E shtune, 27.04.2024, 06:22 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Arsim Halili: Mbahet takimi poetik tradicional ''Pavarësia e Kosovës'' në Koblenz të Gjermanisë

E hene, 03.05.2010, 09:59 PM


MBAHET TAKIMI POETIK TRADICIONAL” PAVARËSIA E KOSOVËS” NË   KOBLENZ  TË GJERMANISË

 

Nga Arsim Halili

 

Tubimi poetik hapet nga moderatorja e cila ka një zë brilant gjë që e bënë edhe më të këndshëm këtë organizim, znj. Pranvera Veliqi. Ajo fillimisht kërkon me një minutë heshtje t’i nderojmë të gjithë të rënët në fushën e nderit.  Para të pranishëmve shpalos  agjendën e punës brenda këtij tubimi të karakterit letrar.

Takimet i shpallë të hapura z Hasan Qyqalla, i cili edhe uron të pranishmit për pjesëmarrje.  Qyqalla  flet  me pak fjalë për organizimet paraprak, gjë për të cilën, ky takim është i treti i radhës. Ai fton që të jemi tok gjithkund dhe të gëzojmë atë që e kemi merituar ndër vite, Lirinë dhe Pavarësinë e vendit tonë.  Qyqalla duke u uruar mbarëvajtje këtij takimi përmbyll fjalën e tij hyrëse.

Takimit i uron mbarëvajtje, ndërsa mysafirëve dhe të gjithë të pranishmëve të kalojnë sa më mirë, disidenti, poeti dhe njëherësh edhe kryetari i Lidhjes së shkrimtareve dhe artisteve shqiptar në Gjermani,  z. Martin Çuni , uron që ta na thoni fjalë më të mira shqipe dhe uron që edhe të ardhmen të dalin libra të mirë shqipe.

 Arsim Halili, paraqitet me një referencë  me titull “Kontributi i krijuesve shqiptar  nga Kosova Lindore për letërsinë shqipe”.

Tubimin e përshëndendet Nikollë Gjoni kryetar i shoqatës “Stublla “ në Gjermani.

Këtë takim e përshëndet kryetari i Lidhjes  shqiptare për Gjermani Sebsastian Nuhiqi. Sadri Lata kryetar i PDK në Gjermani. Pas këtyre fjalëve, moderatorja, Pranvera Veliqi fton të pranishmit që ta kalohet në pjesën e punës së këtij takimi.

Vlen të theksohet se gjatë këtij takimi u bënë edhe përurime librash nga këta autor:

Mr.sc Kreshnike Mehmetaj përuron librin” Rruga e Kosovës  drejt poezisë” libër i botuar në gjuhën  gjermane dhe njëherësh është mbrojtur si tezë magjistrature në lëmin e shkencave sociologjike në Gjermani, flet Muharrem Sfarqa.

Alma Pahamihali, përuron librin me poezi “ Shtegtime Pulëbardhe”, flet Avni Alija.

Dibran Demaku  përuron librin me poezi satirike “Dardha ka Bisht ”, flet Hasan Qyqalla.

Agim Gashi- rapsodi, përuron librin m poezi “ Me grykë pushke këndon Kosova” ,flet Muharrem Sfarqa.

Për librin”Dritë e Dituri”,  Fletore pune për nxënësit shqiptar me mësim plotësues” flet autori i  librit  Nazmi Rudari

Agim Gashi- Drenica, përuron librin e tij me poezi për fëmijë   “Gjysh të kam shoqe” flet Hasan Qyqalla.

Për të na relaksuar pak dhe për t’i dhënë ngjyrim sa më artistik,  këtij takimi, rapsodi i njohur  Agim Gashi, këndon disa këngë nga repertuari i vet.

Pjesa e tjetër e takimit fillon me leximin e poezive nga të poetet e pranishëm në sallë.

Vlen të theksohet për konkursin letrar në këtë takim ishin paraqitur mbi 120 poezi.

Poezi për këtë takim lexuan këta poet:Alma Papamihali, Agim Gashi- rapsodi, Agim Gashi – Drenica, Nazim Rudari, Sebehate Byci, Avni Alija, Martin Çuni,  Shaip Ademaj, Selvete Preteni,  Brahim  Avdyli, Arsim Halili, Pal Sokoli,Hasan Qyqalla.

 

Dhe për fund u ndan çmimet për këtë konkurs letrar juria profesionale në përbërje të: Hasan Qyqallës, Dibran Demakut dhe Nikollë Gjonit vendosi si vijon:

Vendi i parë t’i takojë poezisë “Në zemrën tënde Kosovë, kam një copëz zemër” autore Mimoza Sali me vendbanim në Itali.

Vendi i dytë t’i takoj poezisë “Tri hyjneshat” autor Brahim Avdyli me vendbanim në Zvicër.

Vendi tretë t’i takoj poezisë “ Poet ejani në vendlindjen time”autor Gjon Neçaj me vendbanim në Shqipëri.

Ndërsa çmimin e publikut e merr poezia “Kthehu” autor Arsim Halili Me vendbanim në Bujanoc.

 

Me këtë rast edhe i mbyllen punimet e këtij tubimi, i cili vërtet ishte për çdo lëvdatë dhe kjo le të kuptoj se diaspora jonë është e organizuar mirë, di të mbajë fjalën shqipe gjallë, qoftë përmes poezisë, prozës apo edhe këngës dhe organizimeve tjera. Me premtimin e tyre se përsëri do të bëjnë organizime të tilla edhe në të ardhmen.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora