E diele, 28.04.2024, 04:24 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Elmira Muja: 7-8 Marsi, dy data simbol të civilizimit

E shtune, 20.03.2010, 11:00 PM



7 – 8 MARSI, DY DATA SIMBOL TË CIVILIZIMIT

Shkruar nga Elmira Muja

Jemi në ditët e fundit të dimrit, kemi hyrë në muajin e pranverës.Edhe pse e ndjejmë dimrin, nuk ka rëndësi se sa i gjatë është ai, është e sigurtë se  pranvera do ta ndjekë pas, ajo është shumë afër.
E ndjejmë kaq pranë, këtë stinë të bukur që ashtu si çdo pranverë është vetëm pranverë - një mahnitje e përhershme
A mund ta përshkruajnë fjalët aromën e çdo frymëmarrje të pranverës.

Në pragfillimin e kësaj pranvere Organizata e gruas shqiptaro-amerikane “Motrat Qiriazi”, ftoi gra intelektuale shqiptare të fushave të ndryshme për të festuar së bashku dy festa në një ditë. Takim shoqesh, të njohura dhe të panjohura, por që në raste të tilla ndjejnë se kanë shumë të përbashkëta.
Si çdo fillim mysafiret i përshëndet presidentja e AAWO Dr. AnaKohen : Të nderuara zonja, motra dhe bashkëatdhetare.
Ju falenderoj nga zemra  që zgjodhët vatrën e “Motrave” për të festuar së bashku dy festa, Kjo ditë e sotme që mbart dy festa, është edhe më e bukur sepse tri javë më parë ne festuam 2 vjetorin e Pavarsisë së Kosovës., dhe sot ne, thërrasim me gjithë shpirt: “Gëzuar Lirinë Kosova e martirëve dhe e dhimbjeve shekullore!”  
Të gjithë e dimë se mësuesi është një busull që aktivizon magnetet e kureshtjes, njohurisë dhe diturisë së nxënësve. Ne, të gjithë këtu kujtojmë mësuesin tonë të parë, kujtojmë të gjithë mësuesit e mirë që si një qiri - ata konsumuan veten të ndricojnë rrugën për të tjerët.

Nga prindërit kemi mësuar se ëndërra fillon me një mësues i cili beson në ju, që ju tërheq ju shtyn dhe ju çon në rrafshnaltën tjetër, ndonjëherë duke ju goditur ju me një shkop të mprehtë të quajtur "e vërtetë."
Shumica prej nesh nuk ka më shumë se pesë apo gjashtë vetë që na kujtojnë. Mësuesit kanë mijëra njerëz, që e kujtojnë atë për gjatë gjithë jetës së tyre.

Të nderuara motra, të gjitha ju që vini nga drejtime të ndryshme, sot, në këtë fillim pranvere dukeni si lule. Në mitologjinë Romake, Flora ishte perëndesha e luleve dhe e stinës së pranverës. Unë do tju krahasoja me Florën, perëndeshën e luleve që lulëzon çdo stinë.
Gratë shqiptare, të bukura, të shëndetëshmë, të zonja dhe të afta në çdo aspekt të jetës.. Gratë shqiptare kanë histori të lavdishme që me jetën dhe veprën e tyre i kanë dhënë jetë kombit.
Më pas Dr.Kohen hedh një vështrim të shkurtër të veprimtarisë së AAËO. Në sajë të një bashkëpunimi të mirë me Fresh Air Fund, vitin që kaloi ne arritëm që 25 fëmijë nga komuniteti ynë të gëzojnë pushimet verore falas. Një bashkëpunim me Allen Health Care Services, ne kemi arritur që programi I certifikimit për home Health Aide të bëhët në gjuhën shqipe. Si rezultat I kësaj, dy javë më parë përfundoi klasën grupi I parë, ku gradualisht atop o punësohen. Ne ende nuk ndalemi në punën me fëmijët, nevojat e tyre , ku për këtë kemi ngritur Children Fund.
E gjithë kjo vjen si rezultat i punës së palodhur të vullnetarëve, ku do të vecoja zonjat Ema Hoxha Froning, Blerta Alikaj, Enkeleda Arapi dhe Blerina Xhangolli. I falenderoj nga zemra, për punën e palodhur dhe duke e bërë më të lehtë punën tonë.
Të nderuara Zonja,dua të përfundoj me një thënjë të një zonje të nderuar : Historia e të gjithë kohërave, dhe sidomos sot, mëson se ... gratë do të harrohen në qoftë se ato harrojnë për të menduar për veten e tyre. (LOUISE OTTO)

                                *********
Në këtë jetë, ne nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha. Ne vetëm mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe . Nënë Tereza.

Donika Bardha,  GRUAJA E VITIT 2010

Anëtarja e bordit drejtues të AAWO,Alda Mosko, duke prezantuar Gruan e vitit tha:
Siç e dini të gjithë ju, çdo vit, AAWO propozon një grua me prejardhje Shqiptaro-Amerikan për çmimin Gruaja e Vitit. Ne zgjodhëm një grua, e cila me punën e saj dhe kontributet e jetës ka ngritur profilin e grave shqiptare në Shtetet e Bashkuara, në Shqipëri dhe në të gjithë botën. Ne vlerësojmë ato gra puna e të cilave është e veçantë, unikale dhe shërben si një shembull për femrat e tjera shqiptare që ta ndjekin.
Është kënaqësi për mua që të prezantoj tek ju sonte, Donika Bardha - si marrëse e Çmimit  Gruaja e Vitit 2010, me motivacionin: Për ngritjen e imazhit të  gruas shqiptare në SHBA dhe Shqipëri, nëpërmjet forcimit të vlerave patriotike dhe promovimin e artit dhe kulturës shqiptare në mbarë botën.

Donika ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për të sjellë ndihma humanitare në Shqipëri në vitin 1991, një projekt për të dërguar $ 2.2 milionë dollarë në ndihmë mjekësore në Shqipëri dhe Kosovë në bashkëpunim me Pentagonin në SHBA dhe grupeve të ndryshme të ndihmës humanitare
Donika ka organizuar Ekspozitë Arti të artistëve shqiptarë në New York dhe në Boston dhe përmes Galleria XXI në Shqipëri ajo e mbështet punën e artistëve shqiptarë nëpër ekspozita bashkëkohore dhe tradicionale. 
Në periudhën shtator 1998-janar 1999 në fushatë me  Stan Dragoti,me moton "Stop Killing in Kosovë", Donika ishte  menaxhere e projektit, një fushatë e nivelit të lartë të vetëdijësimit publik për të informuar median dhe publikun amerikan në krizën e  Kosovës.
Në vitin 2000 Donika organizoi një ankand arti në Galeria XXI për të ndihmuar refugjatët kosovarë dhe qendrën Flora Brovina në Prishtinë.
Donika ka publikuar “Shqipëria Përmes Artit” - një Histori e Artit shqiptar, album i arkeologjisë së Shqipërisë, piktura, skulpturë, nga ditët e hershme tek  arti bashkëkohor
Në shtëpinë e saj në shtetin e Michigan ajo është duke punuar me Qendrën e Holokaustit në Farmington Hills për të promovuar filmin "Shtëpia e Zotit dhe për të përgatitur një program për temën e shqiptarëve që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në sajë të Donika Bardhës është publikuar filmi dokumentar, Land Of Eagles, mbi Historinë e Shqipërisë në shekullin e njëzetë, me pamjet arkivore të rralla të papara më parë, shkruar nga Ismail Kadare, me regji të Fatmir Koçit, dhe treguar/rrëfyer nga Michael York.
Donika - prindërit tuaj që ju ka bekuar me një emër të bukur që na kujton të gjithë shqiptarëve princeshën Donika Kastriotin. Me përkushtimin tuaj për punë, dashurinë për atdheun, pasion për të sjellë në dritë të gjithë trashëgiminë e pasur kulturore dhe historike të Shqipërisë me shekuj, ju qëndroni para nesh sonte si princeshë shqiptare e artit dhe kulturës. Ne duam t'ju japë këtë çmim në nderim të punës suaj dhe për të frymëzuar femrat e reja shqiptare të të bëjnë të njëjtën.
Donika, nuk ka fjalë. Emocionet tregojnë se përvoja e jetës dhe sfidat i kanë inspiruar ambicjen për arritje të sukseshme.
Të nderuara motra, thotë ajo, jam e emocionuar dhe ndoshta nuk mund të shprehem atë që ndjej sonte. Në këto momente, unë kujtoj nënën dhe gjyshen time që vazhdimisht më thoshte : Jeta është luftë. Nga nëna dhe gjyshja unë kam mësuar se jeta është luftë por dhe e bukur Gjyshja ime shpesh më thoshte një njeri i cili është i suksesshëm është ai që është i dobishëm.
Falenderoj motrat Qiriazi për këtë vlerësim, të cilat nga përvoja e tyre dinë të vlerësojnë punën e gruas shqiptare. Kudo në botën shqiptare ka gra të zonja dhe të afta që rrezatojnë mirësi, dashuri dhe vitalitet. Faleminderit.
Si për të plotësuar më mirë portretin e kësaj fisnikeje, një mesazh i ardhur nga Tirana nga Prof. Dr. Ferid Hudhri, ndër të tjera thotë : me këtë çmim keni realizuar atë që duhet ta kishte bërë me kohë shteti shqiptar. Keni respektuar punën e madhe që ka bërë Donika Bardha në Shqipëri në fushën e biznesit, por në mënyrë të veçantë për kulturën dhe artin shqiptar. E nderuar, Dr.Kohen, me këtë çmim ju keni vlerësuar  gjithë veprimtarinë që Donika Bardha ka bërë në bashkëpunim me artistët shqiptarë, dhe me këtë rast vlerësimi juaj shumëfishohet. Qofshi e bekuar, dhe ju lutem, në ditën e ceremonisë, përcillni dhe urimet e artistëve shqiptarë në Tiranë që do të gëzohen shumë për vlerësimin që keni bërë për princeshën e Artit Donika Bardha, përfundon mesazhi I zotit Ferd Hudhri.
                                   Duke ndjekur të gjithë atë rrugë nëpër të cilën ka ecur Donika Bardha, ne mësojmë se karakteri nuk mund të zhvillohet lehtë dhe qetë. Vetëm nëpërmjet përvojave të jetës dhe sfidave shpirti  forcohet, vizioni qartësohet, ambicia inspirohet dhe suksesi arrihet.


***

Një mësues i mirë është si një qiri - ai konsumon veten të ndricojë rrugën për të tjerët

Mjaftime Dushallari – Mësuesja e vitit 2010

Loreta Dangëllia e quan veten të privilegjuar për të prezantuar mësuesen e saj të nderuar zonjën Mjaftime Dushallari. Edhe tani, e ndjej veten nxënëse përpara mësues sime që në kujtesën time ruhet ende me atë që qëllimi i një mësuesi nuk është që të krijojë nxënësit në imazhin e tij, por të zhvillojë nxënësit të cilët mund të krijojnë imazhin e tyre. Mjaftime Dushallari është nga ata mësues të cilët frymëzojnë të dijmë se mësimdhënia është si kultivimi i një kopshti, dhe ata që nuk kanë asgjë të bëjnë me gjembat, kurrë nuk duhet të përpiqen për të mbledhur lule.
Pas përfundimit të Universitetit të Tiranës në degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe  punon për 19 vjet si pedagoge në departamentin e Letërsisë Shqiptare si titullare e leksioneve dhe seminareve të Letërsisë bashkëkohore shqiptare dhe e Metodikës së mësimdhënies së Letërsisë në shkollë. 
Gjatë kësaj periudhe ka botuar artikuj dhe studime rreth problemeve të zhvillimit të letërsisë shqiptare bashkëkohore në shtypin letrar të kohës. 
Në vitin 1987 mbrojti disertacionin dhe fitoi titullin “Kandidate e Shkencave Filologjike” dhe në vitin 1993 mori titullin “Doktor i Shkencave” Një vit më vonë (1994) për punën e saj të mirë pedagogjike dhe shkencore u vleresua nga Komisioni i Lartë i Atestimit të Shqipërisë me titullin tjetër shkencor Asistent Profesor.
Tani punon për 11 vjet ne Shkollen Publike 8 në Bronx mësuese e Anglishtes si gjuhë e dytë (ESL). Vetë fusha që ka zgjedhur e mundëson të ndihmojë krahas studenteve të kombësive të tjera edhe studentët shqiptarë, të cilët përbëjnë një përqindje të konsiderushme në këtë shkollë.
Pasi merr në dorë çmimin e dhënë më dedikimin :
 Për përkushtimin e saj për të dhënë mësim dhekontribut të cmueshëm në fushën e arsimit si në Shqipëridhe dhe në SHBA., 
Zonja Dushallari shprehet ; Në radhë të parë më lejoni të falenderoj thellë nga zemra  bordin drejtues të Organizatës së gjërë e të mirënjohur të komunitetit shqiptar “Motrat Qiriazi” dhe në mënyrë të veçantë presidenten e kësaj organizate Dr. Ana Kohen për vlerësimin që më bëjnë.
Ndihem shumë e gëzuar dhe e nderuar në këto çaste, sepse arsimi është fusha ka ka qenë gjithmonë zemra ime. Kur erdha në Amerikë, në një moshë relativisht jot ë re, edhe pse e dashuroja shumë arsimin, më dukej gati e pamundur të punoja në shkollë, përfaktin se gjuha e mësuesit është e ekspozuar dhe në rastin tim (sit ë çdo emigranmti tjetër), ajo nuk ishte gjuha e nënës, me të cilën ndihesh konfident të spjegosh mësimin. Por me vullnet e këmbëngulje fati më ndihmoi që të ushtroj profesionin tim edhe në New York..
Mjaftime Dushallari është shembulli nga i cili mësojmë se mençuria është të dish se çfarë të bësh tjetër; Zotësia është të dish se si ta bësh atë.

                                                                  ********
Fëmijët janë burimi ynë natyror më i vlefshëm.

          Gjithnjë në punën e saj Organizatra e gruas shqiptaro-amerikane “Motrat Qiriazi”
Ka qenë e orientuar në punën me fëmijët. Një minillotari e vogël e organizuar me dedikimin për fëmijët i a arriti qëllimit të saj. Atë e drejtoi anëtarja e bordit, Zonja Agathia Luka, ku vetë ajo ofroi dy çmime, Victoria Secret Products dhe Ëine Basket, Dhuratë nga Gazeta Illyria, nga salloni i bukurisë Escape Facial at Eva Scrivo Salon, dhuruar nga Albana Kaufman,dhe dy dhurata mjaft të çmuara në mirëmbajtjen dhe kujdesin ndaj dhëmbëve nga Dr. Ana Kohen
Për të arritur deri këtu një vend të veçantë falenderimi dhe mirënjohje është për sponzorizuesit:
Fadil Berisha, Esq. Beti Beno, Amy’s Florist në NJ, zoti Zymber Brunçaj, Albanian Yellow Pages, Z. dhe Znj. Ismer dhe Vera Mjeku, Zotin Zef Balaj  si dhe Allen Health Care Services.
Falenderime nga të gjithë pjesëmarrësit për vëllezërit Bytyçi, shërbimin e kulturuar në resatronatin e tyre “Macelleria” në Manhattan.



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Arsim Halili: Mbahet përurimi i librit ''Mbresa vrojtuese'', autor Bilall Maliqi Pal Sokoli: Mugullime të reja letrare në mërgatën shqiptare në Gjermani Dibran Demaku: Kur feston atdheu - Çel lulja nga dheu Burhanedin Xhemaili: Takimet Poetike të Karadakut 11 Mars 2010 Milazim Kadriu: Reportazh nga Bjeshkët e Llapit Arsim Halili: U mbajtën ''Takimet poetike të Karadakut'' në Kumanovë Sokol Demaku: 15 vjet me Shkollën Shipe ”Naim Frasheri” në Oslo të Norvegjisë Xhevat Muqaku: Shtytje në mësim U kremtua dy vjetori i Pavarësisë së Kosovës në Heilbronn të Gjermanisë Jahë Sadrija: Një ditë në Repartin Psikiatrik të Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë Këze (Kozeta) Zylo: Një koncert madhështor me moton “Gratë për Paqe” në Kombet e Bashkuara Asllan Dibrani: U shënua përvjetori i dytë i pavarësisë se Kosovës me një koncert të madh në Shtutgard - Gjermani Vjollca Islami Koliqi: Në Bisingen - Bitighaim, u festua dyvjetori i pavarësis së Kosovës Athina, qyteti ku flitet shqip Muharrem Sfarqa: Dega e LDK-së për Beneluks mbajti Kuvendin zgjedhor Rozi Theohari: Amerika zemërbujare i fali një copë qiell edhe flamurit kosovar Xhevat Muqaku: Portret i mësueses dhe shkollës shqipe në Diasporë Besa Sheqiri: Në Karlshamn - Kremte me rastin 2 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës Asllan Dibrani: Tubim i Lidhjes Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani Engjëll Koliqi: Do e bëjmë lule të hijshme Dardaninë tonë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora