E merkure, 30.04.2025, 12:56 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Halil Gashi: Atje ku skifteret ngrisin foletë , ku më lahutë i këndohej jetës dhe vdekjës

E marte, 06.04.2010, 09:58 PM


 

 

Reportazh  nga Rugova në një ditë të janarit         

 

Atje ku skifteret ngrisin foletë , ku më lahutë  i këndohej jetës dhe vdekjës 

 

Nga Halil Gashi

 

Rruga dredharake që shtrihet pergjatë Lumit të barrdhë  i cili këto ditë dukët më i rrembyshëm e  nga njëhërë egersohët deri  në terbim, thua se kështu shpreh zëmrimin se atje ku buron në  thellsi të Alpeve shqiptare, në ato bjeshkë të Rugovës, ku më parë 14 fshatra të sajë ishin përplotë jetë , përplotë malësor , atëherë kur dimërat dijshin të ishin shumë të egër, por përballohëshin më blegrima delesh , e qëngjash ,më këngë baritore dhe nën tinguj të lahutës, ku  u këndohej trimave të atyre kreshtave që e  kishin mbrojtë  më shekuj nga cuba të Shekullarit dhe Cetinës. Aty nuk bie më fyelli i bariut. Aty ka  pushuar Loja shkekas, hudhja e gurapeshit, loja guxhas,kanë mbetur vetëm si një kujtesë e një kohë të perënduar.

Nderkaq , tani atje qetësinë e prishin ulurima ujqish  të uritur ,apo ndonjë klithmë shqiponje e cila do të ju  përkujtoi kalimtarve të rrallë se këtu ngrisin foletë skifteret dhe shqiponjat se edhe kjo është tokë arbëri.

 

Eshtë ky misteri i bukurive të Grykës së Rugovës. Nga shkëmbinjtë uji rrjedh furishëm. E nga të çarat e tyre rrjedhat bëhen bashkë. Krijojnë ujëvara të papërsëritshme që atyre u japin bukuri përrallore. Edhe gurgullimat e tyre sikur thyejnë heshtjen.. Në dimër në Rugovë nuk ka gjallëri. Madje as gjurmë bishash nuk takohen. I kanë vrarë. I vrasin çdo ditë gjahtarët jashtëligjshëm. Edhe fauna dikur shumë e  pasur është në rrezik të zhbërjes, ndërsa ish-banorët e 14 fshatrave Rugovase kanë ikur nga “jeta prej guri”.  Dhe kështu Rugova dimrit i ngjan një visi të braktisur edhe nga Zoti.

Vetëm në Drelaj dhe Shtupeq të Madh, aty-këtu, dimrit shihen oxhaqe që nxjerrin shtëllunga tymi. Nuk janë më shumë se njëzetë familje që ende ruajnë atë pak jetë në këtë vis malor. E ato njëzetë familje i rezistojnë jetës së gurit. Fëmijët e tyre, gjithsej shtatëmbëdhjetë, zbresin një nga një shpateve të thepisura deri në rrugën e asfaltuar Pejë-Kuqishtë. Presin në të ftohtë, të përcjellë nga prindërit e tyre, një kombibus për të hipur në të që bashkë me mësuesit e tyre, të gjithë nga qyteti, të shkojnë në shkollë e të nisin edhe një ditë të re mësimi. Vetëm në Drelaj ende funksionon shkolla fillore “Përparimi”.Keta fëmijë ëndrrojnë që se shpejti edhe ata do të mabrojnë këtu mësimet ku i patën përfunduar shumë intelektual që dolën nga këto banka dhe se do të vazdojnë rrugëtimet e tyre drejtë horizonteve të rëja të diturisë ashtu si edhe pararëndësit e tyre. Këtu mësimet i kishin vijuar edhe Azem Shkreli dhe  i vllai Ademi , nga atje vinte edhe gjyshi i Presidentit te parë të Kosovës dhe lideri i levizjës demokratike për Kosovën shtet te pavarur dr. Ibrahim Rugova,  fillët e diturisë i kishte filluar këtu  edhe rektori i tanishëm i Univerzitetit të Kosovës Mujë Rugova, edhe në fushën e Artit Skenik , dikah nga këto shkrepa vie edhe Qun Lajqi dhe shumë e shumë Intelektual të tjerë të fushave të ndryshme të diturive .

 

Çdo mëngjes një furgon përshkon rrugën deri në fshatin Drelaj. Kur bora mërdhinë  dhe akulli vështirëson qarkullimin . Arjeta është vetëm njëra nga nxënëset e kësaj shkolle të madhe, por me pak nxënës. “Kemi mbetur të vetmuar. Edhe mësimi është i ftohtë”, shprehet ajo. Në anën tjetër drejtori i shkollës.... qahet për mungesë nxënësish. “Për pak kohë edhe shkolla jonë do ta ketë fatin e shkollave të tjera të Rugovës”, thotë .... i bindur drejtori ...se të mbeturit lart një ditë do të zbresin poshtë

Një makinë tjetër në mesditën e fundjavës së dytë    Janarit prish qetësinë mbi fshatin Drelaj. Turistë të stinës së ftohtë, ndërkombëtarë, ngasin me kujdes. Edhe  disa kilometra deri

  “ Te Mullini”.

 

Pronar I ketij  Restauranti  është Rexhep Shala. Është mbi të shtatëdhjetat. Dikur ishte blegtor i njohur. Ai. Tani pret e përcjell mysafirët e rrallë të stinës së ftohtë. Në qytet zbret shumë rrallë. Mullirin e tij, ndër më të moçmit në Rugovë, e ka shndërruar në restorant. “Dikur këtu bluhej mielli jo vetëm për banorët e 14 fshatrave të Rugovës. Këtu bluanin edhe Plavë e Guci.”, rrëfen plaku Rexhep Shala, rugovasi gastronom, që thotë se jetën e ka “të lidhur për gurë”, prandaj motiv kryesor të jetës në Rugovë thotë se e ka vendlindjen e jo afarizmin. Tregon se djemtë i kanë ikur në Perëndim dhe kanë investuar që ish-mulliri i tyre tash të destinohet për afarizëm turistik. Si para shumë vitesh, kur Shala ishte bërë burrë, edhe tashti vesh  kostume tradicionale. Mban mustaqe “krah më krah”, ndërsa në kokën e thinjur tërësisht ndrit qeleshja e bardhë. Në raste të veçanta e mbështjellë me “qefinin” tipik që rugovasit mbanin në kokë në frikë nga vdekja. Tashti me profesion të ri beson se një rend institucional në turizmin vendlindjen e tij bosh do ta bënte atraktive jo vetëm për ish-banorët e saj të dikurshëm por edhe për ndërkombëtarët.

 

             Heshtjen në këto kreshta keto ditë e “ prishin” edhe shumë dashnmirë të sporteve të barrdha, ata në veqanti ditëvë të vikendit ia mësyjnë shtigjeve të skijimit në Boke dhe terrene të tjera skijimi, për tu knaqur deri në maksimum më bukurit që këto mjedise ua mundësojnë , Këtu vite më parë nga”  Rudi Group”u hap fshati I parë Olimpik si zanafillë për një fshat të turizmit alpik në kte mjedis ,përurimin e të cilit e patë berë ministri Bujar Dugolli dhe funksionar të lartë të Qeverisë se atëhershme.Atëbotë , që premtuar ndertimi, respektivish asfaltimi I rrugës  Kuqishtë Boke në gjatësi prej 6 kilometrash, por akoma nuk është realizuar edhe përkundër zotimeve të forta  edhe të Qeverisë Thaqi. Nderkq, Kuvëndi I komunës se Pejës ka vëndosu të hartoi Planin rregulative për ketë pikë turistike këtu në këto Alpe shqiptare në Rugovë, në mënyrë që të  krijohët një mjedis urban I turizmit Kosovar .

 

 Tash kur fshatrat e  Rugoves mbulohet nga një veladon heshtjeje, ku jeta është e vrarë nga braktisja e përnjëhershme, megjithatë  shumë nga to shtohen me ish-banorët e vet të dikurshëm,por vetëm pasi të kenë vdekur.  Në shumë nga keto fshatra rritet numri i popullatës me të vdekur. Gati të gjithë rugovasit e rënë në rrafsh lënë amanetin e tyre që eshtrat e tyre të prehën aty përbri baballarve të tyre në këto kreshta malësh , kështu ata  e popullojnë ish-vendlindjen, Rugovën, me trupat e pajetë. Me varret e tyre vdekja rëndon edhe më shumë Rugovën.

 

Ndërkaq, të zbriturit poshtë në kërkim të një jete më të mirë ende organizojnë jetën midis fisesh e bajrqesh. Të shpërndarë gjithandej fushës së Pejës rugovasit respektojnë fisin dhe bajrakun. Ukë Bajraktari, pasardhës i Kadri dhe Hysen Bajrit, që kishin fituar bajrakun e 6 fiseve të Rugovës në luftën e largët të Nokshiqit në mbrojtje të Plavës e Gucisë edhe sot është autoriteti i pleqërisë së shkrepave të Rugovës. Dhe në gjithë këtë rrëfim për jetën që po vdes dhe numrin e banorëve që po shtohet në Rugovën e Pejës me të vdekurit që lënë amanetin e fjalës me peshë guri lart, peizazhet ndër më të bukurat në Ballkan të mbetura jashtë përkujdesjes institucionale po zhduken. Rugova vetëm me të vdekurit në varret e 14 fshatrave po merr trajtë tjetër. Betoni dhe turizmi i egër po prishin këtë rezervuar jete e pasurie të Republikës së Kosovës. 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx