Udhëpërshkrim
Halil Gashi: Reportazh nga Fshati Qyshk ku ndodhi masakra e 14 Majit 1999
E marte, 23.03.2010, 10:56 PM
Lapidari i martirëve në Qyshk
Reportazh nga Fshati Qyshk ku ndodhi masakra e 14 Majit 1999
A DO TAMARRIN DENIMIN E MERITUAR AKTERET E KRIMIT
Nga Halil Gashi
Pasi qe mori urrdhërin nga eprori i tijë, njëri nga ekezekutuesit na tha se “Ju ekzekutoi në ëmër të shtetit Serb”.....dhe pasuan rafalet e nga gryka e një pushkomitrolozi në mbi 12 veta që ishim të mberthyer për muri në dhomën e Azem Rexhës në fashtin Qyshk të Pejës. Kështu, e kujton atë ditë të 14 Majit të vitit 1999 të masakres se Qyshkut njëri nga të përjetuarit e këaj masakre Isa Gashi... Në koridorin e shtepisë se Sali Rexhës mbetën të vdekur nga rarfalet e militarve serb edhe tetë bashëfashatar të mijë ,ndersa unë përderisa isha i përkulur më parë më marrë një shkrepsë sipas urredherit vtë ekzekutuesit për ta djegur një përde të dritareve ju kamë shpetuar plumbave ....të vrarët më pas janë djegur në të tri shtepitë ku janë kryer krimet thotë i mbejtuari tjetër i kësaj Masakre Rexhë Kelmendi....
Qyshk 20 mars.
Arrestimi i fundit në Beograd të disave nga akteret e kësaj masakre të Qyshkut të datës 14 Maj të vitit 1999 më qarast u vranë , masakruan dhe u dogjen 47 banor të këtij fshati, si dhe të njejtën ditë ndodhi edhe Masakra e ngjashmë në fshatin përbri aty në Pavlan ,më qrast u vranë edhe maskaruan e dhe 13 banor ë kësaj treve, si dhe masakra e fashtit Zahaq ku poashtu u vranë dhe masakruan edhe 24 shqiptar të tjerë qe do të thotë gjithësejë 84 te vrarë dhe masakruar për nje ditë në kte mjedis . E tera kjo ,ka zgjuar edhe njëherë ndjenjat e thella te dhëmbjes të familjarve të këtyre martirve të cilët më dhëmbje po shpaloin kujtimët e hidhura për ato krime dhe lëmeri që i përjetuan. Ata, të indinjuar thellë nuk besojnë se të arrestuarit do të marrin denimin e merituar . Drejtësia e vonuar edhe nese do të qohet në vënd është drejtësi e zbehur , pohojnë disa nga familjarët e viktimave dhe disa nga ta që mbijteuan ketë masakër.
Fshati Qyshk i komunës se Pejës , gjëndet pak kilometra largë qytetit , aty përbri rrugës se magjistralës Pejë – Prishtinë,. Pas luftë njifët si fshat i tmerrit ku u vranë dhe masakruan 47 veta , ku pjesa më e madhe e këtyre kufomave u dogjen dhe u bënë shkrum e hi , për tu mbuluar gjurmët e krimit. .... Edhe Qyshku i ditëvë të sotit është i zymt, hije rëndë dhe dukët i pezmatuar edhe ajri e jo vetëm njerzit nga dhëmbjet për më të afërmit e tyre, të cilët në mënyrën më barbare u vranë dhe masakuan nga forcat paramilitare e militare serbe , është ky fshat i shumë jetimave ....shumë dhëmbjeve dhe shumë tmerreve të përjetuara. ......
Në pragun e shtepisë takuam njërin nga ata që mbijetuan ketë masakër Rexhë Kelmendin, i cili edhe pas afro njëmbdhjet viteve nuk ka harruar as një detal, edhe pse bëntë përpjekjë të ruaj qetësinë , shpirti i tijë nuk mund të ishte i qetë,. Ai , tha se lajmin për arrestimin e disave nga akteret e asaj masakre e ka marrë si lehtësim në shpirt por nuk beson se drejtësia do të shkoi në vend ... Ai, shpalos rëndë dhe më dhëmbje kujtimet e asaj dite ... Ishte diku ora tetë e mengjesit kur ka filluar maltretimi dhe plaqkija e banorve të këtij fshati nga paramilitarë e militar serb , edhe vatht ju kanë shnduk nga veshi femrave tona , thotë Rexhë Kelemndi, kurse nga ne mashkujt kanë marrë të gjitha parat që kishim . Më pas na kanë ndarë nga gratë dhe fëmijët , mua se bashku më tetë të tjerë familjar dhe të afërm na kanë drejtuar drejtë një shtepisë se Sali Rexhës e cila ishte e pa meremetuar dhe na kanë nguju në një koridor . Pasi që isha i pari në rradhë më kanë gjuajt një shkrepsë për ta marrë dhe më kanë urrdheruar që ta djeg njërën përde në dritare. Kur jamë përkulë ta marrë shkrepsën kanë krisë rrafalët e armëvë jamë shtrirë për tokë dhe për dritare të asj dhome jamë gjuajt jashtë dhe i kam shpetuar vdekjës thotë Rexhë Kelmendi. Edhe sot më dukët që po degjojë krisamt dhe tmerret që përjetova..Të gjithë të vrarët në tri shtepi të fshatit diku 33 apo 34 janë djegë , shumë nga ta as që ka mund ti njohi kush dhe pas dy ditëvë i kemi vorrosë të gjitha viktimat në një gropë aty në fshat, pohon Rexhë Kelmendi. Në mesin e të vrave ka patur edhe mysafir nga fshjtarat Raushiq, Vranoc etj.
Arrestimin e disave nga akteret e kesaj masakre në Beograd dhe Gjykimin që po përgaditët për ta, RexhëKelemendi e quan si jo të drejtë. Ai, thotë se gjykimi duhet të mbahët në Kosovë, ata që kanë berë krime këtu , këtu duhet ë gjykohën thotë Rexha. Ai , si deshmitar i kësaj masakre nuk do të shkoi në Gjykatën e Beogradit për të deshmuar dhe se ai gjykim për te është farsë dhe drejtësia nuk do të kanqët . Po të gjykoheshin na Hagë , atje ku duhet të jenë kriminelet e luftës, do të deshmoja, apo në Kosovë ,por në Beograd kurrë nuk do të shkoi të deshmoi thotë Rexha.
Isa Gashi i mbijetuari i kësaj masakre në grupin tjetër prej 12 vetave në shtepinë e Azem Rexhës , kujton 14 Majin e kobshëm kur siq thotë Ai , na ndanë nga familjët ne mashkujve dhe atë në tre grupe . Tërë kohën më kanë sharë më fjalët më të poshtra në veqanti mua dhe Agim Qekun i cili ishtë komandant i UÇK/së /Babain e axhën e tijë e kanë vraë dhe masakruar të njetën ditë / kujton më dhëmbje atë ditë të masakres Isaja.Të gjithë kanë hyrë para meje në dhomë unë kamë hyrë i mbrami, ju kam afru vllait dhe u bëra gadi të vdes se bashku më te Na kanë mbeshteë për muri dhe më pas na kanë thënë të kthehmi më ftyrë nga muri ngase do të ishte më “lehtë” sipas tyre që të përballemi më vdekjën . Të gjithë kemi refuzuar ta bejmë atë dhe kemi qëndruar përballë armëve të tyre. Ekzekutorët pritnin urdhërin e eprorit të tyre për ekzekutim e ata ishin Sreçko Popoviq, Sllavisha Kastratoviq , Ilija Dashiq dhe Darko Kollashinac keta te tre nga fshati Gorazhdevc . Pasi që morën urrdhërin nga Sreçko Popoviq, njeri na ekzekutoret na tha “ Strelam vas u ime drzhave serbije “ Ju ekzekutoj në ëmër të shtetit të serbisë dhe Mitorlozi i ri filloi të vjelli zjarrë mbi neve, kujton ato qate Isa Gashi, Nga plumbi që më përshkoi kofshën jamë rrezuar ,vazhdon rrefimin e tijë Isa dhe shton se ata kanë dalë jasht dhe ia kanë vuar jarin shtepisë . I plagosur rëndë kisha dy allternativa të digjem i gjallë apo të hudhëm nga dritarja, u përcaktova për tu hudhë dhe shpetova nga flakët, pas shtatë orëve më kanë gjetë familjarët në një livadh ku kisha arrijtë të dal zhagas rrefën Isa Gashi . Nderkaq, i vllai i tijë Sadiku i cili për fat nuk ishte në mesin e të arrestuarve thotë se pas dy orve ka takuar Zoran Jashoviqin në fshatin e tijë më revole në dorë i cili sipas Sadikut ka marrë pjesë na maskren e më parshme , por kishte arrdhë që te ekzekutoi ndonje te plagosur të shpetuar . Vlezërit Gashi kujtojnë edhe vrasjet e e të tjerve të familjës Lushi , ku veqojnë vrasjën e Qaush Lushit të cilit i kishin thënë se po që sa na jap parat që ke do ta kursejm djalin, ai duke shkuar me ta më marrë paratë ata ia kishin vrarë djalin e më pas edhe atë.jane vrarë dhe tetë të jerë të Lushajve ....Janë këto tmerre që nuk ka drejtësi që mund ti qojë në vënd e lere më ta bejnë ketë gjykatat e Beogradit thotë Isa Gashi . Ai nuk beson në drejtësinë e serbisë e as që do të shkoi si deshmitar në Beograd . Ata duhet të denohën këtu në Pejë , këtu ku ka ndodhë krimi. Kriminelet duhët të kthehën e të gjykohën ne vëndin e krimit thotë Isa Gashi. A ka mizori më të madhe se ta pyesish nënën e djalit qka po zien ety , ajo i thotë se po ziej fasulë , kurse paramilitari thotë “ pritë pak se do ta bi edhe mishin ngase do ta coptoi djalin”.... kujton rrefimin e një nëne që përjetoi ketë masker , Sadik Gashi.....Ketë mund të thojnë vetëm kanibalet thotë Ai...
Fetije Gashi të cilën atë ditë se bashku më nenen dhe motra dhe familjarët tjerë e ndanë nga Babai dhe axha , ajo si pa më kurrë të gjallë , sot më lotë dhe dhëmbje kujton 14 Majin e vitit 1999. Ajo, thotë se na kanë dergu neve familjarët tjerë me traktor deri të fabrika e baterive kinse po na deportojnë për Shqipëri apo Mal të Zi,por kjo ishte vetëm mashtrim për të mos qenë deshmitar të masakrve që benë ata ndaj burrave të ketij fshati. Kur u kthyem ndiem eren e rende të shkrumit të kuformave të djegura , më dukëj se jamë kthyer ne ferr e jo në fshatin e lindjës , kujton Fetija ketë ditë të tmerrit......
Naim Lushi , luftetar i orve te para të UÇK-se të cilit në kte masakër ju vranë babai dhe katër xhaxhallarë se bashku më katër djemt e tyre gjithsej nëntë të ksaj familje , arrestimin e disave nga akteret e kësaj vepre dhe gjykimin e tyre e konsideron si “Ironizim i fatit të viktimave”.Të mbahet një gjykim i tille , një farsë e të mos denohet kreatori i krimeve Serbia , është e pa kuptimt për drejtësin thotë Naim Lushi dhe shton se në Integrimet Europiane Serbia si kreaore e krimit po shpreblehet si ishte rasti i liberalizimit vizave thotë Ai, kurse Viktimat si Kosova dhe Bosnja po denohën dhe viktimizohën srish në kohët e sotit
Ai, është i mëndimit që jo vetëm të mbijteuarit e kësaj masakre , por të gjithë ata që kanë njohuri për ketë masakër dhe për ata që i kanë krye këto krime ishte dashtë të deshmojnë kudo e pse jo edhe ne beograd , për të njohur të gjithë botën demokratike më krimet e bera dhe llahtarin e masakrave në Kosovë.........
Dhe fshati qyshk , banorët e e tijë vazhdojnë të jetojnë me dhëmbjen e krimit akoma të pa gjykuar, më një shpresë të heshtur se kriminelet do të gjykohën nese jo nga drejtësia atëherë nga zoti gjithësesi...