E enjte, 01.05.2025, 05:52 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Pal Sokoli: Mugullime të reja letrare në mërgatën shqiptare në Gjermani

E merkure, 17.03.2010, 10:59 PM


Autoret qe promovuan, J.Salihu, A.Xhafolli, I Guta dhe D. Demaku
Autoret qe promovuan, J.Salihu, A.Xhafolli, I Guta dhe D. Demaku

MUGULLIME TË REJA LETRARE NË MËRGATËN SHQIPTARE NË GJERMANI

LSHAKSH-ë Gjermani vazhdon aktivitetin e vet letrarë me promovime të reja nga autor shqiptar në Gjermani.

Shkruan: Pal Sokoli

Në sallën tradicionale të prezantimeve tona të shpeshta në Hanover u bashkuan gradualisht  bashkatdhetarë shqiptar nga të gjitha qytetet gjermane, kësaj radhe nuk kishte koncerte as humor nga estrada jonë kombëtare por kishte Orë letrare.
LSHAKSH-në Gjermani bëri promovimin e pesë veprave të autorëve shqiptar nga mërgata shqiptare në Gjermani.
Takimin e hapi prezantuesi Hysni Mirena i  cili për mrekulli e udhëhoqi deri ne fund këtë  takim letrarë,Me një minutë heshtje ju bë nderim martirëve të rënë për lirinë e Kosovës. Pastaj z. Mirena i dha fjalën z. Hajriz Mjeku përfaqësues i kryesisë së LSHAKSH-së në Hanover. Hajriz Mjeku përshëndeti të pranishmit për pjesëmarrjen masovike në këtë takim dhe pastaj foli për rolin qe po luan LSHAKSH-ja në krye me z. Martin Çuni në krye të saj për prezantimin e kulturës shqipe këtu në mërgatë. Autorëve qe promovuan ju uroj suksese.
Z. Martin Çuni në fjalën e vet u përkufizua të rëndësia e gjuhës shqipe, apo siç  e quajti ai “thesari më i vjetër i europës”. Ne kemi më çka të mburremi para europës, por duhet të jemi të gatshëm ti prezantojmë vlerat tona tha ndër të tjera z Çuni. Për prezantimin e këtyre vlerave z.Çuni e sheh të nevojshme të kemi një shtëpi kulturore shqiptaro-gjermane “Alb-De Haus “Muter Teresa”prej nga do të kemi mundësi të këmbejmë të arriturat tona të reja kulturore dhe njiherit ta paraqesim edhe rrugën tonë historike me të gjitha sakrificat qe ka përjetuar populli shqiptar në rrugën e drejt të pavarësimit. Z Çuni na përkujtoj se ka filluar bisedimet edhe me përfaqësues të qeverisë së Kosovës “dhe unë pres  edhe përkrahjen e inteligjencës dhe bizneseve shqiptare ne Gjermani”.
“Aktivitetet tona letrare i kemi zhvilluar nga Berlini deri në München dhe do të vazhdojmë edhe më tutje, kështu qe autorëve ju uroj suksese të reja në krijimtarinë e tyre”përfundoj z. Çuni. Për veprën e autorit Isak Guta”Epika e mbiemrit”,vepër kjo dramatiko-poetike, foli       z .Vehbi Musa. Z. Vehbi Musa pasi foli për biografin e z. Guta, të cilin e fati e paska detyruar të mbetët mërgimtar i përjetshëm,u përqendrua  të  figurat e ndryshme qe populli ynë i ka dhënë kulturës  europiane dhe botërore deri të figura e ndritshme e Aleksandër Moisiut(1879-1935)për të cilin bëhet fjalë në veprën “Epika e mbiemrit”. Z.Vehbi Musa vlerësoi pozitivisht përpjekjen e pa reshtur të autorit qe figurën e Moisiut, ta radhis me figurat e tjera të mëdha të kombit tonë. Autori ka mbledhur krijimtarinë më të zgjedhur shqiptare kushtuar Moisiut dhe prezantuar si tersi dramatike- artistike. Autori Isak Guta, përshëndeti dhe falënderoi  nga zemra LSHAKSH-në qe organizuan promovimin librit të tij për A. Moisiun i cili ja ka kushtuar afër 30 vite të hulumtimit dhe përkushtimit  në studimin e jetës dhe veprës tij.” Nga Moisiu mësova shumë, dhe çdo promovim i një vepre kushtuar Moisiut më dukët sikur ringjallë gjeniun e artit A. Moisiun dhe shtegton nëpër atdhe” tha autori IsakGuta.
Z. Hysni Mirena ftoi në skenë edhe autorin e veprave “Shpirti i shitur”(tregime për të rritur) dhe “Ëndrra e bardhë”(poemth për fëmijë) z.Dibran Demakun,veprat e të cilit i prezantoj poeti  Hasan Qyqalla.” Vepra e z. Dibran Demaku,është komunikatave dhe pa  hiperbolizime të tepruara, shkoqit ngjarjet e një kohe jo fort të largët e të cilës i takonte edhe vet autori, kohe më plot trillime, montime,mashtrime të  cilave nuk ju ka shpëtuar vet autori”. Hasan Qyqalla përshkruan veprën si të rrjedhshme  dhe nën kontrollin e arsyes, vepër qe përshkruan të dy anët e medaljes pa bërë ekzagjerime  as të unit të tij dhe as pa rënë në pesimizmin  utopik të një kohë të palosur. Pastaj z. Qyqalla lexoj një pasazh nga tregimet  e veprës në fjalë qe u duartrokit nga të pranishmit. Pastaj z Qyqalla vazhdoj,”Autori  sikur komunikon urtinë e thellë shpirtërore e socio-psikologjike dhe me mjeshtri i ik shprehjes gazetareske”. Kurse nga shkolla shqipe e Hanoverit, nxënëset Valmira dhe Fatmir Mjeku  si dhe Rina Shasivari me Ilirianë Halitin, interpretuan një fragment nga  poemthi “Ëndrra e bardhë”.
“Vuajtjet dhe përjetimet e popullit janë shkruar në mënyra të ndryshme artistike nga krijuesit tanë dhe rrugëtimi i mundimshëm drejt aspiratave shekullore, Në Romanin “Kthetrat e urrejtjes” autori Jahjah Salihu gjithashtu trajton një temë te dhimbshme të popullit tonë”vazhdoj prezantuesi Hysni Mirena duke ftuar ne skenë autorin Jahjah Salihu dhe prezantuesin e veprës  se tij poetin Shaban Cakolli.
Z.Shaban Cakolli duke prezantuar veprën “Kthetrat e urrejtjes”të autorit Jahjah Salihu tha,”Ne po njohim një autor të një libri me poezi dhe të romanit në fjalë, ne po njohim një shkrimtar dhe një anëtar të ri të LSHAKSH-së”.Pasi foli për biografin e z .Salihu u përqendrua në përmbajtjen e romanit “Kthetrat e Urrejtjes” i cili ka personazhet dhe tematiken shqiptare, ka trevën shqiptare dhe fatin e një devijimi të kohës së sotme. Autori nuk tabuizon sëmundjet shoqërore të kohës siç janë; konsumi i alkoolit, drogës, divorci dhe ë tjera, qe përkundër asaj se populli ynë ka kaluar kalvarin e tragjedive të ndryshme, nuk i shpëton kësaj tragjedie moderne qe po përhapët gjithnjë e më shumë”tha z .Cakolli. z. Cakolli përshkroi  prej fillimit deri në fund fatin e një qelize shoqërore-familje prej nga niset autori i romanit,fatin e personazheve,Agroni, Jana dhe Arjana deri në përfundimin tragjik të kësaj të fundit. Pastaj se si autori degëzon fatin e Arianes me atë të Blertës, për ta pasur si rrugëdalje nga pesimizmi i jetës përfundoj fjalën z Cakolli. Autori u falënderua shumë krijuesve për përgatitjen e promovimit të veprës se tij, kështu qe duke ju përgjigjur pyetjes se mësuesit Ymer Ademi se a është tematika e vërtetë apo e imagjinuar në këtë roman, autori i emocionuar u përgjigj se tematika për fat të  keq është e vërtetë. Emocione pati i gjithë publiku qe ishte prezent. Pastaj u hapen edhe diskutime rreth ngjarjeve të ngjashme tragjike qe rrezikojnë çdo ditë familjet tona. Në radhë erdhi promovimi i përmbledhjes me poezi “Njëqind vjet pritje” e autorit Azem Xhafollit, për të cilin foli shkrimtari Dibran Demaku.
“Vet titulli i librit është një metaforë në veti” thotë z Demaku, Njëqind vjet pritje deri të pavarësia e Kosovës, Kësaj radhe z. Xhafolli, pas përmbledhjes se parë me poezi për fëmijë,tani na vjen me poezi për të rritur dhe krejt me një stil dhe me një formë të veçantë. Përmbledhja ka  katër cikle “Në çdo pëllëmbë të atdheut”,”Maleve u doli Loti”,”Kujtime nga Bllaca”dhe “Ëndrra ime”,cikle këto qe përmbledhin motive të ndryshme; patriotike, perkushtuese, me tematik nga plaga ynë e vjetër e mërgimit si dhe motive dashurie. z. Azem Xhafolli punon profesionin e shenjt të mësuesit  qe afër 30 vite këtu në rrethin e Hanoverit.
Nga diskutime apo edhe ne pyetjet që pasuan rreth përkatësisë etnike në biografinë e Aleksandër Moisiut dhe në disa pyetje të tjera u përgjigj z. Vehbi Musa,i cili përmendi disa emra të personaliteteve të ndryshme të botës qe kishin origjinë shqiptare dhe më në fund edhe disa nga mitologjia greke apo romake qe nuk shpjegohen me asnjë gjuhë tjetër, veç gjuhës shqipe. Majenautikë e gjithë kësaj mbrëmje ishte dalja në skenë e poetit, veprimtarit të shquar Doktorit të shkencave të mjekësisë, Dr. Petrit Mirena. Dr.Petrit Mirena si nikoqir i mbrëmjes shprehi kënaqësinë qe gjendet në mesin e krijuesve ;”Zëmra shkrimtarit është plot dashuri,dhe sado qe të rrish me  shkrimtarët njeriu ndjen vetëm kënaqësi” tha. dr Mirena. Edhe pse gjendemi në mërgim ne duhet të veprojmë dhe siç ka thënë Pjetër Bogdani”Ta kesh një qiri të vogël në dorë, ta zdritësh të voglin dhé”ashtu neve duhet ta kultivojmë kulturën tonë dhe ta respektojmë edhe kulturën gjermane këtu ku po jetojmë. Dr.Mirena lexoj poezinë “Kur mungon Liria” në të dy gjuhët nga përmbledhja me poezi e poetit dhe luftëtarit Hajdin Abazi të përkthyera në gjuhën gjermane nga shkrimtari ynë i njohur Ferdinand Laholli dhe të botuar nga Shoqata studentore Shqiptare “Bashkimi” në Hanover,kryeredaktor i së cilës ishte dr.Mirena. Dr. Mirena lexoj edhe nga përmbledhja e ti për fëmijë;Fëmijët thërrasin lirinë”poezinë “Për ju Fëmijë”. Pastaj Dr Mirena shpërndau  nga dy ekzemplar të “Zgjohu Kosova ime” të poetit Hajdin Abazi të  gjithë krijuesve të pranishëm. Unë personalisht e ndjeva veten shumë të nderuar kur në emër të dhembjeve të përbashkëta me Dr. Petrit Mirenen  dhe vëllain e tij Hysni Mirenen (qe të dy kemi dhënë shumë anëtar  të familjes për lirin Kosovës)mora dy libra nga dora e tij.
Pas promovimeve dhe fjalës se dr,Mirenes në skenë doli recituesja më e re Lejla Salihu(vajza 6vj. e poetit Jahjah Salihu)dhe recitoi vjershën “Mëmëdheu” të            .Pastaj recitoi edhe Arnisë Xhafolli,poezi për pavarësinë e Kosovës. Skenën e zuri grupi i valleve në përbërje të motrave Mjeku dhe vëllait të tyre Fatmirin me dy valle;”Vallja e Kosovës dhe “Vallja e pavarësisë”.Përmbylljen e kësaj ore letrare e bënë këngëtari tanimë i mirënjohur Remzi Avdullahu dhe Mërgim dhe Valmira Mjeku me raportuarin e tyre  me këngë popullore patriotike shqiptare të përcjella edhe me vallëzim nëpër tërë sallën. Përfundimi i kësaj ore letrare do të mbahet mend edhe nga udhëheqja e shkëlqyeshme dhe kompetente të Hysni Mirenes .Pas përfundimit të pranishmit ju lëshuan komunikimit më njëri tjetrin,këmbimin e librave,adresave dhe diskutimeve rreth rrjedhës se përgjithshme te këtij tubimi me karakter kulturor. Nga masa e pranishme me takoj shpesh të dëgjoj se si mërgimtarët tonë kanë nevojë për takime të tilla qe kanë karakter ekskluzivisht kulturorë.
Sh. cakolli, P.Sokoli, Dr.Mirena
Sh. cakolli, P.Sokoli, Dr.Mirena
Dr.Mirena dhe Martin Çuni
Dr.Mirena dhe Martin Çuni
Grupi i valleve, motrat dhe vllau Mjeku
Grupi i valleve, motrat dhe vllau Mjeku
Leila Salihu
Leila Salihu
Publiku
Publiku


(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Dibran Demaku: Kur feston atdheu - Çel lulja nga dheu Burhanedin Xhemaili: Takimet Poetike të Karadakut 11 Mars 2010 Milazim Kadriu: Reportazh nga Bjeshkët e Llapit Arsim Halili: U mbajtën ''Takimet poetike të Karadakut'' në Kumanovë Sokol Demaku: 15 vjet me Shkollën Shipe ”Naim Frasheri” në Oslo të Norvegjisë Xhevat Muqaku: Shtytje në mësim U kremtua dy vjetori i Pavarësisë së Kosovës në Heilbronn të Gjermanisë Jahë Sadrija: Një ditë në Repartin Psikiatrik të Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë Këze (Kozeta) Zylo: Një koncert madhështor me moton “Gratë për Paqe” në Kombet e Bashkuara Asllan Dibrani: U shënua përvjetori i dytë i pavarësisë se Kosovës me një koncert të madh në Shtutgard - Gjermani Vjollca Islami Koliqi: Në Bisingen - Bitighaim, u festua dyvjetori i pavarësis së Kosovës Athina, qyteti ku flitet shqip Muharrem Sfarqa: Dega e LDK-së për Beneluks mbajti Kuvendin zgjedhor Rozi Theohari: Amerika zemërbujare i fali një copë qiell edhe flamurit kosovar Xhevat Muqaku: Portret i mësueses dhe shkollës shqipe në Diasporë Besa Sheqiri: Në Karlshamn - Kremte me rastin 2 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës Asllan Dibrani: Tubim i Lidhjes Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani Engjëll Koliqi: Do e bëjmë lule të hijshme Dardaninë tonë Në Heilborn 28 - Nëntori i kremtua solemnisht Xhevat Muqaku: Kur bukuria dhe pamvarësia festohen së bashku

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx