E merkure, 30.04.2025, 02:39 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

U kremtua dy vjetori i Pavarësisë së Kosovës në Heilbronn të Gjermanisë

E enjte, 11.03.2010, 10:35 PM


Këshilli  Organizativë për informim në Heilbronn:

U KREMTUA DY VJETORI I  PAVARËSISË SË KOSOVËS  NË  HEILBRONN TË GJERMANISË  - DERI NË  ORET E VONA FESTUAN MBI  800  PJESËMARRËS

Manifestimet në Heilbron  kanë  vlera kulturore dhe kombëtare sepse nxënsit dhe te rinjt e Heilbronit nepermes aktiviteteve te lira,  mësojn dhe perkujtojn historin ton kombëtare. Dëshmi e  kësaj jan talenti i tyre duke mbajtur gjallë kulturën dhe traditen shqiptare qe shëndrisin me veshjet kombëtare të nxënsve dhe të rinjëve me vallet dhe kënget e tyre të bukura , me recitimet per dëshmorët tanë per Adem Jasharin  si dhe për Presidentin Historik të Kosoves  Dr. Ibrahim Rugova. Kështu u shpreh zot. Abaz Imeri Pedagog njeherit Kryetar i Këshillit Organizativ gjithëshqiptar për kremtimin e 2-Vjetorit tëPavarësisë së Kosovës në Heilbron – Gjermani.

Pas Intonimit te Himnit Kombëtar dhe mëpastaj  i Kosovës, mbrëmjen festive e shpalli të hapur kryetari i këshillit organizative  zot.  Abaz Imeri përshëndeti të gjithë të pranishmit , ai nder te tjera tha se : Më 17 shkurt 2008, pikërisht dy vite më parë, përfaqësuesit e popullit shpallën Pavarësinë e Kosovës. Ishte një vendim historik pas shumë vite pune, flijimi, dhe përkushtimi të brezave të tërë. 17 shkurti mbylli faqen e rëndë dhe të vështirë të historisë sonë, Para dy viteve u realizua projekti më i madh që kishin synim shumë breza, deri te Lufta e Lavdishme Clirimtare , e prier  nga Komandanti Legjendar -Adem Jashari. qe haptazi, ja ktheu pushken milicis dhe ushtris serbe. Sot, kur kremtojmë dy vjetorin e pavarësisë së shtetit tonë të lirë, ne kujtojmë me mburrje ideatorin dhe arkitektin e Republikës së Kosovës, prijësin tonë historik dr. Ibrahim Rugova. Me pastaj per nderim te tegjithe deshmorve , heronjve dhe  martireve te kombit, zot. A. Imeri i ftoj  te pranishmit me nje minut heshteje !!!

Perveq te numrit te madh te bashkeatedhetarve qe ishin ne sall kishin ardhur, Familjar te deshmorve edhe shum kryesi te shoqatave te ndryshme te B-Württembergut personalitete te jetes kulturore , personalitete te jetes politike te subjekteve te ndryshme , musafire ne salle kishte edhe nga Kosova. I pranishëm ne sallë ishte edhe zot. Smajl Çeku, vëllai i Komandantit te Epopes se Koshares qe theu kufirin shqiptaro-shqipetar Sali Çeku. I pranishem ne salle ishte Kryetari i  Nendeges LDK-se B-Württemberg zot. Tahir Buqolli, mandej zot. Halil Zemaj, kryetar i Aktivit te LDK-se ne Schwebisch-Gemünd, zot. Sheremet Pantina kryetar i Shoqates ILIRIJA Heidelberg, zot. Nazim Bajrami kryetar i Shoqates KOSOVA Sinsheim, zot. Ibrahim Ukhaxha perfaqesues nga Aleanca per Ardhmerin e Kosoves. Shkrimtari Ali SH. Berisha , i pranishem ne salle ishte edhe zot. Isuf Fetahu ndermjetesues mes pales germane dhe asaj shqiptare. Musafire nderi ne Heilbron te Gjermanis, ishte kengetarja e mirenjohur e Estrades Shqiptare , bilbili i kenges shqipe qe me se shumti i kendoj Pavaresise se Kosoves zonja Shkurte Fejza se bashku me bashkeshortin Hajrushin, njeherit po ashtu enkas nga Kosova kishte ardhur edhe këngëtari  shumë i adhuruar ne Heilbron dhe me gjerë zot. Ylli Demaj.

Moderatore të këtij manifetimi ishin dy vajza të shkëlqyeshme, Trendelina Kryeziu dhe Majlinda Imeri  në sallë, uruan dy vjetorin e pavarsisë së Kosovës dhe njoftuan të pranishmit me programin e kësai mbrëmje, pase hapjes se mbremjes festive  moderatoret e Heilbronit te cilat falenderuan krytarin e keshillit organizativ zot. Abaz Imerin qe shpalli Tubimin e hapur dhe  fillimisht e ftuan zot. Osman Doden per fjalen e rastit, zot. Doda foli per rolin dhe rendesin e  keti manifestimi , ai nder te tjera theksoj se  17 Shkurti i vitit 2008 është tashmë pjesë e memories së shqiptarëve dhe e botës mbarë, jo vetëm si dita e lindjes së Kosovës martire, por edhe e gjithë kombin tonë faqebardhë, në përpjekjet e saj titanike për liri dhe të drejta njerëzore, për përkatësinë e ëndrrën e saj evropiane, por edhe si dita që shënon ditëlindjen e dytë të shenjtë për kombin tonë. 

Zot.Osman Doda nder te tjera tha se  kjo Pavarësi ka kërkuar shumë mund,  shumë gjakë dhe angazhimn e të gjithë shqiptarëve, si në Kosovë, Shqipëri,Kosoven Lindore, Maqedoni  Mal te Zi dhe me përkrahjen e miqëve tanë  dhe SHBA-të, ne ja dolëm që të pavarësohemi dhe sot jemi shtet sovran dhe i pavarur. Moderatore të këtij manifetimi ishin dy vajza të shkëlqyeshme, Majlinda dhe Trendelina ,në emër të familjarëve te dëshmorve e ftuan për nji fjalë përshëndetse  zot. Smajl Çekun qe ta përshendes tubimin. Me pastaj u dha nje program i pasur i pregaditur nga nxënësit dhe te rinjët shqiptar nën perkujdesjene mësuesve, program me  këngë ,valle dhe recitime, te pergaditura enkas për dy vjetorin e Pavarësisë së Kosoves. programi filloi me vallen e Shotes vallzuan: Arianit Imeri dhe Laura Kryeziu , Ishte kënaqesi të degjoje voglushet: Donjeta Kaludra, Arbnora Sadiku, Ilirida Sadiku, Lirije Kaludra, si dhe Emine Kaludra , dhe voglushin Diar Bytyqi  duke recituar për atdheun, kombin, heronjët dhe të arriturat e vendit tonë.

Me pastaj me recitime, te pergaditura enkas për dy vjetorin e Pavarësisë së Kosoves ,

Poezitë e recituara nga Majlinda Imeri , e cila njeherit ishte edhe moderuese e programit,

percillnin porosinë se janë udhërrëfyesit më të mirë dhe shpirti i ynë pret ditë edhe më të mira atëher kur andrra realizohet, e ajo anderr eshte riorganizimi i shkolles shqipe ne Heilbronn, dhe te jen shembull si te terinjet dhe te rejat si: Almisa Osaj, Lavdije Mehmetukaj, Kaltrina Alimi, Jehona Mehmetukaj, Blerina Osaj, Kaltrina Kamberi , Agnesa Demaj, Hidajete Mehmetukaj, Besmira Imeri, Arta Gashi, Rina  Imeri , Arbnora Ferizi, Violeta Ferizi po ashtu Keshillin ndihmojn edhe shum te rinjë te Heilbronit si Bujar Delijaj, Arben Gashi, Denis Shala, Arlind Imeri ,  Rasim Latifi, Granit Shala, Pajtim Krasniqi, Ardian dhe Arian Alimetaj , Fadil Delijaj, Taulant Kryeziu Valmir Doda e shum  tjere. Vlen te theksohet se me nxënsit dhe te rinjët e Heilbronit  punojn  pedagoget: Abaz Imeri , Bedri Kryeziu dhe Emin Demaj . Dekorimin e salles zakonisht e dekorojn Naser Sadiku , Cen Berisha Xhafer Mehmetukaj , Mustaf Demaj , Arben Demaj Gani Kryeziu ,Shkelzen Gashi , Faik Camaj Ramadan Latifi etj.

U kenduan këngë patriotike , festive si dhe tër publiku u hodh në valle gjerë në oret e vona me këngëtaren e mirnjohur me kënge  nga repertuari i mirnjohur i Shkurte Fejzes ,si dhe kënget për të rinjet që u pëlqyen dhe u interpretuan nga Ylli Demaj  i cili serish kishte ardhur enkas nga Kosova, dhe tani nje kengetar i ri shum i sukeseshem i Heilbronit Fadil Delijaj i cili po tregohet shum i sukeseshem koheve te fundit.

 Këshilli falenderon të gjithë ata qe ndihmuan per organizim e këtij manifestimi, e posaqerisht nxënsit te rinjët që ishin edhe shtylla kryesore për tu mbajtur ky manifestim , njëherit falenderon Organet gjermane –palen gjermane per lejimin dhe kujdesin e tyre per siguri me qenëse ne Heilbron veprohet legalisht dhe gjithëmon duke marrë leje nga pala gjermane, me qenëse ne Heilbron me rrethinë konsiderohej ni numer shum i madhë i bashkëatdhetarve qe jetojn ne Heilbronn  apelojm te prindërit , pedagoget, arsimtarët qe te riorganizohet shkolla shqipe mësimi plotesues ne gjuhën amtare me qenëse që nga viti 2000 me nxënsit dhe te rinjët punohet vetëm nepermes aktiviteteve te lira per festat kombëtare , përvjetorët e dëshmorëve prej vullnetit te mirë me vetëdeshirë duke ju falenderuar gadishmëris së prindërve, nxënsve dhe arsimtareve. Në Heilbron synohet që sa ma parë të inicohet riorganizimi mësimit plotësues ne gjuhën shqipe, që do të filloj te veproj si qendër e kulturës shqiptare, qe do te krijoj hapsirë për të gjithë fëmijët dhe  të  rinjët shqiptar të të gjitha trevave shqiptare,  jo vetëm në Heilbronn por edhe në B-Württemberg  dhe  më  gjerë  , ku do të  evidentohen talentët si në :valle, këngë , poezi , dramë, sport etj. Prandaj kërkojm që të gjithë ata që jan të interesuar të ndihmojn ne forma te ndryshme  me qenëse  ne Heilbronn është e mundur të realizohet kjo me pakë punë. Apelojm edhe te dy qeverit shqiptare që të pakten moralisht ti perkrahin  iniciativat te këtilla .   


(Vota: 74 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Jahë Sadrija: Një ditë në Repartin Psikiatrik të Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë Këze (Kozeta) Zylo: Një koncert madhështor me moton “Gratë për Paqe” në Kombet e Bashkuara Asllan Dibrani: U shënua përvjetori i dytë i pavarësisë se Kosovës me një koncert të madh në Shtutgard - Gjermani Vjollca Islami Koliqi: Në Bisingen - Bitighaim, u festua dyvjetori i pavarësis së Kosovës Athina, qyteti ku flitet shqip Muharrem Sfarqa: Dega e LDK-së për Beneluks mbajti Kuvendin zgjedhor Rozi Theohari: Amerika zemërbujare i fali një copë qiell edhe flamurit kosovar Xhevat Muqaku: Portret i mësueses dhe shkollës shqipe në Diasporë Besa Sheqiri: Në Karlshamn - Kremte me rastin 2 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës Asllan Dibrani: Tubim i Lidhjes Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani Engjëll Koliqi: Do e bëjmë lule të hijshme Dardaninë tonë Në Heilborn 28 - Nëntori i kremtua solemnisht Xhevat Muqaku: Kur bukuria dhe pamvarësia festohen së bashku Sokol Demaku: Kremtimi i Ditës së pavarësisë së Kosovës në Suedi Xhevat Muqaku: Vepra e dëshmorëve ''Parlament shpirtëror i diasporës'' Neki Lulaj: Akademi përkujtimore kushtuar Fadil Feratit SHKSH ''Nëna Terezë'': Në Ängelholm të Suedisë u kremtua ditëlindja e dytë e Pavarësisë së Kosovës Milazim Kadriu: Përpelalci, fshat fantazmë Këze (Kozeta) Zylo: Kosova në vitin e Lirisë! Në Heilbronn të Gjermanisë është festuar me madhështi një vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx