Udhëpërshkrim
Ramiz Dërmaku: Kultura është shpirti i një populli
E hene, 22.03.2010, 10:56 PM
SHOQATA E GRAVE “ YJET E KOSOVËS “ NGA EMENDINGENI –FREIBURG:
SHEMBULL SE SI DUHET TË ORGANIZOHEN FEMËRAT TONA NË DIASPORË.
KULTURA ËSHTË SHPIRTI I NJË POPULLI.
Nga Ramiz DËRMAKU
Një popull që nuk ka kulturen dhe traditën e vetë nuk mund të mbijetoj,ai është i destinuar për vdekje,kështu na thotë atdhetari Mustaf Shabani. Mërgata jonë që vite te tëra joton largë Adheut, për të mbijetuar shpirti dhe gjeni i saj, ka krijuar; Klubet dhe shoqatat artisitike ku ata takohen, ruajnë dhe zhvillojnë aktivitetet e tyre kulturore, arsimore, humanitare dhe sportive. Emmendingeni është një qytezë e vogël në Gjermani, njeherit është edhe qendër e rrethit. Këtu jetojnë diku 2.000 bashkatdhetar tanë.
Kohë më parë këtu mërgata jonë ishte e organizuar, përmes LDK-ës, e cila e kishte nëndegën e vetë në Freiburg, si dhe funksiononte, Klubit Shqiptarë “ LIRIA“ udhëheqës i së cilit ishte Rasim Krasniqi.
Mirpo, edhe LPK-ja ishte poashtu një asociacion e cila ushtronte veprimtarin e saje në Freiburgë dhe udhëhiqej nga Ismet Bdallaj, (i cili poashtu pas luftës -5-vite udhëhoqi Shoqatën Shqiptare PAVARËSIA; s‘bashku me Bedri Blakqorin. Freiburgu si qytetë unversitarë vite më parë ishte qendra e organizimit të bashkëatdhatarëve tanë në Badenin verior Südbadenit.
Shqiptarët e këtij regjioni kishin edhe radion ne gjuhën Shqipe dhe Gjermane ne fillim te viteve 1990 ate e udhehiqte Xheme Muqaj, e diku ne vitet 1997-99 atë e rikatualizoj Mustafe-Shabani.
Poashtu funkciononete edhe Shkolla shqipe,të cilën e organizonete fillimisht LDK-ja dhe Klubi Shqiptar, e më vonë këtë e organizonete Bashkësia Shqiptare me intelektualin, sociologun dhe atdhetrin Azem Ajvazi. Mërgimtarët e këtij lokaliteti maredhanje shumë të mira kanë me palën gjermane.
Veprimtaria e këtyre shoqatave dhe asociacioneve sikur tani kan pushuar se vepruari tërsishtë, dhe duke parë nevojën e organizimit te shqipëtareve këtu para një viti e gjysme është themeluar Shoqata e grave "Yjet e Kosoves".
Shoqata si e tillë edhe pse nuk ka një kohë të gjatë veprimi ,ajo tani është bërë zeri i shqiptarëve , dhe një urë lidhëse me kulturen Gjermane si dhe me auotritet lokale.
Për nder të festave tona nacionale dhe shtetërore ajo deri më tani ka organizuar një numër të madh aktivitetesh, ku ishin të pranishëm edhe organet lokale gjermane.
Vitin e kaluar u organizua një mbrëmje informative kushtuar Nënës Terezë, ku shoqata dëshmoi profesionalizmin dhe pasionin e vërtetë.
Mysafirët mbetën të befasur dhe të kënaqur me tërë ate që panë atë mbrëmje.
Falë veprimtarise së shoqatës dhe përkushtimit të saj, në Emmendigen dhe rrethin tani funkcionon edhe mësimi plotësues ne shkollën Shqipe.
Mësimi plotësues organizohet në formën zyrtare, ate e përkrahin auotritet e Landit, si dhe Ambasadori i Kosovës Vilson Mirdita.
Motorë i gjithë shoqatës janë grat e mërgimtarëve tanë të organizuara.
Nënë përkujdesjen dhe mbikëqyrjen e grave funksionon grupi i valltarëve dhe shumë veprimtari tjera.
ATo me mjaftë sukëses organizuan një mbrëmje shoqërore titulluar; ti këndojme Marsit.
Ca nga ato ende kan nostalgjin e 8 Marsit, si dhe te tjerat ende preokupohen me Demonstartat 81, te cilat asokohe ishin si studente dhe ishin pjesëmarrëse në ato Deomnstrata.
Andaj ato me 11.03.10 organizuan këtë mbrëmje shoqërore, ku posë femrave nuk mori pjesë askush tjetër në këtë kremte. Aton ë atë mbrëmje ishin të kënaqura dhe të gëzuara që ju dha mundësia që vetë të organiozhen dhe të kremtojnë të lira. Pra thënë shkurtë edhe femra shqipëtare viteve të fundit po marëshon dhe po inkuadrohet me sukëses në radhët e femrave të emancipuara-pra po u bashkohet femrave të europës. Ato ishin të emocionuara dhe të gëzuara tej mase, sepse ishte hera e parë jo vetëm në këtëlokalitet por edhe më gjërë, që femërat shqipëtare në diasporë të formojnë por edhe të veprojnë aktivishtë në shoqatën e tyre. Manifestimi u mbajtë në Jugenzentrum Emmendingen. Ne na mbetët që ti përgëzojmë dhe tu urojmë sukësese edhe ne të ardhmën sepëse at janë ardhmërija jonë kombëtare. Po ju premtojmë se ne të ardhën do ti vizitojmë e bisedojmë dhe të shkruajmë më tepër sepse atë edhe e meritojnë. Për sukëseset dhe rezultatet e kesaj shoqate shkruan e folën edhe shumë gazeta e radio gjermane kupëtohet lokale.