Shkruan Asllan Dibrani
Shtutgardi gjithnjë i organizuar me aktivitete kombëtare,pikërisht para dy vitesh në të njëjtën kohë që u shpall Kosova shtet në vete shqiptarët e Shtutgardit u tubuan në sheshin e qytetit rreth 6.000 veta që ishte një organizim shumë i veçantë në shtetet e Evropës pas dy vitesh u krijua rrëmuje për për ta shënuar përvjetorin e dytë
Në mbrëmjen e 19.02.2010 ne Shtutgard të Gjermanisë u shënua dy vjetori i pavarësisë se Kosovës ishte një mbrëmje shumë e veçantë dhe e gëzuar për çdo njërin ,ishte një mbrëmje që krijoj vështirësi t’i përballoj një fluksi aq te madh qytetarësh që ja kishin mërsyer ti bashkohen këtij tubimi aq madhështor dhe krenar, me ç’rast u organizua edhe koncerti I madh kushtuar kësaj feste. Ora 19.00 h ishte koha e fillimit te manifestimit por në sallë u krijua një stërngarëkesë që shpeshherë u dëgjonin qytetarët duke ju sugjeruar të afërmve të tyre që mos të vinin ne mungesën e vendeve .Moderator i kësaj mbrëmje ishte Asllan Dibrani I cili edhe hapi programin,fillimisht u ekzekutua himni kombëtar,dhe zoti Dibrani paraqiti pikat e rendit të mbrëmjes festive dhe u shprehu falënderim për organizatoret Enin –Reisn një agjenci turistike e Shtutgardit e cila ka dhënë kontributin në organizimet e tilla edhe ma herët e udhëhequr nga Zoti Sedat Bytyqi. Në këtë organizim bashkëpjesëmarrës ishte edhe klubi futbollistik i Bernhauzenit që pos manifestimin për pavarësinë e Kosovës ata festuan edhe themelimin e 20- vjetorin të themelimit te këtij klubi në vitin 1990. Asllan Dibrani kishte përgatitur edhe tekstin kushtuar pavarësisë të Kosovës, meqë rast theksoj:
 |
Pamje nga manifestuesit për 17 shkurtin ditën e pavarësisë së Kosovës ne Shtutgard-Filderstadt 2010 |
Shqiptarë kudo qe jeni dhe ju bashkatdhetarë në mërgim me një theks te veçantë ju uroj ketë përvjetor të dytë 17 shkurtin ditën e Pavarësisë së Kosovës. Data 17 Shkurt 2008 do të mbetet në Historinë e Kombit Shqiptar si data ma e madhe e pavarësisë së Kosovës pas Shpalljes së PavarësisësëShqipërisë.
Historia e Kosovës do të shkruhet me gjakun e derdhur nga heroizmi dhe vetëmohimi e flijimi i jetës së bijve dhe bijave të saj . Pas këtyre dy datave historike, do te jenë e mire se ardhur edhe dita e fitores se bashkimit kombëtar rreth një gjuhe ,një kombi një kulture një gjaku dhe një Pavarësi të tretë. Shpallja e Pavarësisë se Kosovës me 17 shkurt në Prishtine ishte një akt historik, që siç tregoj dhe dëshmoj historia do t’ua ngrehu lart krenarinë shqiptarëve, dinjitetin dhe gëzimin. Mbasi kjo ishte synimi i luftëtareve heroik, të vuajtjeve dhe gjakut të derdhur,për një Kosovë, te lire, sovrane e të pavarur po kurrsesi pa Mitrovicën e bukur dhe te pasur, sipas apetiteve dhe pretendimeve serbo-sllave.
Ky përvjetor i sivjetshëm na gjeti ne shqiptarëve ma të lirë, ma te gëzuar e ma të bashkuar se kurrë prandaj ti nderojmë të gjithë ata që me përkushtim punuan për ta gëzuar na këtë ditë aq te shtrenjte për shqiptaret gëzuar ,për shume mote. Gëzuar Pavarësia e Kosovës edhe njëherë, duke ju uruar shëndet dhe shume te mira ne jetën tuaj.
Asllan Dibrani më tutje entuziazmoj publikun me rastin e informimit së në Shtutgard u hapë konsullata e Kosovës ku prezantoj edhe zyrtarin e kësaj konsullate zotin Ymer Lladrovcin që masa e priti këtë informatë, si një gëzim të veçantë dhe si gur themel i pavarësisë së Kosovës edhe në fushën ndërkombëtare duke i përcaktuar ambasadat dhe konsullatat në shtetet të ndryshme. Fillimisht Dibrani ftoj në skene këngëtaren e mirënjohur Remzie Osmanin që e entuziazmoj mjaft publikun me prezencën e këngëve patriotike kushtuar pavarësisë së Kosovës që u ndërpre disa herë nga duartrokitje frekuentike.
