të transmetojnë porosi të qarta dhe të pranueshme deri tek artëdashësit, dhe janë urë lidhëse për t’u takuar poetët shqiptar nga trojet shqiptare, dhe për të këmbyer idetë dhe kërkesat estetike.  Ora qendrore poetike u zhvillua në Lokalet e Fakultetit për Administratë Biznesi në Kumanovë, ku morën pjesë afër tridhjetë poetë nga Shqipëria, Kosova dhe Lugina e Preshevës, si dhe poetët nga Maqedonia. Juria në përbërje: Gani Xhafolli, Ismail Bilalli dhe Burhanedin Xhemaili vendin e parë ia ndanë poetit Namik Selmani, Vendin e dytë poetit Agim Bajrami, të dy poet me origjinë Çame, ndërsa  vendin e tretë ua ndanë poetit Sarë Gjergji nga Kosova dhe Kalosh Çeliku nga Maqedonia. Në orën letrare morën pjesë një numër i madh i qytetarëve dhe përjetuan një kënaqësi të veçantë estetike gjatë paraqitjes së poetëve me poezitë e tyre që më së tepërmi i takonin llojit të lirikës patriotike dhe mendimtare (refleksive). Poeti Namik Selmani me poezinë e tij”Hapma derën Kumanovë” krijoi një atmosferë të këndshme artistike përmes dialogut poetik, magjisë ekspresive, mallit, brengave, dëshpërimit, intuitës poetike dhe shpresës për Çamërinë... Gjithashtu mbresa dhe kënaqësi estetike krijuan edhe poezitë artistike të Agim Bajramit, Sarë Gjergjit, Kalosh Çelikut, Kujtim Morinës, Radije Hoxhës, Gani xhafollit, Anila Xhekaliut, Fadil Currit, Nazmi Beqirit, Fehmi Ajvazit, Arben Ibrahimit, Selajdin Shabanit etj. Poezitë e lexuara në Takimet Poetike të Karadakut do të botohen në numrin e ardhshëm të Revistës DORUNTINA. Ndërsa më 12 Mars me kërkesë të organizatorëve dhe poetëve mysafir u vizituan varrezat e dëshmorëve në Sllupçan dhe u bënë homazhe dëshmorëve të kombit.


(Vota: 11 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Milazim Kadriu: Reportazh nga Bjeshkët e Llapit Arsim Halili: U mbajtën ''Takimet poetike të Karadakut'' në Kumanovë Sokol Demaku: 15 vjet me Shkollën Shipe ”Naim Frasheri” në Oslo të Norvegjisë Xhevat Muqaku: Shtytje në mësim U kremtua dy vjetori i Pavarësisë së Kosovës në Heilbronn të Gjermanisë Jahë Sadrija: Një ditë në Repartin Psikiatrik të Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë Këze (Kozeta) Zylo: Një koncert madhështor me moton “Gratë për Paqe” në Kombet e Bashkuara Asllan Dibrani: U shënua përvjetori i dytë i pavarësisë se Kosovës me një koncert të madh në Shtutgard - Gjermani Vjollca Islami Koliqi: Në Bisingen - Bitighaim, u festua dyvjetori i pavarësis së Kosovës Athina, qyteti ku flitet shqip Muharrem Sfarqa: Dega e LDK-së për Beneluks mbajti Kuvendin zgjedhor Rozi Theohari: Amerika zemërbujare i fali një copë qiell edhe flamurit kosovar Xhevat Muqaku: Portret i mësueses dhe shkollës shqipe në Diasporë Besa Sheqiri: Në Karlshamn - Kremte me rastin 2 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës Asllan Dibrani: Tubim i Lidhjes Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani Engjëll Koliqi: Do e bëjmë lule të hijshme Dardaninë tonë Në Heilborn 28 - Nëntori i kremtua solemnisht Xhevat Muqaku: Kur bukuria dhe pamvarësia festohen së bashku Sokol Demaku: Kremtimi i Ditës së pavarësisë së Kosovës në Suedi Xhevat Muqaku: Vepra e dëshmorëve ''Parlament shpirtëror i diasporës''

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx