Udhëpërshkrim
Beqir Cikaqi: Epopeja e UÇK-së edhe në Itali
E hene, 22.03.2010, 10:55 PM
Ekipi fitues
Aktivitete të mërgatës në Itali
Ditët: EPOPEJA E UÇK-së edhe në Itali
Nga Beqir Cikaqi
-Fituesi i turneut deri në turneun e ardhshëm e mban (në pronësi të përkohëshme) bustin e Komandantit Legjendar-Adem Jashari.
Ditë ma parë (gjatë vikendit) u organizua Turniri tradicional në futboll të vogël. Ishte ky i Gjashtë me rradhë kushtuar Epopesë së UÇK-së dhe i Dytë kushtuar për Pavarësin e Kosovës. Meqenëse këto dy data janë fare afër në mes veti (17 Shkuriti dhe 5,6 e 7 Marsi)qe dy vite organizohen së bashku- kështu u shpreh z.Besim Begaj, drejtues i “Bar Kosova”, themeluese e këtijë turniri (tashmë tradicional) dhe organizator i turnirit.
Këtë vit , për mungesë tereni Turniri Epopeja e UÇK-së u mbajt pak me vonesë, ndërsa si duket edhe kriza globale që ka përfshi boten në përgjithësi, e sidomos Italin,ka ndikuar edhe te mërgata shqiptare në Itali.Një dukuri e tillë u reflektua edhe në këtë turnir ku numri i ekpeve pjesëmarrëse ishte ma i vogël se zakonisht, e sidmos munguan ekpet nga Bresha,Rovato, Piaçenca, Trieshta, etj.
Turniri u mbajt ne Paestren sportive të Istranës(lokalitet i Trevizos), e cila posedon kushte shumë të mira.Morën pjesë 19 ekipe.Turniri u zhvillua sipas sistemit të eliminimit (me tërheqje shorti). Referuan arbitëra të licensuar vendas të caktuar nga Drejtoria eSportit të Paeses(TV).Numri i shikusëve-vizitorëve ishte mjaft i madh.Në finale u takuan dy ekipe më të mira, ku treguan lojë dhe sidomos sjellje sportive, RINIA e KOSOVËS – RINESA, ku ekpi i të rinjëve(Rinia e Kosovës)doli fitues me rezultat të ngushtë 4:3.Nuk ishte i dobët edhe ekipi INTONGENI, që u radhit e treti i cili me pak fat sportiv ka mundur të jetë edhe finalist.
Më të mirët si ekipe edhe individëve-lojtarëve, organizatorët ndan kupa, medalone dhe një sasi të hollash, tri ekpeve të para, ndërsa portierit, lojtarit dhe golashënuesit më të mirë edhe nga një kupë të veqant. Të drejten e mbajtjes së bustit (për një vit) të Komandantit Legjendar-Adem Jashari, e fitoi ekipi Rinia e Kosovës, si fituese e merituar e këtijë turneu.
Takimi final: Rina e Kosovës - Rinesa 4:3. Arbitër : Mirco Perissinotto.
Ekipet më të mira: 1. Rinia e Kosovës
2. Rinesa
3. Intongeni
Lojtari më i mirë: Sherif Krasniqi (Rinesa), dhe
Golashënuesi më i efikas: Ardian Shijaku (Rinia e Kosovës)
Portieri më i dalluar: Ervin Gjondrekaj (Intongeni).
Ekipi fitues kishte këtë përbërje: Azem Shijaku(p), Petrit Bytyqi, Shpend Imeri, Ardian Shijaku, Astrit Bytyqi, Besim Zogaj, Liridon Bytyqi, dhe Valdet Veseli(c).
Fituesit ne mesin e tifozeve
![]() |
Foto e perbashkt e ekipeve finaliste-para lojes fiale |