Udhëpërshkrim
Sokol Demaku: ''Na ishte një kohë...''
E merkure, 07.04.2010, 09:39 PM
”NA ISHTE NJË KOHË…”
Nga Sokol Demaku
Êshtë kënaqësi të jesh në mesin e miqëve të cilët adhurojnë dhe kultivojnë gjuhën shqipe, traditën edhe kulturën shqiptare sikur edhe ata të jenë shqiptar. E ndjejm edhe ne thonë anëtaret e redaksisë shqipe të Radio Bullgarisë se edhe ne jemi pjesë e popullit shiqptar edhe pse nuk jemi shqiptare por kemi virtytet dhe gjuhën shqipe, e cila na jep virtytet shqiptare, e kultvojmë ate dhe e pasurojmë të folmen tonë për cdo ditë. Ne jemi kudo që flitet shqip, zëri yn është në cdo vatër aty ku f litet dhe shkruhet shqip pa marrë parasysh kufijt, pa marrë parasysh vendin se ku shqiptarët jetojnë, ne jemi aty me zërin tonë dhe infromacionet tona për Shqipërin dhe për shqiptaret në përgjithësi e tani edhe për Kosovën shtet. Zëri ynë është në qiellin ballkanik, është ay ku duhet të jetë me informacione për shqiptarët, shqipërinë, kosovën dhe kosovarët por edhe për trojet tjera shqiptare si dhe shqiptaret në botë. Ne jemi të lumtur qe kemi një bashkepunim me shqiptaret si në Shqipëri ashtu edhe ne diasporë. Kështu thonë punëtoret e redaksisë shqipe të Radio Bullgarisë me qendër në Sofje.
Ne ishim në vizitë në këtë redaksi dhe së shpejti do u sjellim një reporatzhe me të gjerë nga biseda me disa nga ata të cilët e sajojnë këtë program në shqip në këtë redaksi.Historia e kësaj radio fillon kështu:
”Na ishte një kohë …”
Përrallat fillojnë gjithnjë me fjalët “Na ishte një kohë…”, ndërsa para më se 30 vjetësh përralla jonë filloi me urimin “…Do të vijë një kohë kur Ballkani do të jetë territor pa kufi, por deri atëherë le të udhëtojmë në valët e Radio Bullgarisë.”
Tani që po i afrohemi përherë e më shumë kësaj ëndrre, ju japim edhe një mundësi tjetër komunikimi – është faqja e RB në Internet.
Përmes valëve të Radio Bullgarisë dhe Faqes së Radios Kombëtare Bullgare në Internet ju informoheni për zhvillimet në Bullgari, në Ballkan e në botë.
Duke ndjekur programet tona në Radio dhe në Internet, ju sikur vini vetë në Bullgari, hyni si miq në familjet bullgare, përjetoni me to gëzime dhe hidhërime, vizitoni qendra turistike, objekte historike, njiheni me jetën e bullgarëve, shijoni magjinë e artit muzikor bullgar dhe gjeni mjaft tipare të përbashkëta. Dhe kur ndonjë ditë do të vini në Bullgari do t’ju duket sikur keni qenë edhe më parë këtu, njerëzit që do të takoni rrugës do të jenë miqtë tuaj dhe vetë do të ndjeheni si në shtëpinë tuaj. Përrallat gjithnjë kanë një fund të lumtur. Për këtë përfundim të lumtur kemi punuar dhe punojmë edhe ne, gazetarët e Seksionit Shqip të Radio Bullgarisë.
A e njihni Bullgarinë ?
“Programet për radiostacionet e huaja” është një Seksion i Radio Bullgarisë i cili harton programe me materialet më të mira që transmetohen çdo ditë në 10 gjuhë dhe ua ofron të incizuara në kaseta dhe disqe radiostacioneve të tjera në gjithë botën. Programet e Radio Bullgarisë janë të hapra për botën. Nga 1 janari 1993 Radioja Kombëtare Bullgare është anëtare e rregullt e Unionit Evropian të Radio-Televizionit dhe programi “A e njihni Bullgarinë” është i hapur për të gjithë anëtarët e Unionit.
Programi “A e njihni Bullgarinë” është ftesa jonë e bashkëpunimit me radiostacionet e tjera.
Me programin “A e njihni Bullgarinë” ju do të keni çdo muaj nga një kontakt me vendin tonë me tema të ndryshme nga politika, ekonomia, shoqëria, ekologjia, arsimi, jeta dhe familja, feja, sporti, kultura dhe muzika.
Radioja tashmë bëri hapin e parë në zhvillimin multimedial të programit të vet nëpërmjet sajtit të ri të Radios Kombëtare Bullgare. Me të rrjeti botëror u pasurua me një produkt të ri – informacion me tekst, zë dhe fotografi nga Bullgaria dhe për Bullgarinë në bullgarisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, rusisht, serbisht, greqisht, shqip, turqisht dhe arabisht. Deri tani Radio Bullgaria nuk kishte mundësinë që do të ketë këtej e tutje: me potencialin e vet krijues dhe me mundësitë teknike të prezantojë në hapësirën botërore të mediave një produkt multimedial në njëmbëdhjetë gjuhë, i cili do të ndërtojë imazhin modern të Bullgarisë. Me këtë arritje Radio Bullgaria mbron misionin shoqëror dhe autoritetin e Radios Kombëtare Bullgare ndër auditorin gjithnjë e më të madh në tërë botën.
“Jini me ne, kudo që të jeni – nga Amerika deri në Australi dhe nga Suedia deri te Afrika e Jugut” .