Në këtë tubim pjesëmarrës të këtij koncerti ishin edhe grupi i tupanëve më të kërkuar nga Prizreni, grupi i quajtur “Ustallarët e Prizrenit”, në krye të grupit Sadik Jashari dhe anëtarët e tjerë Selajdin Musliu, Ylber Hoxha dhe Fatmir Jashari, te cilat lanë mbresa të mëdha tek publiku.
Pastaj jehoj vallja dhe kënga me prezencën këngëtareve Remzije dhe Nexhat Osmanin. Për ti harruar brengat e përditshme mërgimtarët i shoqëruan edhe Qumili dhe Zyhra si humorist që dolën me skena qesharake pranë publikut duke ja përshtatur humorin edhe pavarësisë së Kosovës.
Prezenca e këngëtarit Mustafë Gërxhaliu, një këngëtar i Shtutgardit pati jehonë në zemrat e shikuesve. Në këtë koncert ishin pjesëmarrës edhe DJ Afrimi. Në tubim morri pjesë edhe distributori Tringu i cili shpërndau 10 abonime kartash me programe komplete të Shqipërisë dhe Kosovës për publikun. Në skenë u ftua edhe zoti Ymer Lladrovci pasi erdhi me vonesë që ishte edhe në një takim tjetër ta marrë fjalën si zyrtar i konsullatës së Kosovës në Shtutgard i cili ndër të tjera i përshëndeti të pranishmit duke ju uruar pavarësinë e Kosovës dhe u zotua se do të punojë në interesin e shoqërisë, qytetarëve të Kosovës në mërgim dhe diplomacinë e jashtme. Z. Ymeri pastaj kërkoj një organizim edhe ma të dendur në
mërgatën shqiptare ku njëkohësisht i bëri thirrje forcave politike që të jenë ma unike rreth çështjes kombëtare. Kjo mbrëmje vazhdoj deri në orët të mëngjesit me këngë dhe valle ku u ndanë me një përshëndetje vëllazërore deri në takimet tjera.
Sedat Bytyqi udhëheqës i agjencisë Eni –Reisen në Shtutgard organizator i këtij Koncerti me Klubin “Kosova”Bernhausen icili premton qe herëve tjera salla do te jetë me kapacitet ma të madh dhe ju kërkoj ndjese publikut qe nuk munden me qene pjesëmarrës për shkak te vendeve.
 |
Remzie Osmani ne skenë pran publikut te Shtutgardit
 | Donika Dibrani recitoj një vjerrshë për pavaresinë e Kosovës
 | Grupi Ustallarët e Prizrenit, Sadik Jashari Selajdin Musliu, Ylber Hoxha dhe Fatmir Jashari
 | Humoristet Qumili me Zyhren në skenen e kësaj mbrëmje
 | Ymer Lladrovci përfaqësues i zyrës se konsullatës së Kosovës në Shtutgard
 | Sedat Bytyqi udhëheqës i agjencisë Eni –Reisen në Shtutgard organizator i këtij Koncerti me Klubin “Kosova”Bernhausen icili premton qe herëve tjera salla do te jetë me kapacitet ma të madh dhe ju kërkoj ndjese publikut qe nuk munden me qene pjesëmarrës për shkak te vendeve.
 | Ishte kënaqësi që edhe personeli i mbarëvajtjes së rendit ishte një firmë shqiptare“ Sekurity”e udhëhequr nga Bajram Balaj nga Istogu i Kosovë me personelin Berat Bytyqi vëllain e Sedat Bytyqit
 | Kadri Gervalla Ymer Lladrovi dhe Asllan Dibran
 | Pamje nga manifestuesit për 17 shkurtin ditën e pavarësisë së Kosovës ne ShtutgardFilderstadt 2010
 | Këngëtarët motër e vella Osmani |
|
 | Pamje nga manifestuesit për 17 shkurtin ditën e pavarësisë së Kosovës ne Shtutgard- Filderstadt 2010
 | Mustafë Gergjaliu këgetar nga Shtutgardi |
|
 | Arben Berisha anëtar i klubit futbollistik ne Bernhausen i cili ishte ne organizim te këtij tubimi. |

|
|
|
|
|
|
|
|
|



