Udhëpërshkrim
Halil Gashi: Zejtarët Pejanë dhe qyteti i tyre rrënzë Alpeve shqiptare
E enjte, 25.03.2010, 10:57 PM
Zejtarët Pejanë dhe qyteti i tyre rrënzë Alpeve shqiptare
ZEJET QË PO SHUHËN
Shkruan: Halil Gashi
Zejtarët Pejanë dhe qyteti i tyre rrënzë Alpeve shqiptare gëzonte nder shekuj namin e madh për zejet që ata ushtronin. Punimet e tyre të filigranit , ishin arti më I spiaktur i shkrirë në stolitë më të bukura të shumë princeshave të atyre kohërave, art i shkrirë dhe i derdhur në zbukurimin e armëve të shumë trimave, në shpatat dhe jataganat e tyre, në parzmorët e tyre, në unazat e gishtrinjëvë të bukurosheve të këtij nenqielli,shumë stolive te tejra dhe qibukëve të cigareve . Ishin pra filigranet pejanë artistë të shumë kryeveprave të punuara nga ari dhe argjendi që kan kaluar jo vetëm qarqet eRajonit por edhe ato të shtrirjes se kombit .Këta përpos qytetit të tyre të dashur u shtrinë dhe janë edhe sot të shtrirë gjithëandej brigjeve të Adriatikut që nga Ulqini e deri të Izola në Slloveni pikrisht gjithëandej kah dikur ishin Iliret e shtrire.
Peja kishte dikur në Qarshinë gjatë dhjetra dyqane Filigranësh , sermaxhi ju thonte populli, ata shkrinin argjendin dhe si më gjergjef qëndisnin tërë artin e këtij nenqielli. Sot aty është vetëm një sosh , është dyqani I Rafael Qiflakut, familjës në zë Pejane që sot mbanë dyqane të filigranve dhe në Dubrovnik dhe disa qytete të asaj ish Federate Jugosllave . Rafalei thotë se Ai është brezi I katërt I familjës që vazhdon të ushtroi ketë zeje . E dua shumë ketë zeje dhe është mëkat që tani më nuk po merren të tjerët si më parë me këtë zeje . Është kjo art thotë Ai , perkujton se jo vetëm nga Kosova por edhe nga bota përendimore , porositëshin punime argjendi tëkë Filigranët Pejanë . Duke na treguar një llampinion të shtrënjtë argjendi na përkujton figurat e gjarpërit dhe harrdhisë që dredhonin në kte llampion , thotë se gjyshi I tijë I ka thenë se gjarpëri dhe harrdhia janë simbole tona të lashta Ilire dhe ato përmes kësaj zeje janë bartur nder shekuj edhe sot në punime filigranësh.Peja ka patur filigran përpos familjes Qiflaku edhe nga familjet Gaspri, Gashi dhe familje të tera . Nderkaq, Luz Gaspri I cili kohëpas kohe punon më Rafaelin thotë se Filigranët, dhe artarët e Pejës ishin krenari e zejtarisë Pejane Zejet janë artë dhe pikrishtë peja kishte aristë të mdhenjë të zejeve nga të cilat mjerisht sot më nuk egzistojnë. Për kouriozitet ai kujton punimin e këmbanave të cilat dikur I prodhonte pikrisht familja e tijë.
Rafaeli thotë se ketë zeje ia ka mësuar edhe birit të tijë dhe deshiron që se bashku më familjën e gjerë Qiflaku gjithandej brigjeve të Adriatikut por edhe në Europë të vazhdohet tradita e tyre qindra vjeqare . Ai më dhembje kujton plaqkitjën që I është breë kësaj familje gjatë luftës se fundit qoftë në stoli të vlerave kapitale , qoftë në pajim edhe teknologji e cila tani më vështzirë se mund të gjendet.
Pikrisht këtu në Pejë jo moti qepeshin Gunat , Tirqit, Japonxhat, Herrkat , Xhamadanat dhe komplete rrobash nga zhguni. Peja kishte shumë zhgunaxhi , mjeshter qepjesh të rrobave nga zhguni. Ata zbarrdhnin qarshinë më këto rroba , dredhnin nga disa fije gajtani të zi në tirqit dhe gjamadanat e barrdhë prej zhguni, përgaditnin paja nusesh e rroba dhëndurrësh. Ata mbajtën gjallë nën shekuj tërë atë koloritin që shqiptarët i dallonin nga të tjerët më fisnikrinë e tyre të shprehur edhe nga kjo veshje karakteristike ndër shekuj që edhe sot të zgjon ndjenjën e u burrërisë dhe trimërisë nder shekuj të këtyre trevave.
Peja kishte pesë dyqane zhgunagjish , ishin pësë zhgunagjijtë e njohur; Bajram Malësori, Azem Këlmendi, Mon Popovci,Bajram Vokshi, Dakë Devolli, të cilët më nuk jan në kte botë ,pohon Islam Kajtazi , ai i cili hapat e parë në zejën e rrobaqepsit i beri pranë xhaxhait të tijë Azem Kelmendit, njërit nga mjeshtrit më nam të zhgunit, ku këto rroba zhguni i qepnin jo vetëm banorët e këtij Rajoni por nga mbarë Kosova dhe diaspora e në veqanti nga Amerika e largët , pohon Isalm Kajtazi i cili më shumë se 55 vite po e ushtron zejen e rrobaqepsit. U rrita në Qarrshi, 19 vjeqar e hapa dyqanin tim të pavarur dhe ia pava hajrin ngase mbajta familjen dhe shkollova femijet pohon Ai dhe shton më dhëmbje se tani më kte profesion se ushtron askush.Nisur nga nevojat që u parashtruan pas luftës më shtyn kerkesat e shumta që edhe unë të merrem me qepjen e kësaj veshje nga zhguni. E bëra ketë për veshjen e „Ansamblit Autokton të Folklorit Rugova“ për disa shoqëri kulturo artistike nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria.E bëra ketë nga dashuria që më kishte hyrë në zemër që në moshën më të re ku mësova pranë xhaxhait tim hapat e parë të rrobaqepsise. Ai ,thotë se më nuk mundet të punoi këto veshje dhe se askush nga të rinjët nuk ka intersim për të ushtruar ketë zeje. Eshtë e dhembshme thotë Islami .....ishte dashtë që komuna të mëndoi të hapi disa klasa në shkolla të mesme ku do të ushtroheshin disa nga zejet që po vdesin si kjo për të cilën po flasim . Siguroi se nga keto zeje mund të jetohet , në eqanti nese kemi synim zhvillimin e Turizmit, vlerson Islam Kajtazi.
Peja u rritë bashkë me zejet e sajë :
Zejët dhe zejtarët Pejanë janë të lashtë aq sa edhe vetë qytet I pPejës,I cili pati zanafillën e vetë me zeje dhe u rritë se bashku më zejtarinë e vetë,pohon, Nxhdet Belegu I cili punonte Qafëza Kuajësh, zeje kjo tani në zhdukje . Ai, per gazeten Kosova Sot prezentoi disa të dhëna të zejve dhe zejtarve të Pejës, ku siq tha tani më pothuaj se nuk egzistojnë. Sa për ilustrim ceku se në Qarshinë e gjatë disa dekada më parë kishe 52 dyqane saraqësh,12 dyqane zhgunaxhishë,8 dyqane qeleshegjishë, 6 dyqane kujunxhishë, 5 dyqane rrobaqepsish ,2 dyqane llastragjishë, dy furra bukpjeksish etj. Nga të gjitha keto dyqane, më nuk mund të gjesh pohuaj as një .
Keto zeje të qarshisë pejane , janë para shuarjës apo të shuara. Ai, më kte rast ceku edhe artizanatet e shumta që ushtroheshin si qylymat, sexhadet, qendisjet dhe thurjet e ndryshme që punoheshin nga femrat Pejane, të cilat tani më nuk egzistojnë fare. Pra zejtaria dhe artzanatet Pejane janë varfruar aq shumë , sa që duhët të na brengosin maksimalisht neve si zejtar, por edhe strukturat e pushtetit lokal thot Belegu , dhe shotn se nese Peja pretendon të behet qytet I Turizmit Kosovar, duhët seriozisht të mëndojnë strukturat e këtij qyteti për të ndihmuar keto zeje Pejane që janë në prag të shuarjes, si dhe të ringjalli ato përmes formave lehtësuese dhe politikave kreditore dhe tatimore.Këto zeje,dikur ishin atraksion për vizitorë të huaj të clët nga ky mjedis me vehte bartnin një identete te kej nenqielli u tha në kte takim
Peja kishte dikur edhe shumë mbathtarë, sot ka vetëm një dyqan mbathtarësh, Peja kishte shumë dyqane kazangjishë dhe përpunuesish të enve të bakrit , ku edhe i kallaisnin këto enë , edhe kjo zeje nuk egzistonë më .Peja kishte edhe dyqane nallonash të drurit, sot nuk i punon askush, Peja kishte shumë Saraq, që prodhonin të mbathura të ndryshme , kishte edhe këpuctar por sot nuk janë më asë sraqet e as këpuctarët.Peja dikur kishte disa Plisagjijë,të cilët puonin më dashuri kte simbol të shqiptarve që bartëj më krenari dhe u rezistoi nder shekuj të gjitha furtunave .
A do të ngelin Plisat vetëm në muze
Nga shtatë dyqane Plisash të barrdhe, sotë vetëm Afrim Lata , aty në fund të qarshisë se gjatë ka një dyqan të vogël ku ushtron zejen e tijë të Plisagjiut.Ai , që 35 vite e ushtron ketë zeje të rashiguar nga babai i tijë . Plisi është simboli, është vetë jeta dhe identiteti i shqiptarit , është psa më fsnike e veshjës tonë thotë Afrim Lata i cili disi po mbijeton më kte zeje , por që plisat e tijë i dergon edhe në tregje të qytetve tjera gjithandej Kosovës.Aty, ishte Muhamet Gacaferi, i cili kishte arrdhur të blei edhe plis të barrdhë , është njeri nga të rrallët që Plisin e barrdhe e banë që më shumë se 70 vite. Ai, deshiron të besoi se do kthehet koha kur ky simbol i yni kombetar të bahet më shumë se sot.Afrimi thotë se mjerisht edhe zejen e tijë nuk deshiron askush ta vazhdoi, frikohëm se një ditë plisat do të ngelin vetëm në muze.
Peja dikur me “ Rrugën e farkatarve“ , sot ka vetëm pësë dyqane farkataresh.
Gëzim Muriqi , mbanë familjën e tijë 12 anëtarshe nga puna e tijë prej farkatari, zeje kjo të cilën e ushtron që 45 vite. Nderkaq, Ai ,edhe gjashtë breza të kësaj familje para tijë janë marrë me zejën e farkatarit thotë Gezimi.Eshtë zeje e rëndë dhe në tani merremi më riparime të ndryshme por edhe nga kjo zeje akoma mund tëjetohët. Gjithënji e më pak ka interesim për të nga të rinjët pohon Ai. Dikur peja kishte Rrugën e farkatarve më shumë dyqane të kësaj zeje sot ka nga ne thot Ai.
Dy rrobaqepësit më të vjetër mbi 60 vite me gjilpërë dhe gërsherë në duar
Aty në një kënd të Qarshisë se Pejës në dyqanin e tijë takuam axhën Abedin Pllunci i cili që më shumë se 60 vite ushtron Profesionin e tijë prej rrobaqepsi.Atë ditë aty ishte edhe shokui tijë ndër mote rrobaqepësi Ali Nushi i cili poashtu mbi 60 vitë ka ushtruar profesinin errobaqepsit. Më gjlpërë, gërshëre dhe makinën e qepjes, nrita dhe mbajta familjën , shkollova fëmijët dhe sot mëafro tetë dekada akoma e punoj ketë zejë tani më shumë nga dashuria për kte profesion thotë Abedin Pllunci. Ai, më mallë kujton kohërat e hershme tëQarshisë se Pejës të zejtarve të sajë , a se akoma i tingllonë ne vesh ajo kënga qyterae Pejanë „ Në qarshi të vogël në një dugajë , aty rrinin tre Pejanë , prejshin rroba më gershenë.....“Xha Ali Nushi thotë se mbanë mënd kur kjo qarshi u dogj e tëra një herë në vitin 1943 dhe herën e dytë nga kriminelet serb 1999, por ketë vënd të bekuar , ketëmagje dhe hambar të popullatës se këtij qyteti askush nuk mund ta zhbej, ky është vënd i shenjtë eshtë mekë e jona pohojnë shuëm nga zejtarët e Pejës .
Dikur mjeshtër nallonash prej druri , tani mbaroi bishta sakicash dhe ......
Të iliriana , kështu quhët një pjesë e qarshisë se Pejës, aty në një kënd të sajë gjëndet dyqani i vogël i zdrukthtarise i Hysen Morinës ku më parë punoheshin nallonet prej druri, por tani ato më nuk i do askush thotë Hysni i cili që afro 30 vite meret më kte zeje. Tani , mbaroi bishta të sopatave , dhe veglave tjera bujqësore thote Ai.Aty gjëndej edhe xhaxhai i tijë zejtari vjetër Tefik Morina i cili nga nostalgjia për Qarshinë Pejane del po qdo ditë ketu nga disa orë sa për të kujtuar edhe rininë e tijë . Ai, thotë se ne ishim të vetmit që mbaronim nallone druri dhe për 60 vite u mora më kte zeje, mbajtëm familjët tona disa breza nga kjo zeje, shkolluam femijtë , martuam dejmt dhe vajzat , dhe bënëm darsma të medha nga kejo zeje kujton disi më mallengjim Xha Tefiku.
Peja Më nuk ka Tabaket e sajë
Peja dikur kishte shumë përpunues lëkurash të quajtur Tabakë ishte edhe lagja e qujtur e Taphanave , aty ku ishin të vëndosur të ashtuquajturit Dallapët e Taphaneve, pikrisht ku sot është e vëndosur një nga thertorët e qytetit. Sot kjo zeje në Pejë nuk egiston farë
Ismet Shala , kryetar i shoqates se zejtarve Pejanë vlerson pozitivisht punën e deri tashme të zejtarve Pejanë edhe përkundër halleve dhe brengave të shumta që kanë në veqanti në rinderimin e Qarshisë se vjetër e cila që plaqkitë, djegë e shkatrruar nga njesitet militare e paramlitare serbe. Ai, vlersoi angazhimet e pushtetit lokal, por siq tha, ka patur hapsirë për një angazhim shumë më të madh si dhe për gjetjen e donatorve të mundshem në rindertmimin e sajë, ngase zejatrët Pejanë kanë ndhmuar para dhe gjatë luftës të gjitha strukturat e pushtetit paralel shqiptar , arsmin , shendsinë dhe nevojtarë e shumtë. Pikrisht, këta zejtar në moment më të rënda ju gjetën pranë qytetarve të tyre,por ndihmuan fuqishëm edhe luftën.
Dhe krejtë ne fund , një mbrëmjë bukur vonë kaloja aty nga dyqni i Axhës Abedin , dhe nga jashtë degjohej zhurma e makinës qepse dhe mallengjyeshëm zëri i dikuj brënda duke kënduar këngën e njohur të zejtarve pejanë .....
Në qarshi të vogël një dugajë , aty rrinin dy Pejan , prejshin zhguna më gërshanë , qepshin tesha më gjylpanë ...
........këngë kjo që akoma këndohët më mallengjim nga disa zejtar të vjetër.të Pejës....