E premte, 25.07.2025, 01:11 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Arsim Halili: U mbajtën ''Takimet poetike të Karadakut'' në Kumanovë

E hene, 15.03.2010, 10:14 PM


U MBAJTËN “TAKIMET POETIKE  TË KARADAKUT”  NË KUMANOVË

Reportazh nga Arsim Halili

Kumanova kishte festë më 11.03.2010.  Kjo festë letrare tani më është  tradicionale  për të shtatëmbëdhjetën herë. Atëbotë kishte filluar me një grup minimal krijuesish, por që shpejte kishte marrë karakterin e vet  institucional dhe tani thuaj se çdo vit  bëhet më  mirë. Gjë për të cilën u bindëm edhe këtë vit. Nën udhëheqjen e Klubit të shkrimtarëve nga Kumanova “ Jehona e Karadakut “ në krye me poetin Burhanedin Xhemaili- kryetar, Nazmi Beqirit, etj, edhe këtë vit në lokalet e Fakultetit të Administratë Biznesit, dega në Kumanovë, u organizua  kjo orë e madhe letrare me karakter garues. Salla ishte e mbushur përplot me poet dhe dashamirë të fjalës së shkruar, natyrisht edhe mediat e shkruara dhe ato elektronike. Me një organizim të shkëlqyer teknik,  hapjen e  këtij manifestimi mbarëkombëtar e bënë kryetari këshillit organizativ, poeti Burhanedin Xhemaili, i cili përshëndeti të pranishmit,  duke i uruar mirëseardhje, ai me pak fjalë flet edhe për nismën e këtyre takimeve shtatëmbëdhjetë vite më parë. Më pas fjalën e merr anëtari i këshillit organizativ, Mr.sc. Nazmi Beqiri, i cili edhe ky i fillimisht flet,  se si kishte filluar ky rrugëtim vite më parë, pastaj përshëndet të gjithë të pranishmit, poetët nga  Çamëria, Shqipëria, Kosova, Maqedoni, Lugina e Preshevës. Më  pas moderatorja  e shpall të hapur  orën letrare. Poezi u lexuan nga njëzetë e shtatë poet të gjitha hapësirave shqiptare. Ku poezitë u pritën me ovacione dhe duartrokitje të shumta.  Nikoqirët e këtij organizimi tani më kanë edhe një traditë mirëpritje, veçmas për poetet e ardhur nga larg, sepse atyre përveç që do t’i servohet një darkë solemne edhe do të ju sigurohet hoteli për fjetje. Gjatë  darkës për t’u relaksuar  më zërin e saj brilant, interpreton disa këngë,  këngëtarja dhe poetja Shefqete Goshalci. Ndërsa juria në përbërje të poetëve :  Gani Xhafolli, Isamil Bilalli dhe Burahanedin Xhemaili,me një analizë  serioze  mbase edhe korrekte vendosen që çmimet për poezi më të mira për këtë vit t’u jepen  si vijon:
- Çmimi i parë poetit çam z, Namik Selmani, në vlerë prej 200  eurove
- Çmimi i dytë  poetit çam z, Agim Bajrami, në vlerë prej 150 eurove
- Çmimi  i tretë ndahet për dy poet njërit nga Shkupi e tjetrit nga Stublla e Vitisë, poetit Kalosh Çelikut dhe Sarë Gjergjit që të dy  me nga n 100 euro.
Siç deklarohen edhe juria edhe pse e vështirë  për të marrë këtë vendim jemi munduar, që t’i japim vendin meritor, pa anashkaluar edhe poete dhe poezitë tjera shumë të bukura, por ja që janë rregullat kështu. Një natë me shumë efektivitet , njohje mes poeteve, shkëmbime mendimesh  në hotelin ku e kishin organizuar nikoqirët, përmbyll punimet   “Takimet poetiket Karadakut” edhe për    vit këtë.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Sokol Demaku: 15 vjet me Shkollën Shipe ”Naim Frasheri” në Oslo të Norvegjisë Xhevat Muqaku: Shtytje në mësim U kremtua dy vjetori i Pavarësisë së Kosovës në Heilbronn të Gjermanisë Jahë Sadrija: Një ditë në Repartin Psikiatrik të Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë Këze (Kozeta) Zylo: Një koncert madhështor me moton “Gratë për Paqe” në Kombet e Bashkuara Asllan Dibrani: U shënua përvjetori i dytë i pavarësisë se Kosovës me një koncert të madh në Shtutgard - Gjermani Vjollca Islami Koliqi: Në Bisingen - Bitighaim, u festua dyvjetori i pavarësis së Kosovës Athina, qyteti ku flitet shqip Muharrem Sfarqa: Dega e LDK-së për Beneluks mbajti Kuvendin zgjedhor Rozi Theohari: Amerika zemërbujare i fali një copë qiell edhe flamurit kosovar Xhevat Muqaku: Portret i mësueses dhe shkollës shqipe në Diasporë Besa Sheqiri: Në Karlshamn - Kremte me rastin 2 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës Asllan Dibrani: Tubim i Lidhjes Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani Engjëll Koliqi: Do e bëjmë lule të hijshme Dardaninë tonë Në Heilborn 28 - Nëntori i kremtua solemnisht Xhevat Muqaku: Kur bukuria dhe pamvarësia festohen së bashku Sokol Demaku: Kremtimi i Ditës së pavarësisë së Kosovës në Suedi Xhevat Muqaku: Vepra e dëshmorëve ''Parlament shpirtëror i diasporës'' Neki Lulaj: Akademi përkujtimore kushtuar Fadil Feratit SHKSH ''Nëna Terezë'': Në Ängelholm të Suedisë u kremtua ditëlindja e dytë e Pavarësisë së Kosovës

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx