E enjte, 01.05.2025, 03:34 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Asllan Dibrani: U shënua përvjetori i dytë i pavarësisë se Kosovës me një koncert të madh në Shtutgard - Gjermani

E diele, 07.03.2010, 09:34 PM


Asllan Dibrani udhehoqi programin dhe mbajti  fjalën e rastit kushtuar pavaresise së Kosovës
Asllan Dibrani udhehoqi programin dhe mbajti fjalën e rastit kushtuar pavaresise së Kosovës
U  shënua përvjetori i dytë  i pavarësisë se Kosovës me një koncert të  madh  në Shtutgard – Gjermani

Shkruan Asllan Dibrani

Shtutgardi  gjithnjë i organizuar me aktivitete  kombëtare,pikërisht para dy vitesh në të njëjtën kohë  që u shpall Kosova  shtet në vete  shqiptarët e Shtutgardit u tubuan  në sheshin e qytetit  rreth 6.000 veta që ishte  një organizim shumë i veçantë në shtetet  e Evropës   pas dy vitesh  u krijua rrëmuje  për për ta shënuar përvjetorin e dytë

Në mbrëmjen e 19.02.2010 ne Shtutgard  të  Gjermanisë u shënua dy vjetori i pavarësisë se Kosovës  ishte një mbrëmje shumë e veçantë  dhe e gëzuar për çdo njërin ,ishte një mbrëmje që  krijoj vështirësi  t’i përballoj një fluksi aq te madh qytetarësh  që ja kishin mërsyer  ti bashkohen këtij  tubimi aq madhështor dhe krenar, me ç’rast u organizua edhe  koncerti I madh kushtuar kësaj feste. Ora 19.00 h ishte  koha e fillimit  te manifestimit  por  në sallë u krijua një stërngarëkesë  që shpeshherë u dëgjonin qytetarët  duke ju sugjeruar të afërmve të tyre që mos të vinin ne mungesën e vendeve .Moderator i kësaj mbrëmje ishte Asllan Dibrani I cili edhe hapi programin,fillimisht u ekzekutua himni kombëtar,dhe zoti Dibrani  paraqiti pikat e rendit të mbrëmjes  festive dhe u shprehu falënderim për organizatoret  Enin –Reisn një agjenci turistike e Shtutgardit e cila ka dhënë kontributin në organizimet e tilla edhe ma herët e udhëhequr nga Zoti Sedat Bytyqi. Në këtë organizim bashkëpjesëmarrës ishte edhe klubi futbollistik i Bernhauzenit që pos manifestimin për pavarësinë e Kosovës ata festuan edhe themelimin e 20- vjetorin të themelimit  te këtij  klubi në vitin 1990. Asllan Dibrani kishte përgatitur edhe tekstin kushtuar pavarësisë të Kosovës, meqë rast theksoj:

Pamje nga manifestuesit për 17 shkurtin ditën e pavarësisë së Kosovës ne Shtutgard-Filderstadt 2010
Pamje nga manifestuesit për 17 shkurtin ditën e pavarësisë së Kosovës ne Shtutgard-Filderstadt 2010
Shqiptarë kudo qe jeni dhe ju  bashkatdhetarë në mërgim me një theks te veçantë ju uroj ketë përvjetor të dytë 17 shkurtin ditën e Pavarësisë së  Kosovës. Data 17 Shkurt 2008 do të mbetet në Historinë e Kombit Shqiptar si data ma e madhe e pavarësisë së Kosovës  pas Shpalljes së PavarësisësëShqipërisë.

Historia e Kosovës do të shkruhet me gjakun e derdhur nga heroizmi  dhe vetëmohimi e flijimi i jetës  së   bijve dhe bijave të saj . Pas këtyre dy datave historike, do te jenë  e mire se ardhur edhe dita  e fitores se bashkimit kombëtar  rreth një gjuhe ,një kombi  një kulture  një gjaku  dhe një  Pavarësi të tretë.  Shpallja e Pavarësisë se Kosovës  me 17 shkurt  në Prishtine ishte një akt historik, që siç tregoj dhe dëshmoj historia do t’ua ngrehu lart krenarinë shqiptarëve, dinjitetin dhe gëzimin. Mbasi kjo ishte synimi  i luftëtareve heroik, të vuajtjeve dhe gjakut të derdhur,për një  Kosovë, te lire, sovrane  e të pavarur  po kurrsesi pa Mitrovicën e bukur  dhe te pasur, sipas apetiteve dhe pretendimeve serbo-sllave.

 Ky përvjetor i sivjetshëm na gjeti ne shqiptarëve ma të lirë, ma te gëzuar e ma të bashkuar se kurrë prandaj ti nderojmë të gjithë ata që me përkushtim punuan për ta gëzuar na këtë ditë aq te shtrenjte për shqiptaret gëzuar ,për shume mote. Gëzuar Pavarësia  e Kosovës edhe njëherë, duke ju uruar  shëndet  dhe  shume te mira  ne jetën tuaj.

Asllan Dibrani më tutje entuziazmoj publikun me rastin e informimit së në Shtutgard u hapë konsullata e Kosovës ku prezantoj edhe zyrtarin e kësaj konsullate zotin Ymer Lladrovcin që masa e priti këtë informatë, si një gëzim të veçantë dhe si gur themel i pavarësisë së Kosovës edhe në fushën ndërkombëtare duke i përcaktuar ambasadat dhe konsullatat në shtetet të ndryshme. Fillimisht Dibrani ftoj në skene këngëtaren e mirënjohur Remzie Osmanin që e entuziazmoj mjaft publikun me prezencën e këngëve patriotike kushtuar pavarësisë së Kosovës që u ndërpre disa herë nga duartrokitje frekuentike.

 Në këtë tubim pjesëmarrës të këtij koncerti ishin edhe grupi i tupanëve më të kërkuar nga Prizreni, grupi i quajtur “Ustallarët e Prizrenit”, në krye të grupit Sadik Jashari dhe anëtarët e tjerë Selajdin Musliu, Ylber Hoxha dhe Fatmir Jashari, te cilat lanë mbresa   të mëdha tek publiku.

Pastaj jehoj vallja dhe kënga me prezencën këngëtareve Remzije dhe Nexhat Osmanin. Për ti harruar brengat e përditshme mërgimtarët i shoqëruan edhe Qumili dhe Zyhra si humorist që dolën me skena qesharake pranë publikut duke ja përshtatur humorin edhe pavarësisë   së Kosovës.

 Prezenca e këngëtarit Mustafë Gërxhaliu, një këngëtar i Shtutgardit pati jehonë  në zemrat e shikuesve. Në këtë koncert ishin pjesëmarrës edhe DJ Afrimi. Në tubim morri pjesë edhe distributori Tringu i cili shpërndau 10 abonime kartash me programe komplete të Shqipërisë dhe Kosovës për publikun. Në skenë u ftua edhe zoti Ymer Lladrovci pasi erdhi me vonesë që ishte edhe në një  takim tjetër ta marrë fjalën si zyrtar i konsullatës së Kosovës në Shtutgard i cili ndër të tjera i përshëndeti të pranishmit duke ju uruar pavarësinë e Kosovës dhe u zotua se do të punojë në interesin e shoqërisë, qytetarëve të Kosovës në mërgim dhe diplomacinë e jashtme. Z. Ymeri pastaj kërkoj një organizim edhe ma të dendur në

mërgatën shqiptare ku njëkohësisht i bëri thirrje forcave politike që të jenë ma unike rreth çështjes kombëtare. Kjo mbrëmje vazhdoj deri në orët të mëngjesit me këngë dhe valle ku u ndanë me një përshëndetje vëllazërore deri në takimet tjera.

Sedat Bytyqi udhëheqës i agjencisë  Eni –Reisen në Shtutgard organizator i këtij Koncerti me Klubin “Kosova”Bernhausen icili  premton qe herëve tjera  salla do te jetë me kapacitet    ma të madh dhe ju kërkoj ndjese publikut qe nuk  munden me qene pjesëmarrës   për shkak te vendeve.
Remzie Osmani ne skenë pran publikut te Shtutgardit
Remzie Osmani ne skenë pran publikut te Shtutgardit
Donika Dibrani recitoj një vjerrshë  për pavaresinë e Kosovës
Donika Dibrani recitoj një vjerrshë për pavaresinë e Kosovës
Grupi  Ustallarët e Prizrenit, Sadik Jashari Selajdin Musliu, Ylber Hoxha dhe Fatmir Jashari
Grupi Ustallarët e Prizrenit, Sadik Jashari Selajdin Musliu, Ylber Hoxha dhe Fatmir Jashari
Humoristet Qumili me Zyhren në  skenen  e kësaj mbrëmje
Humoristet Qumili me Zyhren në skenen e kësaj mbrëmje
Ymer Lladrovci përfaqësues i zyrës se  konsullatës së  Kosovës në Shtutgard
Ymer Lladrovci përfaqësues i zyrës se konsullatës së Kosovës në Shtutgard
Sedat Bytyqi udhëheqës i agjencisë  Eni –Reisen në Shtutgard organizator i këtij Koncerti me Klubin “Kosova”Bernhausen icili  premton qe herëve tjera  salla do te jetë me kapacitet    ma të madh dhe ju kërkoj ndjese publikut qe nuk  munden me qene pjesëmarrës   për shkak te vendeve.
Sedat Bytyqi udhëheqës i agjencisë Eni –Reisen në Shtutgard organizator i këtij Koncerti me Klubin “Kosova”Bernhausen icili premton qe herëve tjera salla do te jetë me kapacitet ma të madh dhe ju kërkoj ndjese publikut qe nuk munden me qene pjesëmarrës për shkak te vendeve.
Ishte kënaqësi që edhe personeli i mbarëvajtjes së rendit ishte një  firmë shqiptare“ Sekurity”e udhëhequr nga Bajram Balaj nga Istogu i Kosovë me personelin Berat Bytyqi vëllain e Sedat Bytyqit
Ishte kënaqësi që edhe personeli i mbarëvajtjes së rendit ishte një firmë shqiptare“ Sekurity”e udhëhequr nga Bajram Balaj nga Istogu i Kosovë me personelin Berat Bytyqi vëllain e Sedat Bytyqit
Kadri Gervalla Ymer Lladrovi  dhe Asllan Dibran
Kadri Gervalla Ymer Lladrovi dhe Asllan Dibran
Pamje nga manifestuesit për 17 shkurtin ditën e pavarësisë së Kosovës ne ShtutgardFilderstadt 2010
Pamje nga manifestuesit për 17 shkurtin ditën e pavarësisë së Kosovës ne ShtutgardFilderstadt 2010
Këngëtarët motër e vella Osmani
Këngëtarët motër e vella Osmani
Pamje nga manifestuesit për 17 shkurtin ditën e pavarësisë së Kosovës ne Shtutgard- Filderstadt 2010
Pamje nga manifestuesit për 17 shkurtin ditën e pavarësisë së Kosovës ne Shtutgard- Filderstadt 2010
Mustafë Gergjaliu këgetar nga  Shtutgardi
Mustafë Gergjaliu këgetar nga Shtutgardi
Arben Berisha anëtar i klubit futbollistik  ne Bernhausen i cili ishte  ne organizim te këtij  tubimi.
Arben Berisha anëtar i klubit futbollistik ne Bernhausen i cili ishte ne organizim te këtij tubimi.




(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx