Udhëpërshkrim
Izair Samiu: Një vit i sakrificave të shoqatës ‘’Kalaja’’
E marte, 20.04.2010, 09:58 PM
Fotografi nga aktiviteti
NJË VIT I SAKRIFICAVE TË SHOQATËS ‘KALAJA’
Ditën e shtunë në ambientet e Hotel LIRAKUT në Tetovë u festuaj 1 Vjetori i themelimit të shoqatës së Veteranëve dhe Invalidëve të UÇK Kalaja. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm mysafir nga Shqipëria, Kosova dhe Diaspora të cilët u njohën në fillim me aktivitetin e kësaj shoqate.
Nga Izair SAMIU*
U mbush një vit që shoqata “KALAJA” nga themelimi më 2 Prill 2009. Dhe jo pa qëllim jemi themeluar më 2 Prill 2009, sepse po atë ditë Shqipëria jonë u pranua me të drejta të plota anëtare e NATO-s. Pra, sa herë që do festohet dhe kujtohet anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, do të festojmë edhe themelimin e shoqatës Kalaja. Ushtria e Shqipërisë u pranua anëtare një shoqate paqësore, që mbron dhe ruan demokracinë në botë dhe ne ish-ushtarët e UÇK-s themeluam shoqatën tonë paqësore për të mbrojtur dhe ndërtuar demokracinë në Republikën e brishtë të FYROM-it.
Shoqata “KALAJA” është e zyrtarizuar në Gjykatën e Shkupit me numër Amze 6468519. Ajo nuk është shoqatë fantazëm, pa adresë dhe dinjitet. Shoqata jonë ka adresën e saj e cila është e njohur për të gjithë. Për një vit KALAJA ka zhvilluar aktivitete në mbrojtjen e vlerave të luftës së 2001. Ne, kemi reaguar ndaj çdo padrejtësie njerëzore dhe politike që i është bërë dinjiteti kombëtarë, flamurit, gjuhës shqipe. Kemi ngritur zërin për mbrojtjen dhe përkujdesjen e familjeve të dëshmorëve, ish-ushtarëve të UÇK, vlerat të luftës së 2001, etj. Për një viti i kemi rezistuar presioneve policore-shtetërore dhe të partive politike të cilat janë munduar që aktivitetet e shoqatës të dështojnë, të ndalen. Me pak fjalë të zhduket kjo shoqatë e ish-ushtarëve të UÇK. Por çdo tentativë dështojë sepse jemi bijtë e shqiponjës e cila folenë e ndërton në lartësinë më të lartë. Edhe ne folenë tonë e kemi ndërtuar më 14 mars të vitit 2001 në KALANË e Tetovës, atëherë kur krisi pushka e parë në Malësinë e Sharrit. Pra, Shoqata KALAJA është simboli i Kalasë së Tetovës dhe i luftërave që janë zhvilluar në këtë Kështjellë e cila është ndërtuar nga stërgjyshërit tanë Ilirët, atëherë kur nuk kishte kombe të tjera në këtë rajon.
Ky vit i parë i shoqatës sonë ka qenë shumë i vështir, por ne triumfuam dhe realizuam projeket të ndryshme ndër to ia vlen të përmend disa prej tyre si:
Në Harabatin Baba Teqe, anëtarët e shoqatës ‘KALAJA’ ndërtuan dhe vunë përmendoren përkujtimore të figurës së ndritur të Ministrit të Parë të mbrojtjes së Shqipërisë së Pavarur, gjeneral Mehmet Pash Derralla. Duke vënë gurin e kujtimit për këtë burrë të shquar nga Tetova. Pra, me iniciativën dhe kontributin tonë tashmë Mehmet Pash Derralla e ka vendin ku të gjithë shqiptarët do mund të shkojnë të përkulen dhe të venë një buqetë me lule për kontributin kombëtar që ka dhënë.
Kemi qenë mbështetësit dhe pjesëmarrës në organizimet e disa protestave demokratike dhe paqësore në mbrojtje të vlerave tona kombëtare si Flamurit, Gjuhës, Historisë dhe dinjiteti.
Përfaqësuesit e shoqatës kanë marrë pjesë zyrtarisht në disa Akademi përkujtimore të dëshmorëve të luftës së Kosovës dhe të Maqedonisë.
Kemi patur takime zyrtare me përfaqësuesit Diplomatik të Republikës së Shqipërisë, OSBE, të Forume Ndërkombëtare për të Drejtat e njeriut në Botë, etj.
Përfaqësuesit e shoqatës ‘KALAJA’ kanë qenë anëtarët të Këshillit për mbledhjen e nënshkrimeve për lirimin e kryetarit të Vetvendosjes z.Albin Kurti.
Anëtarët e shoqatës kanë dhënë ndihma humanitare të cilat në bashkëpunim edhe me Komunën e Tetovës ua kanë dhuruar familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës së 2001, si për vitin e ri, për Fiter Bajramin etj. Duke treguar solidaritet për këtë kategori e cila jeton në mjerim të plotë.
Shoqata ‘KALAJA’ ndihmoi në realizimin e projektit midis Banjat NËNA NAILE dhe TVKOHËS për të dërguar rreth 20 familjarë të familjeve të dëshmorëve për të pushuar 10 ditë falas në këtë Banjë të njohur.
Shoqata ‘KALAJA’ ka bashkëpunim të ngushtë me disa shoqata kombëtare dhe ndërkombëtare duke nënshkruar dhe Memorandum Bashkëpunimi për aktivitete të përbashkëta si me Lidhjen Demokratike Shqiptare me qendër në Gostivar, me Forumin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut për degën e Maqedonisë etj.
Me rastin e fillimit të luftës së 2001, ne organizuam Akademi përkujtimore PUSHKA E MARSIT 2001, ku i ftuar nderi ishte Ambasadori i Shqipërisë z.Arben ÇEJKU, përfaqësuesit e Komunës së Tetovës, përfaqësues të Lidhjes së Shoqatave shqiptare në Greqi, përfaqësues të Familjes së Mehmet Derrallës, përfaqësues të lartë të UÇKosovës etj.
Më 25-29 mars 2010, nënkryetari i shoqatës z.Rexhep Murseli përfaqësoj shoqatën në Bon të Gjermanisë ku u mbajt Konferenca Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. Në këtë Konferencë ai foli për të drejtat e njeriut dhe shkeljet e saj nga pushteti në Maqedoni duke dorëzuar edhe dosjen e cila përmbante problemet e mohimit të shtetësive në Maqedoni të rreth 100 mijë shqiptarëve, racizmin etnik, problemet e gjuhëve dhe simboleve kombëtare, etj. Të cilat shkelen dhe mohohen në Maqedoni nga etnia sllavomaqedonase.
Këto ishin në pika të shkurtëra aktiviteti i shoqatës sonë KALAJA që ka realizuar në vitin e parë të saj.
Për nder të këtij përvjetori vendosëm të ndajmë Mirënjohje për personalitetet, firma financiare mbështetëse etj. Sepse pa bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre nuk mund të realizoheshin aktivitetet dhe projektet tona.
*Ish-Komandant BACI, sot Kryetar i shoqatës së Veteranëve dhe Invalidëve të UÇK ‘KALAJA’-Tetovë.
1.- Kryetari i Komunës Pro.dr. Sadi Bexheti.
2.- Dr.Astrit Memia, Kryetar i Forumit Imazh dhe Media me qendër në Tiranë
3.- z.Ahmet Mehmeti, Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Studimeve për Çamërinë
4.- Komandant Rustem Berisha
5.- Komandant Xhezair Shaqiri
8.- Komandant Harun Aliu
9.- Prof.Dr.Lisien Bashkurti, Rektor i Universitetit Ndërkombëtar Europian në Strugë
10.-Familja Mehmet Pash Derralla
11.- Familja e Arif Kapetanit
12.- Major Rahim Bekteshi
13.- Juristi Beqir Iseni
MEDIAT
14.- TV “KOHA”
15.- Naser PAJAZITI, agjencia INA dhe gazeta 24 ORË.
16.- TV “ZËRI I ÇEGRANIT”
17.- TV “ALSAT-M”
SHOQATAT
18.- Hajredin Kaza, nga “Lidhja Demokratike Shqiptare”
19.- Idriz Sinani, nga “Forumi Ndërkombëtar i të Drejtave të Njeriut”, Kumanovë
20.- Valon Kurtishi, nga “Illyrikum Libertas”
21.- Etem Xheladini, nga “Lidhja e Arsimtarëve Shqiptare”, Kumanovë-Likovë.
22.- Shoqata Kulturore Artistike “Jahi Hasani”, Çegran.
23.-Bashkësia Lokale Jaxhincë
FIRMAT
24.- EURO GRANIT-Zhelinë
25.- VEZË SHARRI
26.-FERT ATOMIK
![]() |
Foto nga vizita e mysafirëve nga Shqipëria dhe Kosova të shoqëruar nga Izair Samiu-BACI.Duke ju folur për luftën më 14 mars 2009 në Kalanë e Tetovës. (Në qendër të fotos, prof.dr.Lisien Bashkurti, Izair Samiu, Dr.Astrit Memia, Rexhep Murseli etj. |
![]() |
Muftiu i Tetovës, juristi Beqir Iseni, Lisien Bashkurti, Izair Samiu, Astrit Memnia, Ahmet Mehmeti, Idriz Sinani, poshtë Teuta, Priam dhe Arben Llalla. |
![]() |
Komandant Baci u tregon mysafirëve për luftimet më 14-18 mars 2001 në Kalanë e Tetovës. |
![]() |
Etem Xheladi, Teuta Llalla, Idriy Sinani, Gjyle Samiu, Lisine Bashkurti, Izair Samiu, Astrit Memia, Fatos Xhediku. |